6.8 C
Berne
mardi 19/03/2024

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me i preferuari për shqiptarët e diasporës!

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës!

Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjermanët sesa pushimet në atdheun e tyre. Ndonjëherë dukshëm më të lira. Këtë e tregojnë të dhënat e reja të Entit Federal të Statistikave (Destatis), i cili krahasoi kostot e shërbimeve në gastronomi dhe akomodimit në hotele në vende të ndryshme evropiane.

Shqipëria dhe Turqia: 56% më lirë se Gjermania Zvicra ka emer ne Shqiperi dhe ky eshte: Mövenpick Hotel Lalez Durres * * * * * Per here te pare e pash nje cope Zvicerne Shqiperi

Rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit ndikon në uljen e buxhetit të disponueshëm të shumë njerëzve në Gjermani për udhëtime turistike, theksojnë statisticienët gjermanë. “Megjithatë, veçanërisht në vendet e Europës Jugore apo vendet turistike të Europës Juglindore, niveli i çmimeve të shërbimeve në gastronomi dhe hotelieri është dukshëm më i ulët se në Gjermani”, shton Destatis.

Niveli i çmimeve në Shqipëri dhe Turqi ishte më i ulëti ndër vendet e krahasuara nga Byroja Federale e Statistikave. Në të dyja këto vende, çmimet e shërbimeve turistike ishin 56% më të ulëta se në Gjermani. Në Portugali dhe Maltë, kostot e të ngrënit në restorante dhe qëndrimi në hotele ishin 28% më të ulëta për turistët gjermanë sesa në vendlindje.

Dhe me shkoi mendja tek shkrimtari yne i madh Sami Frashëri, që duket se po i dalin fjalet, kur pat thene: “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë”…Ket cope Zvicer une pash me syte e mi heren e fundit kur vizitova Shqiperine, rrespektivisht hotelin me modern ne ballkan MÖVENPICK, hotel ky i pare zviceran ne Shqiperi i cili detin (plazhin) e ka afer vetem 28 hapa…ose 280 pellembe…
Per me shume per t’u njohur me hotelin dhe te beni rezervime, mund te klikoni si me poshte: https://movenpick.accor.com/…/moevenpick-hotel-lalez… Pra, ky është hoteli me modern shqiptar « Mövenpick » në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptare

Në Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke, të njëjtat shërbime janë paguar mesatarisht 18% më pak në mars të këtij viti (muaji në të cilin Destatis ka analizuar çmimet) sesa në Gjermani. Në Kroaci dhe Qipro – 17% më pak. Në Greqi, kursimet arritën në 21%. Çmimet ishin edhe më të favorshme në Mal të Zi dhe Rumani – ku akomodimi në hotel dhe shkuarja në një restorant mund të ishte 46% më lirë se në Gjermani. Sipas Destatis, Kroacia është një vend më i shtrenjtë për turistët sesa konkurrentët e saj evropiano-jugor, Turqia, Greqia, Portugalia dhe Spanja.

Për sa u përket vendeve në jug të Evropës, nga të gjitha vendet në të cilat Destatis analizoi çmimet, Italia ishte më e shtrenjta. Por edhe në gadishullin Apenin, sipas statisticienëve gjermanë, niveli i çmimeve në hotele apo restorante në periudhën e hulumtuar ishte pesë për qind më i ulët se në Gjermani.

Zvicra: 61% më e shtrenjtë se Gjermania

Për qytetarët e Republikës Federale, një pushim në veri të Evropës ose në disa vende fqinje është më i shtrenjtë se një pushim veror në Gjermani. Nga të gjitha vendet e anketuara, Zvicra ishte më e shtrenjta në mars. Atje, për të njëjtin shërbim (restorant ose natë në hotel) duhej paguar 61% më shumë se në Gjermani. Destinacionet e njohura turistike si Danimarka apo Norvegjia janë gjithashtu më të shtrenjta – me më shumë se 40%.

Finlanda është pak më e lirë, por gjithsesi dukshëm më e shtrenjtë se Gjermania: netët e hoteleve dhe shërbimet gastronomike ishin 25% më të shtrenjta atje sesa në Republikën Federale të Gjermanisë në mars të këtij viti. Në Irlandë, turistët duhej të paguanin 21% më shumë, pushimet në Suedi ishin 17% më të shtrenjta se në Gjermani, ndërsa në Austri 15%.

Në Francën fqinje, një nga destinacionet turistike më të njohura të Gjermanisë, në mars duhej të paguhej tetë për qind më shumë për akomodimin në hotel dhe në restorante sesa në Gjermani, njoftoi Destatis.

Gjermanët nuk kursejnë gjatë pushimeve

Edhe pse kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Gjermani gjatë muajve të fundit dhe norma e inflacionit ka arritur një nivel rekord, dhe pavarësisht pasigurive që lidhen me ecurinë e mëtejshme të luftës në Ukrainë, shumica e turistëve gjermanë në këtë sezon veror duan që më në fund (prapë) të shijojnë pushimet e tyre pa shumë shqetësime. Sipas të dhënave të publikuara muajt e fundit, industria e turizmit pret vazhdimin e trendit pozitiv nga viti i kaluar, në të cilin vëllimi i udhëtimeve turistike arriti nivelin e një viti përpara pandemisë së virusit korona.

Nga nëntori 2021 deri në fund të tetorit 2022, shpenzimet për udhëtime janë dyfishuar (nga 28.8 në 58.6 miliardë euro), konfirmoi Shoqata e Operatorëve Turistikë Gjerman (DRV). Rritje veçanërisht e fortë në atë periudhë u vu re në sektorin e ashtuquajtur “aranzhimet paushale”. Në shkurt të këtij viti u publikua “Analiza e Turizmit Gjerman”, do të thotë rezultatet e një sondazhi me 3000 persona mbi 18 vjeç – gjashtë nga dhjetë të anketuar thanë se po planifikonin një udhëtim turistik këtë sezon. “5 destinacionet kryesore turistike në valën kryesore gjatë verës do të jenë Turqia, Spanja, Greqia, Egjipti dhe Portugalia”, parashikojnë përfaqësuesit e DRV./DW

Derniers articles

Australi, 20 vjet burg shqiptarit (trafikantit te drogës) pasi kishte mbytur, therr tetë herë me thikë vajzën e tij 20-vjeçare

Trish Kelly, 18 mars -Vrasësi dhe trafikanti i dënuar i heroinës, Petrit Lekaj, do të vuajë të paktën 20 vjet burg pasi theri tetë...

Skandal në armatën belge: Ushtare të batalionit të lidhur me mafian shqiptare ne trafikun e drogës dhe armëve 

Bruskel, 18 mars -Një hetim është duke u zhvilluar për fakte që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të...

Ne Belgjikë, solidariteti ne vepër, 374 shkallë në qytetin Liège me ngjyrat e flamurit palestinez

Liegë, 18 mars -Një kolektiv ka rilyer 374 shkallët e shkallëve Bueren në Liège me ngjyrat e flamurit palestinez gjatë natës nga e diela...

Në hapat e Shaqirit dhe Xhakës, futbollisti nga Lugina e Preshevës flet në Zvicër: Kaloj çdo sfidë dhe realizoj ëndrrën time

Bernë, 18 mars -Londrit Hamidi, një i ri me origjine nga Bujanoca i cili me prindërit e tij  jeton që prej vitesh në Zvicër, ...

Mediat zvicerane: Dhëndri i ish-presidentit Trump ka hyrë në një marrëveshje 100-vjeçare me qeverinë serbe. Pas Melonit ky synon edhe « pushtimin » e Shqiperisë…

Gjenevë, 17 mars -"Dhëndri i Trump po shndërron objektet ushtarake në Ballkan në hotele luksoze.." (Trump-Schwiegersohn baut Militäranlagen auf dem Balkan zu Luxus-Hotels um)...