2.7 C
Berne
jeudi 1/12/2022

Mero Baze: Pse sot Adem Jashari, la në hije Ismail Bej Vlorën?

Pashë Lulzim Bashën që kishte bërë sot një dedikim patetik për Adem Jasharin. Ai i kushtonte atij, një hartim filloristi, dhe kujtonte si meritë të vetën, se kur ka qenë kryetar bashkie, kishte marrë pjesë në përurimin e bustit të Adem Jasharit në Tiranë.

Nxitimi i Lulzim Bashës për t’u marrë më 28 nëntor me Adem Jasharin vinte pas dedikimit të Edi Ramës për këtë martir të Kosovës, për shkak të ditëlindjes së tij më 28 nëntor, por dhe për të plotësuar retorikën populiste pro UÇK që ka nisur pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

I rreshtuar pro fushatës “Liria ka emër”, qeveria shqiptare është në anën e atyre që besojnë se Gjykata po përbalt kauzën e UÇK për çlirimin e Kosovës. Për këtë ka mobiluzuar dhe Akademinë e Shkencave dhe institucione të tjera të saj.

Nxitimi i Lulzim Bashës për t’u marrë dhe ai më 28 nëntor me Adem Jasharin, në fakt nuk ka lidhje me Adem Jasharin. As dedikimi i Ramës nuk ka lidhje me të. Ai e bën në kuadër të fushatës pro UÇK.

Por Lulzim Basha është dhe pjesë e kësaj fushate, dhe pjesë e qëndrimit të Berishës që UÇK ka bërë krime, dhe pjesë e akuzave që ai vetë është inevstuar për dokumentim të njëanshëm të krimeve të UÇK, fushatë që ia ka lënë në shpinë Partia Socialiste prej një muaji.

Por ndërsa Edi Rama e ka të qartë përse merret sot me Adem Jasharin, pasi është pjesë e një fushate që ai ka nisur dy muaj më parë pro UÇK, Lulzim Basha nxiton ta bëjë nga kompleksi që të mos duket sikur ai nuk e respekton familjen Jashari si martire e UÇK.

Ky është produkti i parë i kompleksve që prodhon qëndrimi i paqartë ndaj asaj që ka ndodhur me UÇK nga Lulzim Basha.

I vendosur nën akuza populiste se ai ka ndihmuar në dokumentimin tendecioz të krimeve të UÇK, Basha është përpjekur të mbrohet pa asnjë datë, pa asnjë fakt, pa asnjë referencë, pa asnjë dëshmitar, por thjeshtë si njeri që nuk do të tregoje se çfarë ka bërë.

Dhe befas më 28 nëntor, në datën më të rëndësishme të kombit shqiptar, ai tregon komplekset e veta ndaj kësaj historie dhe flet për Adem Jasharin më shumë se për Ismail Qemalin, meqë për këtë kishte shkruar në mëngjes kundërshtari i tij.

Festa Kombëtare e Shqipërisë nuk ka lidhje me Adem Jasharin. Adem Jashari dhe gjithë heronjtë e kombit tonë kanë lidhje me këtë festë se janë frymëzur prej saj.

Të respektosh Adem Jasharin, duke qenë politikan shqiptar është një detyrim, që buron nga martirizimi i familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Por Adem Jashari dhe familja Jashari ka datat dhe historinë e saj. Ata kanë prodhuar histori, po aq sa figurat e tjera të mëdha të kombit shqiptar dhe meritojnë të respektohen për veprën e tyre në datat e tyre.

Kur feston me dinjitet 28 Nëntorin i nderon të gjithë, nuk ka nevojë t’i zësh me emër veç e veç. Lulzim Basha duket se është gdhirë sot me kompleksin se mos ja përmendin prap UÇK-në në festën e Flamurit, dhe sapo ka parë dedikimin e Edi Ramës e ka bërë dhe ai. Më pas e ka bërë dhe Berisha.

Po pres të mbarojë ahengun labçe Ilir Meta, t’i këpusë dhe ai ndonjë dekoratë dhe ta shpallim që Adem Jashari nuk është vrarë në Drenicë, por në Drashovicë. Falë këtyre komplekseve të tyre, Adem Jashari, sot e ka lënë në hije Ismail Bej Vlorën dhe kam frikë se dikush mund të mendojë se ai ka qenë dhe në ngritjen e Flamurit më 1912.

Lëreni Adem Jasharin të prehet i qetë me kokën mbështetur mbi flamur aty ku është. Festa Kombëtare nuk është për të shëruar komplekset e politikanëve që kanë probleme me historinë e tyre dhe historinë e kombit, apo atyre që kanë probleme me elektoratin.

Kjo nuk është dita kur Ilir Meta mund t’u bëjë thirrje të marshojnë nën komandën e tij më 25 Prill.

28 Nëntori është dita që ka frymëzuar heronjtë për të vdekur dhe jo dita që mund të frymëzojë politikanët e vdekur për t’u ngjallur prej heronjve.

Derniers articles

Në Kosovën e lirë, pas luftës u vranë mbi 30 femra. Shifer kjo e madhe, sikur « burrat » i kanë shpallur luftë grave shqiptare?!

Prishtinë, 1 dhjetor -Mbrem ne kyreqytetin kosovar ne Prishtine ka ndodhur nje vrasje makabre, ku burri vret gruan shtatëzënë, nje dite para lindjes. Kjo...

Masat për të marrë pasaportën / Zvicra e shtrëngon, Gjermania i shliron…

Pasaporta e Zvicres  është më elitare e Evropës - dhe askush nuk dëshiron ta ndryshojë atë! Për të marrë një pasaportë zvicerane, pengesat janë jashtëzakonisht...

FIFA publikon emrin e arbitrit qe do ta udheheq ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës

Cyrih, 30 nentor -FIFA sot ka bërë të ditur emrin e arbitrit për ndeshjen e së premtes mes Zvicres dhe Serbisë në orën 20:00...

Sot kemi bërë një hap të duhur për qyterarët e Kosovës drejt udhëtimit pa viza. Presim që PE ta zbatojë

Skruan: Jan Lipavský, Ministër çek i Punëve të Jashtme Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord sot për mandatin negociator të Këshillit për rregulloren për...

Gazetari ndërkombëtar Nefail Maliqi jep lajmin e parë nga Brukseli për ngjyrën jeshile te BE-së për liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës

Bruksell, 30 Nëtnor -Ambasadorët e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian këtë të mërkurë kanë rënë dakord për mandatin negociues të Këshillit për rregullacionin për...