3.4 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Pse duhej eleminuar Shaip Kamberi? Sepse nuk e duronte dot Vuçiqi kur ai fliste shqip

Nga Dr.Enver BYTYCI

Shaip Kamberi nuk u zgjodh deputet i Kuvendit të Serbisë për 13 vota. Tri herë u bënë votime dhe të tri herët funksionoi perfekt kurthi dhe intriga e përbashkët Rama-Vuçiq për ta lënë zotin Kamberi jashtë sallës së parlamentit. Vetëm 13 vota duheshin! Por mjeshtrat e mashtrimit dhe djallëzisë i bëjnë llogaritë më mirë. Llogaritën me preçizion eleminimin e tij!

Pse duhej eleminuar Shaip Kamberi? Sepse nuk e duronte dot Aleksandër Vuçiq, kur ai fliste shqip në mbrojtje të interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës! E kishte bezdi presidenti i Serbisë të dëgjonte nga goja e një deputeti në parlamentin serb, qoftë ky edhe shqiptar, kur Kamberi i kërkonte njohjen e Kosovës! Nuk kishte dëshirë Vuçiq që një zë i vendosur i shqiptarisë të përfaqësonte interesat e shqiptarëve! Ai zbatoi formulën « Më mirë djepi bosh së djalli në djep »! Djalli për të ishte Shaip Kamberi!

Por Vuçiq i vetëm nuk mund ta ndalonte zgjedhjen e Shaip Kamberit si deputet në parlamentin e Serbisë. Ndaj kërkoi ndihmën e Edi Ramës. Ky i fundit nxiti përçarjen e faktorit politik në Luginë! Pra, moskandidimin me siglën e të gjitha subjekteve të Luginës. Kandiduan ata që e kishin të sigurt humbjen, vetëm që Shaip Kamberi të mbetej jahstë parlamentit!

Rama bëri në Luginë atë që ka bërë prej dhjetë vitesh në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, po ashtu te shqiptarët në Mal të Zi! Kur të kuptojnë politikanët shqiptarë se kryeministri i Shqipërisë është shkaku i fatkeqësive tona, do të jetë vonë! Atëherë edhe nëse i bien kokës me grushta, nuk do të ketë vlerë! Sepse Shaip Kamberë të tjerë të panumërts do të jenë viktimat e radhës! Anti-shqiptarët do të kenë fituar në përballjen me shqiptarët patriotë! Fatkeqësi!

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...