15.6 C
Berne
mardi 6/06/2023

Prishtina zyrtare me 12 gazetare ukrainas te strehuar ne Kosovë kane përkujtuar invasionin rus ne Ukrainë

Gazetarët ukrainas kanë nisur aksionin e tyre në një vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës

Gazetarët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, në njëvjetorin e luftës në Ukrainë kanë marshuar në Prishtinë nga sheshi “Skënderbeu” deri tek sheshi “Zahir Pajaziti”, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në aksionin e tyre, 12 gazetarët ukrainas të veshur me ngjyra të flamurit ukrainas, kujtuan viktimat e luftës që nisi në shtetin e tyre nga 24 shkurti 2022, me shpresën që lufta të përfundojë sa më shpejtë.

Ndryshe, sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch publicisti dhe gazetari i njohur nderkombëtar ne Gjenevë Nefail Maliqi duke pershëndetur Qeverine e Kosovës për solidaritetin me popullin liridashes dhe strehimin e gazetareve ukrainas ne Kosovës ka thenë ndër tjera se «kjo mikëpritje e kolegeve nga Ukraina eshte përshëndetur nga oganizatat nderkombëtare te press-it si nga IFJ ashtu edhe nga Reporters sans Froniteres. Këtë shembull te Kosovës duhet ta ndjekin edhe shtete tjera ne ballkan dhe Evropë due strehuar gazetaret e kercnuar dhe rrezikuar në Ukrainë »

Gazetarët ukrainas kërkojnë ndërprerjen e luftës dhe falënderojnë Kosovën

“Faleminderit që po qëndroni krah Ukrainës”, “Ndaloni terrorin”, kanë qenë disa nga mesazhet kryesore që gazetarët ukrainas mbanin në duar gjatë marshit.

Gazetarja ukrainase Olena Slobodnikova, e cila po qëndron në Kosovë nga tetori i vitit të kaluar me vajzën e saj 6 vjeçare, tha se tashmë vajza e saj po vijon edhe mësimin me rregull në Kosovë.

Slobodnikova tha se gradualisht po mësohet me jetën në Kosovë, duke shtuar se për t’u kuptuar me njerëzit, ka filluar të mësojë gjuhën shqipe. « Evropa duhet ta ndalojë këtë luftë para se Rusia të vazhdojë me invadimin e saj më të gjerë… »ka shtuar gazetarja ukrainase Slobodnikova, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Përveç marshit, ata në sheshin “Zahir Pajaziti” ndezën dhe qirinj në shenjë nderimi për të gjithë ata që vdiqën duke luftuar.

Nderkohë, sot kryeministri i Republikës së  Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet duke biseduar per procesin e dialogut ne Bruksel mes Kosoves dhe Serbise kane perkujtuar edhe njevejtorin e invasionit rus ne Ukrainë. Kurti me ekte rast,  i ka permendur zyrtarit te larte amerikan edhe starhimin e 12 gazetarët ukrainas, me te cilet Kosova sot ka shënuar njëvjetorin e agresionit duke përkujtuar viktimat por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas.

Që nga muaji prill i vitit 2022, në Kosovë janë strehuar 12 gazetarë ukrainas duke vazhduar punën e tyre informuese për popullin ukrainas si gazetarë dhe duke ndarë përvojën e jetës së tyre në Kosovë me bashkëvendësit e tyre.

Official Prishtina with 12 Ukrainian journalists sheltered in Kosovo have commemorated the Russian invasion of Ukraine

Das offizielle Prishtina mit 12 im Kosovo untergebrachten ukrainischen Journalisten hat der russischen Invasion in der Ukraine gedacht

Prishtina officiel avec 12 journalistes ukrainiens réfugiés au Kosovo ont commémoré l’invasion russe de l’Ukraine

 

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...