7.5 C
Berne
jeudi 28/03/2024

“Prishtina Jet” nuk arrin të realizojë fluturimin, bashkatdhetarët ndihen të mashtruar

Agjensioni “Prishtina Jet” përmes ofertave të ndryshme me anë të faqeve të internet po vazhdon të joshë bashkatdhetarët me bileta më çmime shumë më të ulëta sesa është vlera reale e tyre në treg. Dhjetëra qytetarë kanë paraqitur dëshmi se kanë blerë bileta në këtë agjension për tërë familjen por udhtime nuk kanë realizuar.

Tani kur jemi futur në prag të sezonit të dimërit dhe festave të fundvitit, janë kthyer edhe ofertat joshëse të biletave për udhëtime me aeroplan. Edhe këtë vit sipas shifrave të agjensioneve janë shitur shumë bileta kthyese nga Zvicra dhe Gjermania për destinacion Kosovën. Por në disa raste komapnitë dhe touroperatorët nuk po arrijnë të realizojnë fluturimet. Rasti më i freskët është gjatë muajit që e lëmë pas. Të enjten e 30 shtatorit 2021 në terminalin e Aeroportit të Baselit, qindra bashkatdhetarë me orë të tëra kanë mbetur duke pritur në terminalin e këtij aeroporti. Ata pas shumë orëve malltretim kanë kuptuar se udhëtimi i tyre është anuluar, kjo pasi që touroperatori “Prishtina Jet” nuk ka siguruar aeroplanin nga kompania ajrore Malta Medair, me numrat e cilës kompani edhe ka shtitur biletat. Fluturimet online në sistemin e rezervimeve Prishtina Jet, kanë ekzistuar për muajt shtator, tetor të 2021 por nuk është realizuar asnjë fluturim. Shpesh janë ndryshuar destinacionet për pasagjerët, kanë premtuar kthimin e parave për flutrimet që nuk kanë ndodhur.

Muharrem Golaj është njëri nga bashkatdhetarët që së bashku me bashkëshorten dhe djalin, kishin pritur me orë të tëra në aeroportin e Baselit, por pa arritur të udhëtonin për Prishtinë. Golaj i cili kishte paguar 196.32 franga zvicerane për bileta të këtij destinacioni, tregon për gazetaurbane, se mjetet ende nuk i janë kthyer nga kjo kompani. “Unë do të ngriti padi për këtë “Prishtina Jet”, pasi që mjetet që kam paguar për bileta nuk më janë kompensuar”, ka thënë Golaj. Të njejtin fat më të kishte edhe Valon Thaqi, nga komuna e Suharekës, i cili punon e jeton që disa vite në Zvicër. Thaqi shumë i mllefosur tregon se si një natë para datës që kishte fluturimin kishte marr një telefonatë nga “Prishtina Jet”, të cilët e kishin njoftuar se fluturimi i datës 30 shtator 2021 nga aeroporti i Baselit për Prishtinë, anulohet. “Më është dashur të marr tjetër biletë po atë natë në një aviokompani tjetër, bileta e dytë më kushtojë 200 franga, kurse të parën e mora me çmim 99 franga, por që fluturimi nuk u realizua”, tha Thaqi.

Kazazi nuk përgjigjet

I pyetur për këto ankesa për mos fluturime dhe mos kthimin e mjeteve ndaj pasagjerve që shumica janë bashkatdhetar nga Gjermania dhe Zvicra, Mentor Kazazi, së pari përmes telefonit ka pranuar që të jap intervistë dhe të përgjigjet në pytjet e gazetës, por pas një jave ka anuluar intervisten duke kërkuar që pytjet ti dërgohen me email. Edhe përkundër kësaj i njejti nuk ka kthyer përgjigjje. Kurse Arbër Blakçori nuk ka hapur telefonin dhe nuk është përgjigjur në mesazhet telefonike të redaksisë.

Kazazi bashkëaksionar në kompani ndërtimi me Ilir Ramën

Mentor Kazazi është personi kyq dhe aksionari me 100 përqind që qendron mbrapa touroperatorit “Prishtina Jet”. Në Agjencinë e regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, ky touroperator aktivitetin primar ka transportin ajror të pasagjerëve. Përveç aviacionit Kazazi figuron edhe si bashkëaksionar në Regnum L.L.C kompani kjo që aktivitetin primar ka zhvillimin e projekteve të ndërtimit. Mentor Kazazi në këtë kompani ka ndarë aksionet nga 50% me Ilir Ramën. Ky i fundit njihet që viteve të kaluara ishte marrur me themelimin agjensioneve turistike, dhe me pas me shitjen e tyre. Deri sa ne fund kishte themeluar agjensionin “Vista Travel”. Ky agjension ishte themeluar me date 08 gusht të vitit 2014 dhe figuronte në emer të Abdyl Rexhepi, ndërsa Ilir Rama figuronte vetëm si person fizik. Ilir Rama aso kohet kishte bashkpuntor kryesor Arbër Blakcorin. “Ria Travel” me pas do të realizonte fluturime me kompaninë ajrore zvicrane “Edelweiss Air” nga Cyrihu për në Prishtinë pothuajse çdo ditë. Ky bashkpunim, me pas kishte shtyer Ilir Ramën të mendonte që edhe ai të hapte një agjension i cili do të merrej me realizimin e fluturimeve Charter nga Prishtina për në destinacionet Basel, Shtutgart, Dyseldorf dhe Mynhen. Ai përfundimisht kishte vendos që me datë 29 shtator 2015 të krijonte agjensionin turistik “Kosova Airways” dhe tani i gjithë fokusimi i tij ishte për të gjetur një avion për të realizuar këto fluturime. Përvec në biznesin e aviacionit, Kazazi dhe Blakçori shihet se kanë edhe një të përbashkët kompani që merret me patundshmëri. Dena Invest, tek ky biznes Arbër Blakçori figuron si Drejtor Ekzekutiv, kurse Mentor Kazazi, figuron si staf i kësaj kompanie.

Peci: Kemi kontratë për shitje bieltash me “Prishtina Jet”

Edhe touroperator SkyExpress vazhdon ti publikoj fluturimet në sistemin online të  tij, dhe ofertat e biletave me kompanin Malta Medair. Ky shihet një bashkpunim mes “Prishtina Jet” me pronar Mentor Kazazi, dhe Sky Express, me pronar Valdet Peci. Në një intervistë pronari i SkyExpress, z.Peci, ka thënë se ai dhe touroperatori i tij kanë një kontratë mbi bazën e të cilës ai shetë bileta. “Ne kemi një kontratë me”Prishtina Jet”. Sky Express ka klientët e vet, deri më sot nuk kemi asnjë ankesë.  /Marre nga gazeta « «Urbane»

Derniers articles

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...

Shqiptari i Kosovës arratiset nga burgu në Zvicër (Detajet)

Bernë, 28 mars -Një i burgosur u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk...

Zvicër/ Fabrika false e prodhimit të parave hodhi në treg 8 milionë dollarë

Falsifikuesit nga Urdorfi (ZH) ndoshta i trajtonin fletët e printimit të faturave të dollarit në të njëjtën mënyrë si në këtë shtypshkronjë zyrtare amerikane  Katër...

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidat dhe pamvarësin e mediave shqiptare

Berne, 28 mars -Në prag të integrimeve evropiane dhe pas incidentit të fundit të Edi Rames me një gazetare shqiptare, asociacionet nderkombetare janë mobilizuar...