7 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Prezentim i suksesshëm i ansamblit të Fagotëve në disa qendra të Kosovës. Koncerit i radhes ne Prishtine me 22 dhjetor

Në koncerete e fundit ne disa qendra te Kosoves shkelqyen këta instrumentistë nga ansambli i Fagoteve: Belinda Mehana, Zanë Xhuli, Valmira Mehmeti, Yllzim Bytyqi , Ilir Imeri dhe Meriton Ferizi

Prishtinë, 20 dhjetor -Aktivitetet kulturore nuk kanë të ndalur në Fakultetin e Arteve në Universitetin ,,Haxhi Zeka » në Pejë. Kësaj radhe ansambli i Fagotëve u prezentua me një program të larmishëm muzikor, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Për gjitha keto aktivite dhe koncertin e Fagotëve ne Pejë falenderojmë profesorin Arsim Kelmendi organizuar në Fakultetin e Arteve në Pejë

Shkruan: Belinda MEHANA

Ky ansambël i udhëhequr nga Profesori Meriton Ferizi është risi në jetën kulturore në Kosovë, është hera e parë që kemi kësi lloj formacioni muzikor. Para studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit ky ansambël së pari si Trio u paraqit me veprat e komponuara dhe të aranzhuara nga J. Hook, L. Delibes – K. Walsh, D. Speer , G. Gershwin, Z. Xhuli, M. Morris..

Në këtë pjesë të programit Trioja e Fagotave krijoj atmosferë të këndshme, dhe arriti që të realizojë shumë mirë si në aspektin teknik poashtu melodik këto vepra. Pjesa e dytë e programit kishte veprat e kompozitorēve A. Bruckner “Trosterin Musik” – arr. M. Magatagan, L. Bonfa “Black Orpheus” – arr. F. Lucato, Popullore “Hapi sytë e zeza” – arr. A. Krasniqi, D. Burndrett “Tasty Tango” dhe M. Panella “El gato montes” – arr. O. Llacer dhe që u luajt nga ansambli (seksteti i Fagotëve).

Ishte një prezentim i denjë i një ansambli të këtij lloji, duke e ditur se instrumenti i Fagotit ka kërkesa të mëdha për interpretim, instrumentistët e këtij ansambli i realizuan me suksese veprat që i kishin në program. Në këtë ansambël luajnë këta instrumentistë: Zanë Xhuli , Valmira Mehmeti , Belinda Mehana, Yllzim Bytyqi , Ilir Imeri dhe Meriton Ferizi.

Urojmë që ky ansambël të vazhdojë me aktivitete kulturore pasi Kosovës i mungojnë këto lloje të ansambleve dhe sidomos aktivitetet e muzikës së dhomës. Kurse Fakulteti i Arteve në Pejë do mirëpres koncerte të nivelit të mirë artistik, pasi që menaxhmenti dhe pedagogët si dhe studentët janë të përkushtuar në arritjen e objektivave që i kanë parashtruar në planprogramet e tyre.

Konceret vazhdojne: Pas 3 koncertet e ansamblit të fagotave (në Ferizaj, Gjakove, dhe Mitrovice). Dhe, se fundmi, ju ftojme  te ndiqni koncertin tone te radhës ne kryeqytet me 22 dhjetor ne lokalet e Shkolles se Muzikes Prenk Jakova » në Prishtinë.Aucune description disponible.

Peut être une image de texte

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...