7.7 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Prezentim i shkelqyer ne Zvicer i librit te Bardhyl Mahmutit nga Qendra e Gjenocidit ne Kosove

Organizuar nga Qendra Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur, në Wettingen – Zvicer, u bë prezentimi i librit – romanit historik Eskadronët e Vdekjes, i autorit Bardhyl Mahmuti, la folur edhe ish-Konzuli i RK ne Gjeneve z. Ramadan Avdiu, njeherit veorimtsr i shquar i veshtjes kombetare ne Zvicer, sjkruan gazeta Zvicerane

Të nderuar bashkatdhetarë, të nderuar pjesmarrës të këtij manifestimi kulturor e letrar,

Shumica prej nesh e njohim Bardhyl Mahmutin si veprimtar të palodhur për liri e çlirim kombëtar. E njohim Bardhylin për qasjen e tij analitike të fenomeneve shoqërore, e njohim për analiza shkencore të situatave politike e sociale, jo vetëm në trevat prej nga ne vimë.
E njohim për shkrimet e tij publicistike.
Pas botimit të librit Mashtrimi i Madh, Bardhyli hyn në mesin e hulumtuesve dhe punonjësve shkencorë që përmes metodave bashkëkohore shkencore i argumenton tezat që i parashtron.
Pas botimit të romanit Eskadronët e vdekjes Bardhylin do ta njohim edhe si shkrimtar e romancier të talentuar.
Me librin Mashtrimi i Madh, e argumenton katërcipërisht faktin, se pushtuesit serb në Kosovë kanë kryer krimin e gjenocidit, e që për ironi deri me tash, 23 vjet pas luftës, kriminelët nuk janë ndëshkuar dhe dënuar….
Përkundrazi. Sot po synohet të dënohen jo ata që e bënë, por viktimat, ata që e përjetuan gjenocidin.
Mosdenimi i kriminelëve serb, i inkurajon ata që të kenë qasje ngacioniste ndaj krimit të gjenocidit të ushtruar mbi popllin shqiptar, jo vetëm gjatë luftës së fundit shqiptaro-serbe, në fund të shekullit XX, por edhe në periudhat e mëhershme histroike.
Pikërisht pse Serbia nuk është ndëshkuar për krimet e gjenocidit më herët, ka bërë që ajo të vazhdojë të ushtrojë gjenocid mbi shqiptarët sa herë që iu kanë krijaur rrethanat dhe mundësitë historike. Mbase kjo qasje i bënë ata, që ende edhe sot e kësaj dite, rreth raporteve shqiptaro-serbe, të krijojnë ose të mbajnë gjendje të tendosur me psikozë lufte…
Krimet e llahtarshme me përmasa gjenocidi mbi shqiptarët, përveqse nuk janë ndërshkuar, ato edhe nuk janë pasqyruar mjaftueshëm, qoftë përmes veprave historike e publicistike qoftë përmes atyre letrare…
Kur në fillim të vitit 2020, Bardhyli po më flsite se e ka ndërmend të shkruaj tash një roman dhe shtjelloi idetë e tij, unë duke e njohur për së afërmi që nga viti 1984, në rrethanat e burgjeve neper të cilat kishim kaluar bashkë, dhe duke e ditur pasionin e tij që ka për letërsinë, nuk kisha asnjë dyshim se do të ia dalë të krijoj një vepër të mirë.
Ne si veprimtarë sidomos gjatë kohës sa qëndronim nepër burgje, ishim shumë të përqëndruar të mësojmë për eksperiencën, format, praktikat, taktikat e strategjitë e luftrave çlirimtare dhe jo rrallë ato i gjenim edhe në romanet dhe poemat e shkrimtarëve e poetëve që nepër luftra ose pas tyre, kishin krijuar vepra të mëdha…. Atëherë nuk e mendonim se ndonjëri prej nesh do të mund të bëhet, krijues apo shkrimtar që do të krijojë vepra të mëdha…

Derisa romani akoma nuk ishte pagëzuar dhe ishte në fazën e dorëshkrimit, kisha një privilegj të veçantë që të jem ndër të parët lexues të tij. Shpesh herë e thërrisnja autorin për të parë nëse e kishte përfunduar kpitullin e radhës. Kështu unë pata rastin të lexoj të nëntë pjesët e librit Eskadronët e Vdekjes dhe kur mendoja rënditjen kronologjike të ngjarjeve dhe tmerreve dramatike neper të cilat kalonin personazhet reale, jo të imagjinuara, mendja më thoshte se nëntë rrathët e ferrit të Dantes nuk ishin gjë në krahasim me rrathët e ferrit serb…

Pasi mora në dorë librin e tërë, të botuar nga Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e hapur, fillova leximin e tij, tashmë si roman voluminoz, më bëhej sikur më kishin mbërthyer kopertinat brenda, nuk mund ta linja pa e lexuar me një frymë dhe secila nga 508 faqet e librit më dukej sikur pikonte gjak.
Bardhyli në këtë roman, mjeshtërisht ka pasqyruar me fjalë artisike, intrigat, inskenimet, manipulimet mediatike, dhunën, terrorin dhe gjenocidin e ushtruar nga ushtria e policia serbe mbi popullin shqiptarë, sikurse edhe ndjekjen dhe persekutimin nga shteti serb, edhe të atyre serbëve të cilët kanë pasur kurajo njerëzore dhe intelektuale të denoncojnë krimin e gjenocidit kundër shqiptarëve.

Personazhi real Mifi, një gazetar e humanist serb, i cili kishte pasur kurajon të denonconte krimet e ushtrisë dhe policisë serbe, nuk e kishte ditur për ata, se çfarë janë në gjendje të bëjnë, ndonëse kishte pasur paraljmërime. Përmes rrugëtimit të tij neper rrathët e ferrit serb, në roman shpërfaqet edhe ajo, se çka janë ata në gjendje të bëjnë….

Autori Bardhyl Mahmuti përmes fjalës artistike, me gjuhë jometaforike por një stilistikë që e kupton sejcili që e lexon librin, mjeshtërisht e ka letrarizuar historinë. Kjo formë e të shkruarit është një risi në letërsinë tonë shqiptare.

Ndonëse në kohë pandemie libri është shpërndarë relativisht mirë dhe mund të themi se është pritur dhe vlerësuar nga kritika jashtëzakonisht mirë. Thuajse secili kritik, vrojtues apo lexues ka rekomanduar që ky libër duhet të lexohet masivisht për të freskuar memorien tonë, por edhe të përkthehet në gjuhë të huaja në mënyrë që edhe opinion joshqipfolës të kuptojnë për ata, se çfarë kanë qenë në gjendje të bëjnë!.
Sot do të veçoja disa vlerësime për romanin nga personalitete të shquara në botën e letrave shqipe.
Shkrimtari Besnik Mustafaj për librin thot:
Romani “Eskadronet e vdekjes” i Bardhyl Mahmuti është një ngjarje e shënuar për letersinë shqipe bashkëkohore. Janë shkruar shumë analiza historike si dhe libra me kujtime nga protagonistë lidhur me terrorin gjenocidal që ushtroi regjimi i Milosheviçit mbi popullin shqiptar të Kosovës gjatë dekadës së fundit të shekullit XX. Këto botime kanë dhe do të kenë rëndësinë e tyre të pazevendësueshme për të rindertuar dhe sistemuar Historinë dhe të vërteten e saj si kujtesë kolektive. Por, në dijeninë time, asnjë shkrimtar nuk i është qasur në këto përmasa kësaj të vërtete për ta rindërtuar atë si lëndë romaneske. Ka qenë një ndërmarrje shumë e guximshme
dhe jam i lumtur të pohoj sot se Bardhyl Mahmuti ia ka arritur, duke na dhënë një shembull të lavdërueshem se gjuha shqipe është e aftë ta shprehë një mizori të skajshme pa rënë në patetizëm. Nuk di ndonjë rast tjetër letrar, ku gjuha shqipe të ishte vënë në një provë të tille të madhe. Meritat i takojnë romancierit Bardhyl Mahmuti.
Dua të nenvizoj edhe një aspekt tjetër në këtë shënim te shkurtër. Dihet se Bardhyl Mahmuti ka qenë pjesemarrës aktiv në këto ngjarje. Si romancier, ai duhej të përballej gjithë kohën e shkrimit me tundimin e “dëshmitarit” të ngjarjeve. Ka qenë një kurth i madh ky. Po të kishte rënë në të, autori do e kishte rënduar romanin pashmangshëm me emocionet e veta, duke e ngushtuar dashje pa dashje dritën që hedh mbi të vërtetën njerëzore, kombëtare dhe politike të protagonisteve të romanit. Shmangia e këtij kurthi është një fitore themeltare për romanin. Meriton vetëm përgëzime. I ftoj të gjithë miqtë e mi ta lexojnë dhe shpresoj se Bardhyl Mahmuti do të na vije sërish me një roman të ri.
Shkrimtari dhe përkthyesi Virion Graçi:
Romani/kronika historike “Eskadronët e vdekjes” është provë e detajuar dhe e drejtpërdrejtë e krimeve shtetëro¬re serbe ndaj shqip¬tarëve në përgjithësi, dhe ndaj intelektualëve serbë, që ngritën zë¬rin kun¬dër gjenocidit në Kosovë….
Kri¬mi dhe e vërteta historike nuk mund të bashkëjetojnë. Autori Bar¬dhyl Mah¬muti hedh dritë mbi të vërtetën, duke na treguar për njerëz realë, jo për personazhe të imagjinuara, e po ashtu flet drejtpërsëdrejti për intri¬ga shte¬tërore e manipulime media¬tike të kohëve moderne e jo atyre miti¬ke, pa¬ra historike. Prandaj ky libër do të jetë i domosdoshëm edhe për lexuesit jo¬¬shqip¬tarë, të cilët e kanë njohur të vërtetën e kësaj tragjedie njerë¬zore pak, aspak ose shtrembë¬rueshëm.
Thjeshtë romani Eskadronët e Vdekjes është; Një rrëfim që sintetizon fotografinë historike me elementet e trillit romanor. Fatmirësisht, mbizotëron faktografia, historia e letrarizuar”.
Publicisti dhe shkrimtari me emër Bedri Zenel Islami:
Një libër i pazakontë në të gjitha pikëpamjet. I ve¬çantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një ro¬ma¬ni dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta ga¬bohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ar¬dhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe re¬ale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth!
Studiuesja e gjuhës dhe letërsisë shqipe Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë..-
Romani Eskadronët e Vdekjes – kronikë e një kaspahaneje përkundër asaj se është i gjinisë letrare lirisht mund të themi se mund të mirret edhe si provë apo argument juridik nga akëcila gjykatë e cila do të nxirrte para drejtësisë ata që ishin në gjendje të ushtrojnë gjenocid mbi të tjerët. Autorin e romanit e përgëzojmë dhe falënderojmë për dhuratën që na ka dhënë duke I dëshiruar suksese të reja në krijimtarin e tij shkencore dhe letraro artistike..

Derniers articles

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...