2.3 C
Berne
vendredi 29/03/2024

Presidentja Vjosa Osmani në KS të OKB-së: Serbia ta kuptojë, realiteti i Kosovës së pavarur nuk do të ndryshojë kurrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje Serbisë që të kuptojë realitetin se Kosova e pavarur më s’ka kthim prapa, njofton gazeta zvicerane  Le Canton27.ch

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, Osmani ka bërë thirrje për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Osmani po ashtu ka thënë se mandati i UNMIK-ut tani është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe ka bërë thirrje që të vendoset buxheti i dedikuar për të për përdorim më të mirë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në paraqitjen e saj të parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se 22 vite më parë këtë mbledhje e ka parë nga televizori si refugjate, e detyruar të largohet nga Kosova prej Ushtrisë Serbe

Ndërsa sot 22 vite më vonë tha se ka nderin që ta përfaqësojë popullin e Kosovës si president.

“Është nder që ndodhen me juve këtu si presidente e Republikës së Kosovës. Para 22 viteve kam dëgjuar takimet e KS të OKB për fatin e popullit tonë përderisa kam qenë refugjate nga ushtria e Serbisë. 22 më vonë  tani si  president e Republikës së Kosovës kam privilegjin të përfaqësojë  e prezantoj vendim tim si presidente”, tha Osmani në mbledhjen e KS të OKB-së ku po diskutohet për Kosovën.

“Republika e Kosovës sot është vend i lirë, sovran, i pavarur dhe gjithnjë e më i begatë. Kjo duhet të shërbejë si dëshmi e mjaftueshme për ta bërë të qartë për të gjithë se jo vetëm që UNMIK–u, e ka tejkaluar mandatin e tij, por është gjithashtu në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë – një organ i OKB-së. Ndërkohë që i falënderojmë për punën e tyre, ju inkurajojmë që ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ulet në dialog me qëllimin final për njohje reciproke.

“Kosova gjithmonë ka qenë fqinj paqësor, fqinj i cili nuk i ka përdorur institucionet që të ndërhyjë në institucionet e vendeve të tjera dhe nuk kemi krijuar destabilizim. Fatkeqësisht nuk mund të themi se ky është rasti me Serbinë”, ka thënë ajo.

“Serbia duhet ta kuptojë që realiteti i Kosovës së pavarur kurrë s’do të ndryshojë”, ka vazhduar Osmani.

Osmani më tej ka thënë se Kosova ka zbatuar 90 për qind të Marrëveshjeve së Brukselit, dhe se është Serbia ajo që s’i ka respektuar.

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh. Céline Zuber-Roy ishte...

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Policia francaze arreston katër shqiptarë për 70 vjedhje..

Bernë, 28 mars -Këtë të mërkurë, më 27 mars 2024, xhandarët e Brest dhe Landerneau arrestuan katër shqiptarë të dyshuar se kishin kryer 70...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...