4.2 C
Berne
vendredi 23/02/2024

Presheva bëhet edhe me një kuadër në perendim. Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi

Shega Behluli nga New Yorku, në Austri poliglote, shembull integrimi dhe suksesi. Ajo posa ka diplomuar në Fakulltetin e Steyr, që quhet Controlling, Rechnungswesen & Finanzmangement
Vienë, 30 Nentor -Shqiptaret, nuk janë më si dikur sharraxhinjt e Esad Mekulit qe ju prenin drutë serbëve apo pastronin oxhaqet dhe rruget e Beogradit. Por as diaspora shqiptare me nuk jane me puntorë krahu ne « baushtelle ». Keto imazh rina jone ne perendim i ka ndryshuar fale shkollimit dhe intgrimeve. Gjerat kane ndryshuar per te mirë, për dallim me vitet e para te pasluftës,  sidomos tek gjeneratat e reja qe lirisht mund t’i quajmë « Diasprora shqipatre e mileniumit te ri te informatikes » qe po i bëjne konkurrent edhe Intelegjences Artificiale (AI). Keto suksese i shofim tek te rinjt tane kahdo,  sikur tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Njëra ndër to është edhe e reja nga Kosova Lindore (Presheva) me origjine nga Ranatoca e Karadakut, e cila jeton dhe vepron me prindërit e saj ne Austri. Eshte kjo Shega Behluli e pos diplomuar në kryeqytetin austriak ne Viene, ne Fakulltetin ne Steyr qe quhet Controlling, Rechnungswesen & Finanzmangement. Ajo gjat Bachelor ka studiuar edhe nje semester ne New York te Amerikës, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Me Shegën u takuam rastesisht me 28 Nëntor ne Muzeun ndekrombëtar te hisorise ne Viene e cila kishte dalur me shoqe për nderë te dites se flamurit për ta vizituar shpaten dhe prekrenaren e Skenderbeut. Dhe mu nga kjo vizite e nisëm biseden me te rene Shega Behlulin ne Viene te Austrise, sot nje kauder profesionale me shume e Preshevën
« Une, thuajse cdo vit qofte me prinder, familjarë apo me shoqe kolege jo vetem nga viset tona, por edhe me te huaj austriake viziitojme kete muze ku gjenden te ekspozuara shpata dhe prekrenarja e kryeheroit tone kombëtar Gjergj Kastriot-Skenderbeut. Eshte e pamundur qe nje shqiptar te vizitoje Vienen qoftr edhe kalimthi  e t’mos lakoj ketu disa minuta për ta parë dhe marrur disa foto parnë shpaten dhe prekrenarene. Kjo eshte nje vizite dhe fotografi hisorike.. » ka thëne fillimisht Shega Behluli për gazeten zvicerane Le Canton27.ch e cila ka uruar Ditën e flamurit gjithe shqiparëve ne viset tona entike, sidomos atyre ne Luginen e Presheves, te cileve ju mungon flamuri kuqezi!
* Si u be qe nga Presheva te gjendeni ne Austri?

Shega Behluli: Ka qene gjyshi im qe ka ardhur fillimisht bashkë me familjen e tij, perfshirë edhe mamin tim, ne Austri ne vitin 92. Meqe gjyshi ka punuar edhe ne vitin 72 deri ne vitin 75 ne Austri, ka vendosur me von qe te shkoj bashk me familjen e tij – nje shprese per nje te ardhme me me shum mundsi dhe perspektiva. Pastaj ne vitin 98 ka ardhur edhe babi im ne Austri – mbas marteses me mamin. Une, si dhe motra dhe 3 vllezerit e mi kemi lindur ne Wels të Austrisë. Me von per studimet e Masterit une jam shperngul ne kryeqytetin e Austrisë, ne Winë.

* Te jesh ne perendim, diaspore si mergimtare aq e dhimshe por edhe nje sukses per perspektiven, nëse kemi parasysh nga cili vend jeni?

Shega Behluli: Pra babin e kam nga Ranatoci kurse mamin nga rrethina e Kumanoves. Por pushimet i kalojm ne Presheve, aty ku ende kemi ca familjar – si dhe ne Kosov (Gjilan, Prishtinë). Mua kur me pyesin nga je, me vjen gjithmon te them e Presheves, sepse aty i kam gjitha kujtimet e femiris ne pushimet verore me familjen dhe gjith kusherirat dhe kusherit e mi. Mesiguri qe kam vizituar edhe vendlindjet e prindve te mi.

* E nderuar Shega, posa keni diplomuar. Mund te na thoni dicka me shum rreth shkollimit, studimeve?

Shega Behluli: Filloren dhe gjimnazin i kam mbaruar ne Wels. Pasi kam kryer maturen, kam fillu se pari me punu ne nje agjensi konsulente per taksa/kontabilitet. Pasi bera nje vit pervoj pune fillova me studimet e bachelor ne Steyr – nje qytet rreth 40 minuta larg Welsit, qe njihet per fabriken me te madhe per prodhimin e BMW Motoren. Drejtimi qe kam bere ne fakulltetin ne Steyr quhet Controlling, Rechnungswesen & Finanzmangement (3 vjet). Gjat Bachelor kam studiuar edhe nje semester ne New York.  Dmth i kam bere paralel te dyjat, studimet dhe punen. Ka fundi i Bachelorit, dmth mas 3 viteve ndrrova punen dhe dola ne auditim te KPMG, ne Linz. Aty kam qene e disponuar ne mandate te ndryshme dhe kam bere experienc shum te mir, qe me ka ndihmuar te rris horizontin dhe njohurin ne at drejtim.Per Master vendosa te shperngulem ne Wien. Aty kam zgjedhur drejtimin Entrepreneurship & Applied Management, cili ka zgjat dy vjet.
Ne semestrin e fundit kam bere shtes edhe nje formacion tjeter ne nje institut ne Wien – formacioni ka qene rreth IFRS (International Financial Reporting Standards). Kjo lemi me ka lidhje edhe me punen qe po beja, dhe eshte nje plus meqe nuk ka shum njerz ne tregun e punes qe jan te specializum ne ket drejtim, por po kerkohet cdo dit e me shum sidomos ne kompani ndërkombëtare. Pasi mbarova edhe studimet e masterit, pata mundsin te filloj ne nje bank private, qe meret me investime ne dhe financimin e projekteve te ndryshme – edhe jasht Austrisë. Aty tash punoj ne Finance (pregaditja bilances – mujor, quartal, vjetore; tema rreth IFRS, taksa). Tash me 6 vite përvoj pune dhe kam qen me fat me pas stafin e punes si dhe mentort qe më kanë mbeshtet gjat ksaj periudhe, te zhvillohem cdo dit e me shum ne boten e gjere te financave. Si studente paralel mbaja edhe punen qe kishe para meje shume sfida po ia dilja me sukses. Edhe më falenderuese jam per familjen time qe me kan perkrah ne cdo hap edhe kan arrit me me kuptu edhe ne situata me te veshtira dhe stresuse.
* Tema e diplomes? Dhe me ket profesion duket se nuk ka telashe, dyert i keni te hapura gjithka?

Shega Behluli: Tema e diplomes meret me industrin e auditmit, pasi ne ate kohe kam qene te KPMG. Kam shkruar per digjitalizimin ne Finance/Accounting dhe ndikimin e saj tek strategjia e audimit, si do ndryshoj auditimi ne te ardhme dhe pse duhet te adaptohet procesi i auditimit. Eshte e vertet qe kam dyert hapur. Per ket mosh qe kam, kam goxha pervoj pune te mir. Kam pare ant e ndryshme – anen e Consulting, anen e auditimit, dhe tash me sektorin e bankes.
* Sa dime ashtu, keshtu edhe para diplomimit si studente ke punuar? Si ia del? Pun, studime dhe me cfar aktivitete tjera meresh, hobi?

Shega Behluli: Po kam punuar gjat studimeve pothuajse tere kohen orar te plot, ska qen e leht ky „Balanceakt“. Por jam shum e vendost ne qellimet dhe endrrat e mia dhe e kam nje „drive“ qe smund ta pershkruaj as vet, nuk e di nga vjen ajo energji – por per mua ky eshte qelsi i suksesit. Besoj qe eshte vullneti dhe motivimi per pun dhe diqka qe e ben thjesht per vete. Te shtyn vet per me shum, sidomos kur e sheh qe aj mund dhe investimi kohes gjithmon u pagua. Kete „work ethic“ e kam edhe prej prinderve te mi :D. Duhet te jesh edhe e afte te menaxhosh kohen – per pun, studime, familje, sport etc. Une kam dëshirë edhe te udhëtoj shumë (familje/shoqe) – ket e kisha qujt hobby-n tim te preferuar. Po pata edhe vetem dy dit te lira une filloj me kshyr fluturime, ne cilin qytet te radhes mundem me shku, ku ende skam qene – sme gjen dot ne shtepi kur kam dit te lira. Njeriu nuk meson vetem ne shkolle por edhe duke shetituir. Pse thone, sa ecen njeriu aq edhe meson.
Me pelqen te shof kultura/tradita/gjuh te ndryshme, te mësoj diqka te re rreth historis te atij qyteti, te provoj ushqime tradicionale ne shtetet e huja – cdo vend qe kam vizituar ka pasur diqka te veqant dhe inspiruese, siq ishte kjo vizita e sotme ne muzeun dnerkombëtar histroik te Vienës tek shpata dhe prekrenarja e kryeheroit tone kombëtar Gjergj Kastriot-Skenderbeut.
* Meqe jeni shembull integrimi dhe suksesi ne diasporë, ne kete rast ne kryeqytetin austriak, sa eshte e veshtire te studiosh, te diplomosh? Mesazhi juaj per te rejat ne diaspor?

Shega Behluli: E veshtirë, hmmm…Per mendimin tim gjithcka eshte e veshtirë nese nuk mundohesh dhe nuk i kushton rendsi sa duhet, sepse mundësitë janë per gjithcka qe don me bësh, vetme ne ypetje eshte se a dine ta menagjosh kohën.  Sfida ke ku te shkojsh, jan pjes e jetes, por se shof te arsyshme ti lejosh qe te luhasin shum, te qesin prej konceptit tend – per vete i shoh me shum si motivim dhe i kaloj me sportivitet.

Mesazhi i Shegës për per te rejat në diasporë: 

– Mendoj se eshte e rendsishme te integrohesh ne shoqerin e vendit ne te cilin po jeton dhe te ruash identitetin tend si shqiptar – rrenjet jan pasuri e cmuar, por duhet promovuar edhe nderkultura. Gjithmon them se diversiteti e pasuron jeten e te gjithëve.


– Me fitu njohuri dhe aftesi
– Besoj qe edhe bashkimi osht i rendsishem per nje mjedis mbeshtetes
– Veprimet tona mund te kene nje ndikim pozitiv ne shoqerin

Derniers articles

Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar “partneritetin tonë të qëndrueshëm”. Sipas tij, partneriteti mes...

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove...

Gazeta zvicerane demanton Vucicin ne KS te OKB-se. NZZ: Numri i serbeve po zvogelohet jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi!

Berne, 22 shkurt -Ka gjithnjë e më pak serbë që jetojnë në Kosovë - dhe në Serbi gjithashtu (In Kosovo leben immer weniger Serben...

Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore

Bernë, 21 shkrut -Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore. Gazeta...

Prof. Dr. Shefqet Krasniqi po «financon» (po ushqen me bukë) gazetarët dhe analistët. Mediat shqiptare: Imami që mund të behet president

Prishtinë, 21 shkurt -Imam Krasniqi autxor i dhjetar librfave shekncore dhe krah i luftes (UCK) po te themelonte parti te veten sot do t’i...