15.6 C
Berne
lundi 5/06/2023

Presidentja e Republikës Osmani i kërkoi mbështetje për në NATO nga homologu i saj turk Erdogan

Ankara, 1 mars -Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan ka thënë se ky shtet do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO..Ai deklaroi se s’kanë nevojë që të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë. Ergodan theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shohim asnjë gjë që nuk shkon këtu, për ta mbështetur procesin e Kosovës. Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Siç i kemi marrë mandat për njohjen e Kosovës ashtu do të marrim hapa edhe për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani i kërkoi atij përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.

“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”.

****

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e sheh Turqinë si një vend që mund ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në NATO.

Një gjë të tillë ajo e ka theksuar të martën pas takimit  me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, ku Turqia ka rol të rëndësishëm dhe e falënderoj presidentin Erdogan për punën në këtë drejtim. Në kuadër të NATO-s Turqia mund të bëjë shumë duke i dhënë përkrahje Kosovës”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se vetëm njohja reciproke me Serbinë garanton paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas saj, Serbia po bën obstruksione në proces.

Ai ka thënë se vizita e Osmanit në Turqi do të shërbejë për të thellluar miqësinë mes dy vendeve.

“Diskutuam të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona, shkëmbyem mendime për situatën në rajonin tonë dhe në Ukrainë”, ka thënë ai, duke theksuar se Turqia i kushton rëndësi forcimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Erdogan është shprehur se ka nisur të shtohen importet e Kosovës në drejtim të Turqisë.
Ai ka thënë se temë e bisedës ka qenë edhe ajo e FETO-s.

Presidentja Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga Erdogani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Ankara kanë takuar edhe ministrin e jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Në takim sipas zyrës së Presidentes thuhet se “është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimit tregtar, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Presidentja theksoi se raportet me Turqinë kanë potencial të zgjerohen e thellohen edhe më tej, në veçanti duke nxitur më shumë investime në Republikën e Kosovës si dhe duke rritur eksportet e Kosovës në Turqi. Ajo më tej theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si proces nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie”.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se bashkë me aleatët, nuk do të lejojnë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas Presidentes Osmani, paqja dhe e ardhmja e sigurt e rajonit është e mundshme me anëtarësimin e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...