4.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Pranvera alias « Schumacher e Kosovës.. » gruaja që sfidon burrat në timon, synon të garoj në Zvicër

Bernë, 5 qershor -Pranvera Xhaferi nje ngasëse e veturave të shpejta, sot kampione e Drag Race në Kosovë që ndër shqiptaret njihet si « Schumacher e Kosovës » është një nga gratë e pakta në Kosovë që merr pjesë në gara automobilistike. Ajo në intervistën ekskluzive për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch flet jo vetëm për mirënjohjet dhe sukseset por e edhe për përvojat e saj në gara, interesimin dhe dashurinë për veturat qe ia kanë zili jo vetëm femrat por edhe meshkujt!..

Ajo me veturën e saj “AUDI RS 6” është shndërruar në një konkurrente të fortë edhe për burrat. Pranvera Xhaferi  fillimisht për gazeten tonë thote se « nuk jam paragjykuar nga ana e burrave, përkundrazi është mirëpritur dhe përkrahur nga ta. Bile t’ju them te drejtën, jam ndjerë shumë e mirëpritur dhe jam brohorit gjatë garave edhe nga gjinia mashkullore. Por kur jemi në timon, dihet me meshkujt jemi « armiq » meqë jemi në front, në pistë se kush do jetë i pari dhe më i miri..Kur nisi garën, ju them atyre duke qershur: Mbahuni he burra se kjo është garë”!..

Kush është Pranvra Xhaferi « Schumachere zvicerane » qe flet shqip?

Aucune description disponible.

Për sukseset e Pranverës flasi më shume flasin rezultatet e fascinuese bashke me mirënjohjet per te, e cila është “Kampione e Kosovës” në “Drag Race” e cila në Bullgari priu me 10.9 sekonda.  Kampinja kosovare Pranvera Xhaferi që nder shqiptaret njihet sot si « Schumachere zvicerane » qe flet shqip. Drejtuesja e makinës AUDI RS 6 Pranevra duke folur për dashurinë per t’u marrur me këte lloj sporti të rralle jo vetëme ne Kosove por edhe nder femrat shqiptare, ajo ne vazhdim shpjegon se « hapat e par e pare i ka marrë nga babai im. Si fëmijë i kam dashur makinat, babai im m’i ka dhënë mësimet e para dhe teknikat ne vozitje. Në vitin 2020 gjatë periudhës së pandemisë, krejt rastësisht e pashë një njoftim për gara me makina në rrjete sociale që zhvillohej në Prishtinë për Kampionatin e Kosovës, për meshkuj dhe femra, meqenëse unë vozitjen e kisha pasion dhe isha adhuruese e garave me rregullore, aty për aty vendosa të bëhem pjesë e tyre, kjo erdhi edhe si pasojë e monotonisë që po përjetonim në ato ditë me sfidën e COVID-19. Asnjëhere se kam pa si ‘profesion’ burrash, të paktën unë jam rritur dhe edukuar, që për të qenë shofere e mirë të duhet përqendrim, shkathtësi, kujdes dhe respektim i rregullave të komunikacionit. Guximi s’më ka munguar kurrë, jam person që më pëlqejnë sfidat dhe adrenalina.. »

Aucune description disponible.

Sipas drejtuesve të Federatës së Autosporteve të Kosovës, “Pranki”, në garën e mbajtur më 22 dhe 23 maj ajo i la pas 85 përqind e garuesve meshkuj prapa « Schumacherja e Kosovës”, siq niihet nder shqiptaret thotë se garën më të shpejtë e ka përfunduar për 11 sekonda në konkurrencën e femrave ndërkaq në konkurrencën me meshkuj ajo u tregua akoma më e shpejtë. 

“Garë të shpejtë kam pasur në “Drag Race” në konkurrencë me femra në Prishtinë në vitin 2020 ku arrita të shpallem Kampione e Kosovës me kohën 11 seconda.Ndërsa në vitin 2021 garën më të shpejtë e pata në “Drag Race” në Bullgari me 10.9 sekonda. Ne te njejten klub ne federate Bardhyl Canolli garon i vetmi me formule me ne që jemi me vetuta » ka thene për agzeten zvicerane ne ship Le canton27.ch » pilotja e garave Pranvera Xhaferi

Se a ka ndërmend në të ardhmen të garoj edhe jashtë Kosovës? Bashkebiseduesja jone Pranvera Xhaferi eshte përgjigjur se « pa dyshim, me gjkthe deshire do vazhdoj garat edhe jashtë Kosoves, aplikimet veq i kam filluar, por, per shkak te pandemise gjerat jane vonuar e jane shtyer per me vone. Synimet e mija për gara janë përtej kufinjëve të Kosoves, kete e kam deshmuar edhe me pjesmarrjen time ne Bullgari.

Aucune description disponible.

Dëshire dhe vullnet kam të bëhem pjese e pistave botërore, por kjo varet edhe nga faktore te tjere. Do shtoij se kete vit kam startuar ne Bullgari ne garat Drag Race me meshkuj, ku sipas organizatoreve kisha nje performance të shkelqyer pas fitoreve të njëpasnjëshme ndaj meshkujve përballe meshkujve. Endrra ime po ashtu eshte të garoje edhe ne vendin e Schumacherit në Zvicër. Kur eshte fjala këtu, nëse me jepet rasti te garoj në Zvicër do deshroja ta takoja shume legjenden e gjalle te formulave-1 Schumacherin, që ka emocionuar e frymezuar miliona njerez ne fushën e autosportit qe fatkeqsisht tani me shëndeti i tij nuk eshte ne formen e tij më te mirë. Të lutemi per te dhe me shprese që një dite ai t’i kthet timonit… »

Ne fund Pranvren e pyetem edhe pë rjetne e saj private e cila ka shtuar se « Une jam nënë e 3 femijeve, bashkeshorte dhe profesioniste e fushes se estetikes, pasi kam biznesin tim, gjithashtu jam e diplomuar edhe ne psikologji. Jeta ime jashte pistes se garave eshte shume dinamike, e larmishme dhe e pasur. Garat me makina i kam pasion, do vazhdoj te merren me te deri kur te ndihem e përmbushur me rezulatet e mija. Ështe nder dhe privilegj që po intervistohem nga një gazetë zvicerane në shqip. Ju falenderoj nga zemra!.. »

FASK Drag Race – 402m – Pranvera Xhaferi – Champion – Kosova 2020

Aucune description de photo disponible.

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...