6.7 C
Berne
mardi 21/03/2023

Policia serbe ne Presheve arreston ish-kreun e sherbimit sekret te Ukraines. Ja cfare gjejne tek ai…

Presheve, 12 qershor -Policia serbe ndaloi në pikën kufitare të Preshevës një veturë BMW të drejtuar nga shtetasi gjerman AA (36), ndërsa Andriy Naumov, një nga personat më të rëndësishëm në shërbimin informativ SBU të Ukrainës, ishte në makinë me të dhe planifikonte qe tentoi te hunte në Maqedoninë veriore, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju teferuar burimeve ne MPB

Pas kontrollit në makinë, policia gjeti mbi 607 mijë euro dhe mbi 124 mijë dollarë dhe dy gurë të çmuar të paregjistruar.

Gjegjësisht, autoritetet serbe që kanë kryer arrestimet në njoftim kanë dhënë vetëm inicialet e të arrestuarve.

“Më datë 8 qershor punonjës të Ministrisë së Brendshme, Sektorit Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me policinë kufitare dhe doganat, arrestuan shtetasin gjerman A.A. i lindur më 1986 dhe ukrainas A.N. i lindur në vitin 1982, me dyshimin e arsyeshëm për pastrim parash. Në postbllokun e Preshevës, gjatë kontrollit të një automjeti tip BMW, i drejtuar nga A.A dhe A.N. “Ai ka qenë në veturë me të, kanë gjetur të padeklaruara 607,990 euro dhe 124,924 dollarë dhe dy smeraldë”, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe, ndërsa janë publikuar fotot e parave dhe gurëve të sekuestruar, transmeton Le Canton27.ch

Të arrestuarit dyshohet se planifikonin të kontrabandonin para dhe gurë të çmuar nga Serbia, të cilat « vinin nga burime të paligjshme ».

Ata janë ndaluar dhe ndodhen në paraburgim në qytetin e Nishit, ndërsa Kodi Penal i Serbisë parasheh dënim me burg deri në 12 vjet për këto krime.

Naumov ishte shef i Departamentit Kryesor të Sigurisë së Brendshme të « SBU » nga vera e vitit 2019 deri në korrik 2021, ndërsa në vitin 2020 presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dha gradën gjeneral brigade. Por ai u largua nga Ukraina natën e pushtimit rus më 24 shkurt dhe më vonë u pushua nga puna nga Zelensky.

Derniers articles

Sali Berisha në ATV: Arsytimi i Vuçiqit pse nuk e firmosi marrëveshjen nuk është i sinqertë, ja çfarë po fshehë ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “A23” në ATV, tha se arsyetimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të mos e firmosur marrëveshjen...

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...