20.4 C
Berne
jeudi 13/06/2024

EUROPOL megaoperacion në 6 shtete, “luftë” grupeve shqiptare të kokainës dhe heroinës, 17 të arrestuar

Policia sekuestroi nëntë kilogram heroinë dhe dy kilogramë kokainë gjatë një operacioni në Zvicër të martën që çoi në tre arrestime

Bernë, 7 qershor -Policitë europiane EUROPOL dhe INTERPOL kanë ndërmarrë një operacion masiv në 6 shtete, me qëllim goditjen e grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe heroinës. Trafikantët ishin kryesisht shqiptarë bëjnë të ditur mediat e huaja. Operacioni i nisur ditën e martë, përfundoi me 17 shqiptarë të arrestuar, pjesa më e madhe janë prangosur në Belgjikë. Të arrestuar ka patur në Zvicër, Itali, Holandë, Austri dhe Gjermani. Dy shqiptarë të tjerë të të njëjtës bandë kriminale ishin arrestuar më herët në Holandë dhe Zvicër, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Ngas 17 te arresuar nga kjo bande shqiptare, tre arrestime janë bërë në Zvicër nga policia dfedeale (FEDPOL) 

Media zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch dha detaje nga operacioni i zhvilluar në shtetin helvet, ku mësohet se janë arrestuar 3 shqiptarë të grupit në fjalë. Policia ka sekuestruar nëntë kilogramë heroinë dhe dy kilogramë kokainë.

EUROPOL ka njoftuar se banda e trafikut të drogës ishte e dhunshme dhe kishte në dispozicion një arsenal mbresëlënës armësh zjarri dhe në të kaluarën ishte përfshirë në një atentat ndaj një rivali në Shqipëri. Po ashtu flitet për një grabitje të armatosur të një ngarkese me 395 kg marijuanë në mes të shkurtit të kryer në Bruksel.

Si nisi operacioni
Pako kokaine e pajisje bluarëse u zbuluan në një magazinë të paligjshme në Antëerp (Belgjikë). Kjo i vuri hetuesit në gjurmët e një rrjeti shqiptar të trafikut të drogës.  Organizata kriminale shqiptare e shpërbërë merrej me trafik droge në shkallë të gjerë dhe grabitje me armë. Aktivitetet e saj u shtrinë edhe në Zvicër, thanë nga Zyra e Policisë Federale (Fedpol), citon Le Canton27.ch. Zbulimi në Antëerp u pasua nga disa operacione në vende të tjera në Belgjikë, të cilat zbuluan dhjetëra amballazhe boshe heroine dhe kokaine.

 

 

Ky rast ilustron qartë se Zvicra është pjesë e zonës kriminale evropiane, shton Fedpol. Me vendndodhjen qendrore, prosperitetin dhe stabilitetin politik, ajo është një objektiv tërheqës për krimin e organizuar.

Derniers articles