Prishtinë, 23 janar -Dy serbë nuk iu përgjigjën kërkesave të policisë kosovare dhe përplasën një veturë zyrtare. Më pas, një oficer policie qëlloi me armë zjarri – një serb u plagos. Të njejta ngjarje ka pasur disa here edh enë Zvcer, kur polcia ka gjuajtur në personat te cile tnuk ju jane dnalur policse apo qe kane kercnuar policine ne Zvcier, sikur rasti i fundit ne veri te Kosovës, ku serbet provokuan dhe goditen policine kosovare, shkruan nga Prishtina korrespondneti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton127.ch.
Në një incident në një postbllok në Kosovë, një serb është plagosur nga të shtënat e policëve të njësisë speciale kosovare Rosu. Serbët në një veturë nuk u ndalën në afërsi të qytetit të Mitrovicës edhe pse iu kërkua një gjë e tillë dhe përplasën një veturë të policisë, tha policia kosovare në kryeqytetin e Prishtinës.
Kur eshte fjala për gjajtjen e polciase ndaj kriminalve apo ata qe nuk i ndalen pollcise, kjo ndodhe jo vetme ne Kosovë por edhe ne Zvicer dhe vendet tjera evropiane. Per shembull ne Zvicer gati ne cdo muaj ndodhe nga nje inicident ku policia shtien mbi qytetaret qofshin kriminele apo jo. Mjafton t’i lexojme mediat zvicerane. Për shembull: “Një polic i Gjenevës qëllon 7 të shtëna dhe plagos një koleg”; “Policia qëllon sulmuesit 13 herë » (« Un policier genevois, tire 7 coups de feu et blesse un collègue »; « Polizei schiesst 13 Mal auf Angreifer.. »)
Sipas autoriteteve kosovare, zyrtari policor ka qëlluar automjetin për të evituar rrezikun. Shoferi ka përplasur edhe një makinë të forcave të sigurisë. Makina vazhdoi rrugën e saj pa u ndalur dhe pa u ndalur. Sipas informacioneve, zyrtarët policorë kanë kontrolluar trafikun jo larg kufirit me Serbinë për të parandaluar kontrabandën dhe aktivitetet kriminale. Qeveria në Beograd njoftoi se shoferi ka pësuar një plagë me armë zjarri. Policia në Kosovë nuk përmendi ndonjë lëndim, vetëm se automjeti ishte larguar.
Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë për rastin që ndodhi sot në Bistricë të Leposaviqit.
Sipas njoftimit të policisë, personat e e dyshuar të përfshirë në këtë rast rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Njoftimi i plotë
Prishtinë, 23 janar 2023
Referuar pyetjeve dhe interesimit nga media të ndryshme lidhur me rastin e ndodhur sot në Bistricë të Leposaviqit, ku janë rrezikuar zyrtarët policor gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, ju informojmë se;
Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.
Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:
1. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.
Po ashtu,
2. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.