17.1 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Policia kap 320 kg drogë. Arrestohen tre persona: një shqiptar, nje serb dhe një grek

Selanik, 30 janar -Policia greke kapi mbi 324 kg drogë (kokainë) ne Selanik. Arrestohet banda « multietnike » te trafikut te droges ne ballkan. Sipas policise, droga e konfiskuar vlene prej 100 milion eurosh, njofton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Policia greke njoftoi të shtunën se ata kishin kapur « 324 kg kokainë të pastër » në qendër të qytetit të Selanikut (veri) dhe arrestuan tre persona, udhëheqës të dyshuar « të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës ». Sipas një burimi policor, tre personat e arrestuar janë një shqiptar, një grek dhe një serbe. Ky i fundit eshtë edne ne arrati.

 
« Në një operacion të koordinuar që u zhvillua të Premten në qendër të Selanikut (qyteti i dytë më i madh në Greqi), tre burra u arrestuan në flagrancë ndërsa kryenin një transaksion, » tha një deklaratë e policisë. Në një apartament ku jetonte një nga këta njerëz të arrestuar, policia zbuloi « 324 kg kokainë në 260 pako » të destinuara për t’u shitur në Greqi, sipas këtij teksti.

Policia vlerëson se fitimi për rrjetin nga shuma e kapur do të arrinte në 100 milion euro. E vendosur në Evropën Jug-Lindore, Greqia është pjesë e Gadishullit Ballkanik, i konsideruar një qendër për trafikun e drogës.

Derniers articles

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Bernë, 23 mars -Pavarësisht më shumë se 12 orësh negociatash të shtunën nën patronazhin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...

Kryetari i FFK-së Agim Ademi sërish probleme me drejtësinë kosovare. Ai sot pas nje intervisitimi eshte derguar në mbajtje për 48 ore

Prishtinë, 22 maers -Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi sot ishte ftuar për t’u intervistuar. Ai do të qëndroj në mbajtje...