15.6 C
Berne
mardi 6/06/2023

Poetja e re Dalina Arifi me dy poezi uron 8 Marsin Nënave tona!

Dalina Arifi

Amaneti ushtarit

Mos.. mos mi prekni plagtë,

S’du me mi çep rrënjtë e lirisë.

Lemni, le t’kullojn gjak Shpirti le t’mbahet n’kullat e jo i robnis.

Du me m’varros mbi tokë arbnore

Mos mi mjekoni plagtë

Se s’paska ndjenjë ma t’bukun e bujare

Se trupi e zemra t’pushojn për k’të tokë amtare.

Veç m’lomni me Flamur

Se tjetër vdekje s’du me përjetu

Me tjetër qejfi s’du me u mshtjellë Veç me krahë Shqiponje

Për të cilën fliova këtë jetë.

Eh, shokt e mi Kur t’shkoni te nana me i dhan’ haber

I thoni mos t’nxjerr lot nga syt

Se emblem lirie u ba djali yt.

I thonë o shok se ky asht amaneti im

Se s’paska vdekje ma t’mirë

Se të vdesësh për lirinë.

Dalinë🌺19 shkurt 2023

 

Rri nemi

Zgjodhëm rrugët e vegimit

Mbi kuroren e pendimit Ikem.. u fshehem në gënjeshtër

T’ia dinim për njeri-tjetrin nuk deshem.

Rri n’meni kujtue A nime t’kam lodh tuj t’dashunue?

T’uj tdasht a nime t’kam venit? Që su banëm bashke nje dite.

Shkoj pertej andrra t’harrume

Me pertrij k’te dashni t’dekun Rrudhat e ballit, mbi balle vizatue

Si u denu n’meri ky shpirt i mekun Lodh e harru n’nem t’fatit Ke cepi xhamit rri e t’pres pa shpirt

Natë e hidhun kur s’do t’vijsh Shuan hije, shuan hanë

Kjo dashni e pa fan N’meni t’keq qysh m’ke lan

 

P.S

Dalina Arifi eshte poete e re nga Prizreni. Studion Gjuhe dhe Letersi Shqipe ne Universitetin e Prizrenit « Ukshin Hoti ». Me krijimtari letrare ajo merret qysh ne shkollen fillore. Poezi te shkruara ka mbi 50, ndersa disa prej tyre jane botuar neper revista e gazeta letrare ne shtypin tone periodik. Se shpejti presim librin e pare te saj. Diten e botim ajo e mban surprize per lexuesit e saj

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...