15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Poetja nga Medvegja Linda Shaqiri ne Maratonën Ndërkombëtare të Poezisë 2020 International Poetry Marathon

Poetja e njohur Majlinda Zeqiri-Shaqiri me origjine nga Medvegja e cila jeton dhe veron ne Prishtinë, eshte pjesemarrese e Maratonës Ndërkombëtare e Poezisë 2020 International Poetry Marathon. Poezite e saja jane te njohur ne shypin periodik ne mediat tona ne ballkan dhe jashte. Javen tjeter presim e me padurim per ta shfletuar botimin e librit te saj te parë me tiull: SYTE E DIELLIT. Libri ne fjale ne kater kapituj, perbledhe 101 poezi, shkruan gazeta zvcerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Sot eshte Dita e tretë e Maratonës Ndërkombëtare të Poezisë, ku ne mesin e dhjetrave krijuesve shqiptare nga mabrfe viset tona dhe diaspora po prezenton edhe poetja jone e njohur nga Lugina e Preshevës Linda Shaqiri.

« Më duhet të botoj 8 ditë nga 1 poezi, çdo ditë me foton time dhe të ftoj një ose më shumë poetë të bashkohen në zinxhirin e poezive #PeetMeNotLeave, ku poezitë do të përkthehet në anglisht dhe do të botohet në një almanak në gjuhën ruse. Unë u ftova të marr pjesë nga poetja dhe mikja ine Tho Ta! Ftoj në këtë maratonë poetike poetin Hazir Luta.. » ka thne per gazten tolne znj.Shaqiri. 

International Poetry Marathon

Today is my 3 days participating in this international poetry marathon, where are I have to post 1 poem every day with my photo and invited one or more poets to join the chain of poetry #PeetMeNotLeave, where миthe poems will be translated into English and enter in the Russian almanac.

Dy poezi nga Majlinda Zeqiri-Shaqiri

Sy Dielli

Mos trokit portën e harruar,
Mbështjellë me copëza rëre,
Ngujuar rrinë,
Gotë e krisur e cakërruar,
Rri e varur mbi dry,
Mos trazo Diellin e fjetur,
Jam sytë e Diellit mbi ty,
E uji që është djegur,
Shijen e kripur e mban stoli,
Copëza guri përmbi gur,
U bënë mur mbi një urë,
U bënë strehë e stinëve,
Erërave furtunë,
Si një Kullë ndër vite,
Qëndisurë me copëza shpirti,
Krenare si Rozafati,
Kryelartë mban sytë e diellit mbi ty,
Portën me gotën e krisur,
Të mos trazoj
As i madhi shi !

Simfoni
Mos u trishto,
Nëse derën e përplasin para syve tu,
Të bërtasin,
Ikin dhe shkojnë,
Mos u dëshpëro,
Nëse thikë të godasin,
Me lot të mashtrojnë,
Mos u trishto,
Mos u dëshpëro,
Ti bëhu simfoni,
Melodi e një stuhie kur godet,
Bëhu ti simfoni e një zjarri që vret,
Buzëqesh,
Fale shkëlqimin e rrezeve nga sytë e tu,
Mirësinë,
Shkrije akullin nga zemra e djallit,
Me simfoni,
Dhuro dashuri edhe një mali që s’flet,
Fali mirësi edhe një thike që të godet,
Se ti je një melodi simfonie që shkrin akujt për rreth…!

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...