Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve për misionet diplomatike.
Presidenti Bajram Bega së shpejti do te delegij ambasadoret e tinj ne dida vende evropianr. Sipas burimeve te gazetes zvicerane Le Canton27.ch Mustafa Nano do jete ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Ndërkohë Ilir Gjoni nga Berns do të shkojë si Bruksel, rrespektivisjt ambasador në NATO Kurse Gjeneven nderkombetare do vije Vasilika Hysi, perfaqesuese e Shqiperise ne Midionin e Kombeve te Bashkuara. Ndersa Ravesa Lleshi e bija e Ismail Lleshit (ish-ministër i mbrojtjes PS) dhe mbwsa Haxhi Lleshit, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor prej 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982, nuk dihet edne kah shko kjo..
Vasilika Hysi -Është deputete në Kuvendin e Shqipërisë, për qarkun e Tiranës, Kryetare e Komisionit të të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, Kryetare e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut. Ka titullin akademik ”Profesor”. Znj. Hysi ka lindur me 1963, në Tiranë, e martuar, me një fëmijë. Veprimtaria mësimore dhe shkencore. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike –Juridike, në vitin 1985 është diplomuar në degën Drejtësi. rej vitit 2002 është anëtare e Komisionit Evropian kundër Diskriminimit dhe Intolerencës (ECRI), Strasbourg, Francë. Gjatë periudhës 2009-2011 ka qënë e zgjedhur si Nënkryetare e këtij komisioni.
Mustafa Nano -I lindur në 4 janar 1960 në shijak me origjinë nga Skrapari është analist, gazetar dhe ish-politikan me partine demokratike.
Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si gazetar në shtypin e në televizionet e Tiranës. Në qëndrimet dhe shkrimet e tij dallohet për pikëpamjet liberal-progresiste. Ka bashkëpunuar në periudha të ndryshme me gazetat Shekulli, Korrieri e Shqip. Është autor i tre librave eseistikë. Ai është edhe themelues i blog-ut online Respublica.al ku trajtohen tema aktualiteti, ekonomike dhe sociale.