4.2 C
Berne
vendredi 23/02/2024

“Po duan të na njollosin emrin, ne po fluturojmë mbi …”, Pacolli reagon sërish për zërat që e lidhin me vrasjen e Liridonës

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur sërish për “zërat” që, sipas tij, po “e duan njollosjen e emrit të tij”.

Ai ka treguar një bisedë me djalin e tij të vogël, të cilin e ka këshilluar që të mos ndikohet nga askush, përcjell Le Canton27.ch

“Duke fluturuar mbi Evropë, djali im i vogël Armani (diku e kishte dëgjuar) më tha. “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”.

Ai këtu e kishte fjalën për ata, të cilët po tentojnë të njollosin emrin e nderin e familjes tonë.

Unë u buzëqesha dhe i thashë, mos u ndikoni nga askush, vazhdoni të respektoni dhe bëhuni të mirë me të tjerët!”, ka shkruar Behgjet Pacolli në një postim në Facebook.

Reagimi i tij, vjen pas një sërë reagimesh të mëparshme, pasi emrin e ish-presidentit të Kosovës, e kanë ndërlidhur me vrasjen e Liridona Ademaj Murselit. Kjo e fundit, ishte mike e familjes Pacolli dhe bashkëshorte e Naim Murselit, ish-këshilltar i kreut të AKR-së.

Liridona u vra natën e 29 nëntorit, në një pritë të inskenuar si grabitje me armë në Sinidoll të Prishtinës. Për vrasjen e saj, janë arrestuar katër persona, ndër të cilët edhe bashkëshorti i saj, Naimi. Ky i fundit, sipas policisë dyshohet se ishte porositësi i vrasjes.

Derniers articles

Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar “partneritetin tonë të qëndrueshëm”. Sipas tij, partneriteti mes...

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove...

Gazeta zvicerane demanton Vucicin ne KS te OKB-se. NZZ: Numri i serbeve po zvogelohet jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi!

Berne, 22 shkurt -Ka gjithnjë e më pak serbë që jetojnë në Kosovë - dhe në Serbi gjithashtu (In Kosovo leben immer weniger Serben...

Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore

Bernë, 21 shkrut -Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore. Gazeta...

Prof. Dr. Shefqet Krasniqi po «financon» (po ushqen me bukë) gazetarët dhe analistët. Mediat shqiptare: Imami që mund të behet president

Prishtinë, 21 shkurt -Imam Krasniqi autxor i dhjetar librfave shekncore dhe krah i luftes (UCK) po te themelonte parti te veten sot do t’i...