7.9 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Pjetёr Shala transferohet në Hagë bazuar në aktakuzën e konfirmuar

Hage, 15 prill -Sot Pjeter Shala u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Versionet e redaktuara publike të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim të z. Shala mund të lexohen këtu, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga tribunali i Hages.

Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), arrestuan zotin Pjetër Shala në Belgjikë.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju e konfirmoi aktakuzën kundër z. Shala më 12 qershor 2020. Aktakuza e konfirmuar e redaktuar tashmë është bërë publike në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave. Për arsye sigurie, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi që aktakuza të bëhej publike me redaktime. Aktakuza mund të lexohet këtu.

Në aktakuzën e konfirmuar z. Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Së shpejti do të jepet informacion mbi datën dhe orën e paraqitjes së parë të z. Shala para Gjykatësit të Procedurës Paraprake.
Paraqitja e parë mbahet në seancë publike dhe mund të përcillet përmes faqes së DHSK-së në Internet.

 

Viktimat mund të bëjnë kërkesë për pjesëmarrje në procedimin e çështjes së Prokurorit të Specializuar kundër Pjetёr Shalës

Personat të cilët besojnë se kanë pësuar drejtpërsëdrejti dëm prej krimeve të përfshira në një aktakuzë të konfirmuar para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proces gjyqësor. Me publikimin e aktakuzës së konfirmuar kundër Pjetёr Shalës për krime lufte që pretendohet të jenë kryer kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri) përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, tashmë është i çelur procesi i paraqitjes së kërkesave të viktimave për pjesëmarrje në procedimin e kësaj çështjeje.

“Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u jep viktimave të krimeve brenda juridiksionit të DHSK-së disa të drejta. Ligji u mundëson viktimave të marrin pjesë në procese dhe të dëgjohet zëri I tyre. Ky është një element shumë i rëndësishëm i proceseve gjyqësore,” deklaroi Kryetarja, Ekaterina Trendafilova.
Viktimat pjesëmarrëse përfaqësohen në grup përmes një avokati, që gjithashtu quhet mbrojtës i viktimave. Mbrojtësi i viktimave i informon viktimat se çka ndodh gjatë gjykimit, dëgjon mendimet dhe brenga e tyre dhe ua përcjell këto mendime dhe brenga gjykatësve.

“Kemi bërë përpjekje të shumta që të informojnë publikun në përgjithësi dhe viktimat e mundshme mbi mundësinë e pjesëmarrjes së viktimave dhe mënyrën e paraqitjes së kërkesave për pjesëmarrje. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave tashmë është e gatshme të ndihmojë personat të cilët mund të demonstrojnë se kanë pësuar dëm si pasojë e krimeve që përmenden në aktakuzat e konfirmuara para Dhomave të Specializuara,” deklaroi Administratorja, Fidelma Donlon.

Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave do t’i trajtojë si konfidenciale të gjitha kërkesat për pjesëmarrje të viktimave dhe komunikimet me viktima që mund të marrin pjesë dhe personat që i ndihmojnë. Para nisjes së gjykimit, një panel vendos nëse parashtruesit e kërkesave për pjesëmarrje mund të marrin statusin e viktimës pjesëmarrëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Viktimat pjesëmarrëse në proceset e DHSK-së gëzojnë disa të drejta, ndër të cilat të drejtën për njoftim, pranim dhe zhdëmtim.

“Gjatë përpjekjeve për realizimin e drejtësisë, nuk duhet të harrohen viktimat e krimeve që përfshihen në aktakuzat e paraqitura nga zyra ime. Pjesëmarrja e viktimave në procese gjyqësore është një mënyrë për të mos lejuar që kjo të ndodhë,” deklaroi Prokurori I Specializuar Xhek Smith.
Informacioni i detajuar mbi pjesëmarrjen e viktimave dhe se si paraqitet kërkesa, gjendet në: https://www.scp-ks.org/sq/dhomat-e-specializuara/viktimat.

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Un citoyen suisse a été arrêté à Viti par la police du Kosovo, après avoir menacé un Kosovar sur les...