10 C
Berne
mardi 28/03/2023

Pierre Maudet: Shqiptaret ne Gjenevë shembull integrimi dhe kontributi i tyre me investime në kantonin tonë

 

Komuniteti shqiptar është i integruar më së miri në shoqërinë zvicerane, deklaron në një intervistë politikani liberal zviceran, Pierre Maudet.

”Mendoj se komuniteti shqipfolës është integruar mirë në Gjenevë dhe kjo që në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur kishim një perceptim mjaftueshëm homogjen. Në atë kohë, kemi krijimin e Universitetit Shqiptar, që ishte një vektor i rëndësishëm integrimi. Pastaj, pak e nga pak, ky integrim ndodhi realisht. Kur isha kreu politik i policisë, për herë të parë, u ndesha me të rinj, mbiemri i të cilëve kishte origjinë shqipfolëse. Pra, shoqatat e lidhura me integrimin, pak e nga pak, humbën rëndësinë e tyre dhe, gjatë një faze të dytë, kur isha kreu i integrimit, kërkuam të mbështesim dhe forcojmë marrëdhëniet me kulturën e origjinës”, thotë ai.

Maudet, i cili ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Gjenevës, thekson se shumë përfaqësues të këtij komuniteti kontribuojnë edhe në jetën politike të vendit të tij.

”Ka më shumë të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës, veçanërisht në botën politike. Ka persona që janë zgjedhur në parlament, në parlamentin e kantoneve ose parlamentin komunal. Për këtë arsye, dallimi për nga origjina është gjithnjë e më pak i rëndësishëm… Komuniteti shqipfolës është i integruar mirë, kështu nuk është më e nevojshme që të perceptohet si një grupim i veçantë”, thotë Maudet në intervistë.

Lidhur me marrëdhëniet me diasporën, Maudet, i cili shkruan rregullisht edhe në gazetën ”Blick”, thotë se ”unë kam shumë miq shqiptarë, sidomos për shkak të funksioneve të mia, të kontakteve me përfaqësuesit diplomatikë, kryesisht konsullorë, të vendeve të Ballkanit, padyshim edhe nga Kosova, një komunitet mjaft i përfaqësuar në Gjenevë. Kam marrëdhënie me shumë mjedise shoqatash, që kanë tituj të ndryshëm, histori të ndryshme dhe që kanë kontribuar me integrimin e komunitetit shqipfolës në Gjenevë”.

Për më tepër, vijon ai, kam patur shansin, nëpërmjet funksioneve të mia, si kryebashkiak i Gjenevës apo si këshilltar Shteti, që të kem punonjës me origjinë nga Kosova nëpërmjet të cilëve këto marrëdhënie janë zgjeruar.

Pierre Maudet, i njohur nga komuniteti shqiptar për shumë projekte, si ai ”Papirus”, është kandidat për Këshillin e Shtetit në kantonin e Gjenevës.

“Mbeta mjaft i kënaqur me rezultatet e raundit të parë, sepse, pavarësisht që nuk bëj pjesë në asnjë parti, gjë që konsiderohet si pengesë e madhe, arrita të mbledh rreth 23% të elektoratit, nën një listë të emëruar “Liri dhe drejtësi sociale”, që është një listë shumë e madhe dhe e gjerë”, shprehet ai.

Lidhur me projektin e tij “Papirus”, projekt i nisur në 2017, Maudet shprehet se “objektivi është të rregullojë situatën e personave pa dokumente, të ardhur veçanërisht nga Amerika e Jugut, por sigurisht, për shembull, edhe nga Ballkani. Ai bën të mundur që ata që jetojnë paqësisht prej dhjetëra vitesh, shpesh familje, kontribuojnë në ekonomi, por nuk ekzistojnë ligjërisht, të mund të njihen, të kenë një status, të paguajnë taksat dhe tatimet dhe të jetë tërësisht të integruar në komunitetin tonë”.

Derniers articles

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenvë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...

Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit serbe

Për ta nderuar gjakun e derdhur lum të bijëve dhe bijave tona më të mira që derdhën lumenj gjaku për çlirimin e Kosovës dhe...