12.5 C
Berne
mardi 21/05/2024

Peter Stano: Pas 11 vitesh të procesit të dialogut në Bruksel, BE pret më shumë nga Beogradi dhe Prishtina

Redaktori i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nefail Maliqi ne bisedë me zëdhënësin e Baashkimit Evropian për Politikë të Jashtme z.Peter Stano ne seline BE-së në Bruksel 

Bruksel-BE, 14 prill -Këtyre diteve, pikërish më 19 prill po bëhen plotë 11 vite që kur ka filluar procesi i dialogut ne Bruksel mes Kosovës dhe Serbise me ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marëdhëneve mes këtyre dy vendeve. Sipas zyrtareve te BE-së ne vitin 2013 ish-qeverite kane nenshkruar nje ser marrëveshjes, perfshire ketu edhe themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, marrëveshje kjo e cila u rikonfirmua edhe ne vitin 2015. Por, komuniteti nderkombëtar nuk eshte i kenaqur me procesin e dialogut te Brukselit te filluar qe nje decenie, që nga viti 2013.

Lidhur më te gjitha keto zëdhënësi i Bashkimit Evropiane për Politikë të Jashtme, Peter Stano në një bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin.

Lidhru me ngecjen e procesitt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka folur edhe Sekretari i përgjithshem i OKB-së me gazetarin shqiptar në Gjenevë për mediumin zviceran Le Canton27.ch ku Antoni Guterres nder tjera ka thënë se « Do të doja të shikoja një progres shumë më të madh përsa i përket dialogut mes dy vendeve. Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon. (If you ask me if I am pleased, it is clear I am not. There is no alternative to continuing this process between the parties towards normalization of relations and peace and stability in the region.)  Sipas shefit të OKB-së « Mungesa e progresit në dialogun Kosovë-Serbi rrit rrezikun e tensioneve të mëtejshme.. »

Stano: Nuk mjafton zgjidhjet e problemeve te përkohshme mes Kosoves dhe Serbise. BE është e interesuar që palët të gjejnë një zgjidhje të përhershme, duke zbatuar marrëveshjet për të avancuar procesin e dioalgut drejt normalizimit të marëdhënieve

Ne kete bisede për gazeten zvicerane ne shqip Le canton27.ch, fillimisht zëdhënësi i BE-së Piter Stano ështe pyetur, se  ku ka mbetur BE me fatin e dialogut Kosovë-Serbi dhe a pritet ndonjë takim Kurti-Vuçiq në Bruksel para zgjedhjeve evropiane?

« Sa i përket dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja vazhdon të presë që të gjitha dispozitat e marrëveshjes së vitit 2023 në rrugën drejt normalizimit do të zbatohen shpejt, në mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra – për çfarë ranë dakord palët në aneksin në lidhje me zbatimin në Ohër. Këtu përfshihet themelimi i asociacionit/bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, që përbën mjetin më konkret për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb të Kosovës. Është për të ardhur keq që, përkundër përpjekjeve të BE-së dhe komunitetit të gjerë ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia kanë bërë progres shumë të kufizuar deri më tani në zbatimin e obligimeve që kanë pranuar sipas kësaj marrëveshjeje… »

Ndersa pyetjen ne vazhdim rreth « dianarit serb » ne Republiken e Kosovës, Stano eshte pergjigjur shume shkurt se « Bashkimi Evropian planifikon që shumë shpejtë të organjzojë takimin e radhës midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e dinarit mbi një propozim të ndërmetësit Miroslav Lajçak. »

« Palët duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejtë për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve. » ka nënizuar ai.

“Siq e dini javen e kaluar Miroslav Lajçak, kishte nje takim me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, te katrin me radhe, për një zgjidhje të përkohshme për të adresuar implikimet e rregullores së fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme për komunitetin serb të Kosovës. Por asja kesja radhe fatkeqesisht palët nuk mund të kapërcenin dallimet e tyre në propozimet e tyre origjinale, Lehtësuesi i BE-së paraqiti ide mbi të cilat mund të bazohej një zgjidhje e përkohshme. Palet u pajtuan që diskutimet e mëtejshme do të bazohen në idetë e paraqitura nga BE-ja. Emisari i BE-së planifikon të ftojë Palët sërish në javët e ardhshme. Do rikthesoj se një zgjidhje e përkohshme duhet të arrihet pa vonesa, për cka duhet të negociohet për një zgjidhje e përhershme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit” ka thëne zëdhënësi i BE-së, Petër Stano, ne vazhdim të kesja bisede për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  

Lidhur me kandidaturën e  Kosovës për anetarësim në KE ne Strasbourg ne vazhdim z.Stano ka pohuar se  « Këshilli i Evropës luan një rol qendror në promovimin e vlerave themelore evropiane dhe standardeve të përbashkëta, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. I takon anëtarëve të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, përfshirë përbërjen e saj. Vërejmë se Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka shqyrtuar dhe miratuar së fundi draft opinionin statutor për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të përgatitur nga raportuesja, znj. Dora Bakoyannis. »

Pas largimit të diplomatit sllovak Mirosllav Lajcak nga funksioni i tij si ndemrjtesues i BE-së ne rpocesine  dioalgut te Bruklsleit mes Kosovës dhe Sebrisë,  se kush mund të jete pasardhësi i tij, dhe a mund te jete kandidat favorit ish-presidnti slloven Borut Pahor, në fund zëdhënsi  i BE-së z. Stano ka thënë se « Sa i përket emërimit të ambasadorëve të BE-së, ka parametra shumë të qartë: Procesi që çon në emërimin e një ambasadori është i brendshëm dhe jo publik, në përputhje me praktikën diplomatike ekzistuese. Procedura e vendosur për emërimin e ambasadorëve parashikon që pas miratimit të emrit nga kolegji, pra nga Komisioni Evropian, përfaqësuesi i lartë, në cilësinë e tij si autoritet i caktuar i fuqisë së emërimit, do të bëjë vendimet e tij për emërimet konkrete. Çdo ambasador i caktuar i BE-së duhet të marrë miratimin e vendit pritës si një parakusht për të ecur përpara me procedurën e dërgimit. Vetëm në fund të gjithë procedurës do të shpallim emrat dhe nominimet. Nuk ka asnjë ndryshim të afërt të drejtuesve në delegacionet tona në mbarë botën. Rotacioni i radhës i rregullt, i cili do të përfshijë shefat e delegacioneve dhe zëvendëskryetarët e delegacioneve, nuk është planifikuar për gjashtë muaj të tjerë, në shtator… »

Derniers articles