24.5 C
Berne
samedi 10/06/2023

Përmbytjet në Kosovë pa viktima, por me dëme te medha me qindra miliona euro. Diaspora shqiptare mobilizohet në Zvicër për ta ndihmuar vendlindjen

Prishtine, 21 janar -Keto 48 oret e fundit ne shume komunat te Kosoves te reshurat me ere te forte hsi dhe bore kane sjaktuar verishme te medha. Ne disa rajone lumenjt kane dalur nga shtarti, te cilat përmbytjet pa viktima, por kane shkaktuar dëme te medha ne keto dit ftofti te dimrit te vonuar. Ndihma e pare Kosoves ju eshte ofruar nga Shqiperia, ku qindra ushtare, me dhejtra kamion te mbushur me batanije, gjera ushqimore jane nisur ne drejtim te Prishtinës. Edhe mergimtaret nga Zvicra kane shprehur gatishmerine t’i ndihmoijne te prekurit nga keto vcershime,  njofton gazeat zvicerane në shqip Le Canton27.ch shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qëndruar në Istog për të parë nga afër përmbytjet që kanë ndodhur dje në këtë komunë pas vërshimeve të mëdha. Ai ka thënë se do të ndihmojnë familjet e prekura, pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara.

Kurti ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, me kamionët e saj ushtarak si dhe barka lundruese, po bën çdo gjë për të shpëtuar banorët dhe gjësendet e tyre elementare duke shtuar se Policia e Kosovës por edhe institucionet e tjera janë të angazhuara për ndihmë.

Ai ka folur pas vizitës që u ka bërë familjeve të evakuuara në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

Kurti: Do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

“Bashkë me kryetarin e komunës Ilir Feratin, me ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqin, erdhëm që t’i vizitojmë edhe dy familje të cilat janë evakuuar këtu në qendrën komunale të mjekësisë familjare. Bëhet fjalë për dy familje Jahaj, është Arton dhe Luljeta Jahaj me katër fëmijë dhe është Avdi dhe Floreta Jahaj me dy fëmijë, njëri prej të fëmijëve ndodhej me gjyshen por nuk ka të lënduar. Në këtë fatkeqësi kanë pasur fat ndërkaq Qeveria e Kosovës me të gjitha institucionet shtetërore do t’i ndihmojë e do t’i mbështesë mirëpo paraprakisht do të bëhet një vlerësim i këtyre dëmeve të shkaktuara dhe i nevojave që të vazhdojnë jetën normalisht”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se Podujeva, Mitrovica, Skenderaj, Klina, Istogu, Peja dhe Gjakova kanë përjetuar përmbytje të cilat ua kanë rënduar jetën banorëve të këtyre anëve.

Kosova po përballet me përmbytjet prej ditës së djeshme, të cilat kanë ndodhur si pasojë e vërshimeve.

Komuna me gjendjen me të rëndë është Skenderaj në të cilën është shpallur edhe gjendje emergjente.

Biznesmenët i bashkohen fondacionit të ish-presidentit te Kosovës z.Behgjet Pacollit për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet

Në disa komuna janë evakuuar njerëzit derisa shumë prona kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Biznesmenët i bashkohen fondacionit të ish-presidentit te Kosovës z.Behgjet Pacollit për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet. Ish-presidneit i Kosovës dhe Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për hapjen e një fondacioni pas vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në disa komuna të Kosovës. Edhe ne mergimtaret nga Zvicvra kane shprehur gatishmerine t’i ndihmoijne te prekurit nga keto vcershime,  njofton gazeat zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Pas angazhimeve për largimin e ujërave nga zonat më të goditura prej përmbytjeve, autoritetet komunale kanë krijuar Komisione ad-hoc për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve. Në Komunën e Skenderajt dhe në atë të Mitrovicës, përllogaritjet fillestare flasin për të paktën dhjetëra miliona euro dëme. E vlerësimi i saktë, në nivel të këtyre komunave, pritet të përcaktohet më së voni deri të dielën

Ministria e Punëve të Brendshme, sonte ka informuar se po vijon hapja e kanaleve për rrjedhje të ujit në zonat e Mitrovicës së Jugut dhe në komunat veriore, ku ka përmbytje.

Për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve spitalore, njësitë e zjarrfikësve, siç ka bërë të ditur MPB, kanë dërguar një autocisternë në Spitalin e Mitrovicës.

Nga vërshimet e ditëve të fundit në Komunën e Podujevës, dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive dhe infrastrukturë rrugore.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se sot ka vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në Komunën e Podujevës.

Pas angazhimeve për largimin e ujërave nga zonat më të goditura prej përmbytjeve, autoritetet komunale kanë krijuar Komisione ad-hoc për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve. Në Komunën e Skenderajt dhe në atë të Mitrovicës, përllogaritjet fillestare flasin për të paktën dhjetëra miliona euro dëme. E vlerësimi i saktë, në nivel të këtyre komunave, pritet të përcaktohet më së voni deri të dielën

Kati përdhes i shtëpisë së Hamdi Gecit nga Skenderaj, mbeti i mbuluar me baltë, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut të dy ditëve më parë.

Ai thotë se dëmet që iu shkaktuan janë të mëdha dhe se shkaku i lagështisë, ai bashkë me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes, është detyruar të qëndrojë vetëm në katin e dytë.

“Çdo gjë e ka shkatërruar, çka kemi pasur brenda. Si një familje që jeton aty, çdo send nuk është i vlefshëm më, që mundet të hyjë në punë. Tash duhet prej fillimit edhe një herë.

Njeri mezi po e bën këtë shtëpi me mund. Sa kohë po mundohet ta bëjë, e tash me një vërshim të ujit çdo gjë na ka çuar dëm. Nuk është për banim”, ka thënë Geci.

Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut pati edhe në Klinë të ulët. Vërshimet shkaktuan dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare edhe në këtë fshat të Skënderajt.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka bërë të ditur se ka përmbytje të tokave bujqësore, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

MPB ka apeluar te qytetarët për bashkëpunim me institucione, duke kontaktuar pa pagesë në numrat:

112 – Numri unik emergjent

192 – Policia e Kosovës

193 – Zjarrfikësit dhe

194 – Ndihma e shpejtë

Derniers articles

Ismajl Kadare: Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por të veprojne me shumë për shqiptaret e diskriminuar në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE - Prishtinë, 8 qershor -Shkrimtari yne i njohur me renome botërore, z.Ismajl Kadare po merr pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit...

Stano nga BE ja ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të tij për Kosovën. Brukseli i përgjigjet Ramës se « Falemnderit, por ne...

BE vlerëson kontributin e Shqipërisë, por për Asociacionin vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Lidhur me përgatitjen e draft-statutit për Bashkimin e...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në Prishtinë: Ështe e drejtë e Kosovës që të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë veriun si...

Prishtinë, 9 Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ne bisede me redaktorin per marëdhënie nderkombëtare te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë...

Nefail Maliqi: Me Vokrrin ne seline e UEFA-s, punuam bashk me vite te tera derisa ja arritem qellimit. Ai mbetet ambasador i futbollit kombetar...

Para pese vitesh (3 maj 2016) gazetari yne Nefail Maliqi kumton lajmin i pari nga selia e UEFAs, rrespektvisht nga Asambleja e Pergjtishme e...

Pas terrorit në Serbi kundër fëmijeve, vazhdon në Francë. Terroristi me kryq n’qafe Abdalmasih H. bërtiti « Në emër të Jezu Krishtit », pasi masakroi fëmijet...

Gjeneve, 9  qershor -Katër fëmijë, në veçanti, u plagosën me thikë gjatë një sulmi, të enjten, 8 qershor, në Annecy (Haute-Savoie). Pas terrorin kunder...