15.4 C
Berne
dimanche 4/06/2023

Përleshje në aeroportin e Prishtinës për shkak anulimit te aeroplanëve. Policia kosovare arreston një person

Prishtinë, 1 janar –Nuk janë raster e rralla kur ne Aeroportin e Prishines vonohen, shtyhen apo aunulohen terësisht fluturmmet e aeroplaneve, qe shpesh keto raste kanë përfunduar me incidente dhe e përleshje fizike apo sulme. Nje rast i tille ka ndodhur dje ne Aereportin  « Adem Jashari  » ne Prishtinë.   njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Me konkretisht, sipas burimev nga policia, zyrtarët që kujdesen për rendin dhe sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë sulmuar gjatë ditës së djeshme nga një qytetar. Media ka publikuar pamjet e këtij momenti, që u bënë virale, teksa motivi i rastit nuk dihej. Mësohet se i dyshuari tashmë ndodhet në mbajtje dhe është zbuluar arsyeja që e shtyri të njëjtin t’iu vërsulej zyrtarëve në aeroport.

Siç mësohet i dyshuari M.J., 42-vjeçar, fillimisht ishte përplasur  me sigurimin e aeroportit, e më pas edhe iu vërsul një rreshteri policor, në shenjë mllefi për shkak të anulimit të udhëtimit nga agjencia ku e kishte blerë biletën për Gjermani, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ky rast ka ndodhur në hyrje të aeroportit, derisa shumë qytetarë të tjerë po prisnin në rend, i njëjti fillimisht ka çmontuar shenjueset që të qojnë drejt sporteleve, duke tentuar që me njërën prej tyre të thyejë një nga sportelet e aeroportit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sigurimit të Aeroportit, por që qytetari në fjalë ka rezistuar edhe ndaj tij, duke tentuar ta sulmojë edhe atë.n Në vendin e ngjarjes ka dalë pas pake edhe Policia, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij.

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...