Në vazhdim, ne pikën e tretë me radhë, në dokumentin që ka siguruar ngha Le canton27.ch ata kërkojnë edhe “përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbë në Kosovë”

“Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesit politikë e institucional shqiptarë, trasnmeton gazeta zvicerane ne sqhip Le Canton27.ch

Në dokumentin që ka siguruar Le Canton27.ch , në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Deklarata e liderhspit shqiptare nga Lugina përmbanë gjithsejtë shtatë pika në të cilat kërkohen të drejtat e shqiptarve që të jenë të barabarta sikurse të serbëve sipas planit evropian

Kjo deklaratë është nënshkruar nga përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave të Luginës së Preshevës, deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional shqiptar, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa, këshilltari i Komunës së Medvegjës, Femi Beja.

E njëjta nuk është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi dhe kryetari i LPD-së dhe nënkryetar i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu.