16 C
Berne
dimanche 1/10/2023

Përfaqësuesit e mediave zvicerane dhe boterore vizituan FSK-në

Photo: Pierre-Michel Virot

Prishtine, 9 shkurt -Komanda e Gardës Kombëtare në Pomozotin, u vizitua sot nga ekipi i gazetarëve ndërkombëtarë nga Gjeneva (APES) përfaqësues të mediave botërore të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë me rastin e 15-vjetorit te pavarrsise se Kosoves, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Gazetarët u mirëpritën nga Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, ushtrues detyre i Shefit të Shtabit, kolonel Ejup Maqedonci si dhe oficerë të FSK-së.

Peut être une image de 2 personnes et personnes deboutPara të pranishmëve fjalën e mori zëvendës ministri i Mbrojtjes z. Syla, i cili pasi u uroi mirëseardhje, i njoftoi me misionin e FSK-së ku theksoi “Kosova është një vend i vogël, me ushtri të vogël, por ushtria e jonë është e trajnuar mirë dhe e pajisur me standarde të NATO-s. Ne nuk jemi kërcenim për askënd, por mund të ndihmojmë çdokënd”.

Të pranishmit i përshëndeti edhe nikoqiri gjeneral Naim Haziri, i cili i falënderoj për vizitën në Kazermën “Evropianet e Rinj” dhe i njoftoi se Komanda të cilën ai udhëheq ka kapacitetet e plota operacionale për Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile.

Më pas gjeneral Haziri radhën i’a la kolonel Maqedoncit për t’i informuar në detaje me misionin, detyrat, sfidat dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kolonel Maqedonci para gazetarëve prezantoi partneritetin që FSK-ja ka me aleatët dhe misionet paqësore në të cilat FSK-ja mori pjesë, duke veçuar operacionin e Kërkim Shpëtimit në Republikën e Turqisë ku momentalisht operojnë trupat tanë.

Gjatë kësaj vizite ekipi i gazetarëve patë mundësinë që të njoftohet edhe me detyrat e Kompanisë së Deminimit, Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit dhe të shohin nga afër kushtet në të cilat veprojnë dhe trajnohen pjesëtarët e FSK-së dhe ata ndërkombëtarë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që ekipi ndërkombëtare i gazetarëve të njoftohen me misionin, detyrat dhe kapacitetet e Ushtrisë së Kosovës, të cilat janë në dispozicion të paqes dhe sigurisë në botë.

Aucune description disponible.

Derniers articles

Nese nuk na besoni neve…Atëherë lexoni dhe besoni mediave boterore. Ja se çfarë shkruan gazeta gjermane per Edi Ramen..

Berne, 1 tetor /Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasë Serbia që prej kohës së Nikolla Pashiq! FAZ:...

Mediat zvicerane: Vazhdon terrori nga manastiret serbe, dje ne Kosovë, sot ne Serbi…Një krijesë misterioze me hiram të zi në një manastir, që...

Berne, 1 tetor -Nje video  me rrjete sociale ka tmerrusr qytetaret ne Serbi, ku verejet nje krijese misterioze po shkaktob frikë dhe terror në Serbi,...

Kisha te Manastiri serbe ne Banjska dikur ishte xhami. Ja cili hoxhë shërbente aty!

Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e...

Mergimtaret ne Zvicer bënë homazhe për nder të heroit te sovranitetit, policit Afrim Bunjakut

Berne 30 shtator -Dje dhe sot edhe ne Zvicer gati ne gjitha kantonet dhe qendrat  ku veprojne institucionet e Republikes se Kosoves mergimtaret tane...

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...