3.6 C
Berne
samedi 9/12/2023

Përçarja që bën Kadare nuk është mision, por vesi i tij!

Prof.Dr. Enver Bytyçi

Ismail Kadare thotë se “Nuk e kuptoj ku është problemi me marrëveshjen për emigrantët” që kryeministri i Shqipërisë, Rama, dhe kryeministrja italiane, Meloni, nënshkruan para tri ditësh. Kështu shkruan gazeta “La Stampa”! Madje thotë se “nuk i interesojnë lojërat për pushtet”! Ndërkaq shkrimtari i oborrit thotë gjithashtu se “nuk i kuptoj ata që kundërshtojnë këtë marrëveshje”!
Pra shkrimtari Ismail Kadare nuk heq dorë nga marrëdhënia e ngushtë me pushtetet autoritare dhe totalitare. Ai, edhe në këtë rast, iu kundërvu qëndrimeve të opozitës ndaj marrëveshjes Rama-Meloni dhe mbrojti autokratin më të egër në historinë e shtetit shqiptar, pas diktatorit Hoxha. E mbrojti kleptokratin Rama, sepse Kadare nuk di ndryshe, nuk mendon dot ndryshe, nuk bën dot ndryshe!

Kundërshtimin e opozitës e ka emërtuar “lojë politike”! Ndërsa marrëveshjen unikale të Edi Ramës e konsideron si “humane”, pra jo një lojë të tij politike për të zgjatur pafundësisht sundimin e tij mizor në majën e pushtetit të Tiranës me ndihmën e Melonëve majtas e djathtas! Ndërkaq të gjitha “argumentet” që Ismail Kadare ka përdorur për gazetën italiane “La Skampa” janë përsëritje papallgaçe e propagandës së Edi Ramës.

Për Kadarenë, Edi Rama dhe llumi i tij tashmë prapa hekurave e në pritje për atje, përbëjnë “progresiven”, “të mirën” e këtij vendi. Ndërsa ne që duam miqësi me Italinë e këdo tjetër, duke këmbngulur në interesat tona, qenkemi “e keqja”, “regresi”! Mendja e mbrapshtë e Kadaresë është shumë krijuese edhe në deklarata të tjera përçarëse!

Kadare me atë deklaratë vetëm se i hodhi benzinë zjarrit të dasive në vendin tonë! Dhe shkrimtarët e mëdhenj kurrë nuk angazhohen në ndarje e përçarje të kombit të tyre! Edhe se ai shkruan me talent të pazakontë, mbetet ende në moshën 87 vjeçare një përçarës i madh i shqiptarëve, në “miq e armiq” të Italisë, në “miq dhe armiq” të krishterimit, “në miq dhe armiq” të diktaturave! Në këtë moshë Marksi e Lenini do ta kishin zbutur doktrinën e tyre. Ndërsa Kadare ende vazhdon të mbrojë oborret e diktaturave si në kohën e qoftë largut!

Sinqerisht kisha një dilemë deri sot për atë që përfaqëson Kadare, duke anuar nga pozitivja. Por fallsiteti i tij të zhgënjen. Ai e di më mirë se unë se cilat janë rreziqet e asaj marrëveshjeje dhe sërishmi e mbron atë. Sepse vazhdon të mbështetë mbrapshtinë shqiptare. Ndërkohë që në këtë rast u jap përgjigje shumë pyetjeve që kisha atë natë tetori, kur Macron e dha Kadaresë dekoratën më të lartë franceze! Megjithatë përçarja që na bën Kadare nuk është mision, është vesi i tij!

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...