11.3 C
Berne
vendredi 24/03/2023

Pejë, Prokuroria: Kandidati i PDK dhe viktima tjetër vranë njëri-tjetrin

RTK jep lajmin nga Peja: Zgjedhjet serish pergjaken, por kësaj radhe mes anetareve te nje partie. Vriten anetaret e PDK-se mes veti… Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Pejë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Viktimat janë Astrit Ademaj, kandidat nga PDK për Kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i të njëjtës parti Deçan.

Për këtë ngjarje tragjike ka dhënë prononcimpër RTK edhe Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës.

“Sonte rreth orës 20:20 afër Shkollës Ekonomike në Pejë është dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Nga atje na kanë informuar se dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë njësitet e policisë bashkë me prokurorin e shtetit”.

Ndërkaq , për të këtë ngjarje ka dhënë deklaratë edhe Shkodran Nikçi, zëdhënës nga Prokuroria në Pejë.

“Çka mundem me konfirmu është që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri dy persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokurorja kujdestare dhe njësitë e tjera hetimore policore relevante që po merren me rastin”, deklaroi Nikçi.

 

 

Derniers articles

Shefqet Krasniqi e përkrah Zelensky-n: Rusët janë të pafe, Zoti e çliroftë atë vend

Imami i njohur Shefqet Krasniqi, në emisionin “Studio A” në ATV, tha se është impresionuar nga urimi për muajin e Ramazanit nga presidenti i...

Presidenti i Amerikës Joe Biden uron myslimanët ne mabre botën muajin e shenjët të Ramazanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar komunitetin mysliman në ShBA dhe në mbarë botën me rastin e fillimit të muajit...

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...