20.3 C
Berne
jeudi 28/09/2023

‘Patriotët’ që nuk reaguan kur politikanët u përqafuan me fëmijët e tyre me Ivica Daçiqin, sot i reagojnë Kosovës për ‘bllokimin’ e Serbisë!

Tashmë kanë kaluar vite të tëra që shqiptarët në Preshevë, janë duke u përballur me jetë a vdekje.

Rreziku se mund të vriten është i njëjtë me rrezikun që kemi kaluar në Kosovë, në vitet e 80-ta dhe 90-ta.

Secili shqiptarë në Luginë, përballet me këtë rrezik. Ata mund të vriten dhe askush mos të jap përgjegjësi.

Në të njëjtën kohë, shqiptarëte e Kosovës, politikanët shqiptarë që biseduan me vite të tëra me palën serbe në Bruksel, konkretisht biseduan me disa prej shumë kriminelëve serb, Ivica Daçiqin dhe Aleksandër Vuçiqin, askush prej tyre nuk u kujtua të diskutoi të pakten njëherë për shqiptarët në Luginë.

Tash, kur në Qeverinë e Kosovës, kemi një ndryshim si në dialog, ashtu edhe në politikat ditore, ‘patriotat’ kanë gjetur ngushëllim për shqiptarët në Preshevë.

Të njëjtit po pretendojnë se me vendimin e djeshëm të Qeverisë, për ndalimin e veturave me targa serbe në Kosovë, më shumë janë dëmtuar shqiptarët në Kosovën Lindore, sesa vet serbët apo edhe Serbia?

Këta po harrojnë se veriu i Kosovës është mbi 95% serbë.

Të nëjtit nuk po duan të shohin, e as të flasin realitetin në të cilin ndodhemi.

Pse nuk reaguan asnjëherë, apo nuk kërkuan nga ‘miqtë’ e tyre politikanë, që disa ishin komandantë të shquar, gjithnjë sipas tyre, e disa të tjerë, bossa si për nga bizneset e tyre, ashtu edhe për nga fuqia, që të bëjnë diçka më shumë për shqiptarët në Preshëvë?

Pse këta ‘patriota’ nuk kërkuan nga politikanët, pra nga ata që ua rritën fuqinë edhe këtyre si me pasuri, ashtu edhe me poste të larta si shtetërore, si në pozita të tjera mediale vetëm e vetëm që të mbrojnë interesin e tyre, nuk kërkuan të paktën njëherë që në dialogun e Brukselit të flasin, madje edhe të kushtëzojnë Serbinë se çfarëdo kërkesë që bëjnë ata për serbët në Kosovë, të realizojnë edhe për shqiptarët në Serbi?

Cila ishte arsyeja e mosragimit të tyre?

A nuk guxuan të kërkojnë diçka të tillë nga ‘shefat’ e tyre, apo nuk kanë qenë të interesuar kurrë për këta shqiptarë, pasi që çdo kushtëzim, ka pas mundësi të iu kushtojnë me miliona euro humbjë!

E si është e mundur kjo?

Natyrisht, pasi që një pjesë e madhe e politikanëve, janë pasuruar me krim të organizuar dhe kontrabandë në bashkëpunim me kriminelët serbë në veri!

Kjo është një prej shumë arsyeve që sot kanë ngritur pallate në Kosovë, kanë ble toka të shtetit me nga 1 euro arin, kanë shitur prap tokat e shtetit me vlerë marramendëse, kanë kapur sistemin e drejtësië për të pas mundësi ‘manovrimi’ për dallavere e keqëpërdorime të pozitave shtetërore, e këta ‘patriotët’ që sot po qesin lot ‘krokodili’ kinse për shqiptarët në Preshevë, atëbotë, pra atëbotë kur shefat e tyre ishin në pozita nuk reaguan asnjëherë!

Mirëpo, çdo fillim ka një mbarim!

Ashtu shefat e tyre mbaruan së punuari për Kosovën, tash do të mbarojnë edhe këta!

Është paradoks të mos e përshëndetësh një vendim të Qeverisë së Kosovës, i cili i shkon në interes shtetit, qytetarit dhe kombit shqiptar!

A mos kjo, po i pengon shumë këta ‘patriotët’ tanë!

Mund të ndodh edhe kjo!

Pra, nuk ka befasi më!

Këta po i pengon edhe kur familjarët po kërkojnë të del e vërteta edhe për vrasjet e familjarëve të tyre, vrasje këto në tradhti, disa në luftë, e shumë vrasje të tjera paslufte!

Madje, kaq aq guxim sa t’i etiketojnë edhe si bashkëpunëtorë të Serbisë!

E pse po ndodh kjo?

Sepse dikush ka duart e përlyera me gjak!

E po, kot nuk thonë se gjaku kurrë nuk mbetët i pazbuluar!

Herdokur urdhërdhënësi dhe vrasësi do të gjykohet e dënohet para drejtësisë, qoftë kjo vendore qoftë ndërkombëtare!

Këta ‘patriotë’ më shumë ia qajnë hallin se çfarë po bën Serbia matan kufirit, sesa Kosovës ku jetojnë edhe vet! Hipokrizi! Nehat Shaqiri (B.S)

Derniers articles

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Zvicra nuk duket aq e urte, nuk eshte duke ndejur “rehat”. Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicër

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...

Aktakuze e re nga Haga per pesë serbe, ne mesin e tyre edhe krimineli Vojisllav Sheshel

Hage, 27 shtator -Sa na ka arritur nje lajm nga Haga. Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar nga burimet e saja, se...

Gazetari nderkombëtar nga Gjeneva: Albin Kurtin duhet me que n’Hage, me dënuar 20 vjet burg!

Bernë, 27 shtator -Pas aksonit te fundit te kriminelve dhe terroristeve serbe te strehuar ne nje kishe ne Kosovë pasuan mbeshtetjet nga komuniteit nderkombërtar...

Behgjet Pacolli i del në krah Albin Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë

Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin Albin Kurti sa i përket situatës në veri. Ai ka thënë se është...