2.2 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Pas shpalljes se rezultateve te KQZ: Kandidati i VV fiton zgedhjet në Podujevë, kandidat i Agim Veliut te shpija

KQZ ka njoftuar se nga 100% të votave të numëruara, Shpejtim Bulliqi nga VV-ja ka fituar Podujevën pa balotazh.

Këto janë rezultatet: Vetëvendosje – 51.6%, LDK-ja – 36%, PDK-ja – 12.4

Rezultatet e para nga KQZ-ja, thonë se janë numëruar 90% të votave në Podujevë. Nga kjo përqindje, Shpejtim Bulliqi deri më tani ka 50.06%, e pasuar nga LDK-ja me rreth 36%.

Kurti nga Podujeva: Kjo fitore është referendum. Komunen e Podujeves nuk e muarme ne , por ja kthyem juve!

Kurti e Bulliqi: Me qeverisjen e Vetëvendosjes në Podujevë s'do të ketë punësime me libreza partiake - KOHA.netAlbin Kurti nga Podujeva e ka uruar fituesin e zgjedhjeve në këtë komunë, Shpejtim Bulliqin.

Kurti ka thënë se sot nuk ka fituar Bulliqi, por qytetarët e kësaj komune. Lideri i Vetëvendosjes e ka vlerësuar si fitore referendumi triumfin e Bulliqit.

“I dashuri kryetar i ri i komunës, Shpejtim Bulliqi, të dashur aktivistë të Vetëvendosjes, sonte ka fituar Podujeva, qytetari i saj, i cili fitoi vendosi për Bulliqin kryetar të ri. Këtu po fillon Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja e mirë.

Kjo nuk është zgjedhje, kjo që ka ndodhur sonte është referendum. Jo vetëm sonte, por edhe në ardhmen do ketë referendume. Do ketë referendum sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen.

Ju falënderoj të gjithë juve dhe gjithë ata që janë në shtëpi të tjerët. Nuk ka fituar Shpejtimi, por keni fituar ju. Ne nuk po e marrim komunën, por po ua kthejmë juve komunën” ka thënë Kurti në Podujevë.

Pas mbylljes së vendvotimeve në Komunën e Podujevës si dhe në Mitrovicën veriore KQZ ka mbajtur konferencë për media, në të cilën Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi se procesi zgjedhor në të dy komunat është zhvilluar pa probleme.

Ajo theksoi se në Podujevë kanë votuar 40.51% e votueseve,

Daka theksoi se që nga ora 19:00 ka filluar afati për të paraqitur ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me zhvillimet në vendvotime gjatë ditës së sotme.

“Ju njoftoj se procesi i votimit në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut është përmbyllur.Ju njoftoj se duke u bazuar në të dhënat të cilat i kemi pranuar nga terreni, procesi i sotëm zgjedhor në këto dy komuna është zhvilluar pa probleme. Këtë e tregon më së miri edhe numri i vogël i rasteve që janë paraqitur në Dhomën Operative të KQZ-së, vetëm 6 gjatë gjithë ditës, e të cilat janë raste që nuk cënojnë integritetin e zgjedhjeve.

Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, në procesin e sotëm zgjedhor kanë votuar 40.51% e votuesve 35 mijë e 400 nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 40 mijë e 162 votues apo 47.7%. Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, kanë votuar 39.14% e votuesve apo 9 mijë e 124 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre.

Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 8 mijë e 269 votues apo 37.9%. Në fund, më lejoni që të falënderoj qytetarët e këtyre komunave, të cilët në rrethana të jashtëzakonshme në kohë pandemie, morën pjesë në votime dhe ndihmuan KQZ-në në zbatimin e masave mbrojtëse të institucioneve shëndetësore”, tha Daka.

Tutje ajo shtoi se në emër të KQZ-së, falënderoj Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, që gjatë gjithë ditës luajtën rolin e tyre të pazëvendësueshëm në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, falënderojmë edhe anëtarët e Këshillave të Vendvotimit për punën e treguar deri më tani si dhe kërkoj nga ta që të respektojnë ligjin dhe procedurat gjatë fazës në vazhdim: numërimin e fletëvotimeve dhe përmbylljen e procedurave të parapara. Krejt në fund, falënderoj të gjitha mediat që pasqyqruan procesin e sotëm zgjedhor dhe gazetarët që vizituan kaq shumë qendra të votimit dhe sollën atmosferën e qetë të këtij procesi zgjedhor. Ju njoftoj se konferenca e radhës do të mbahet sapo të pranojmë rezultatet preliminare nga këto komuna dhe do t’iu njoftojmë përmes zëdhënësit. Ndërsa, nga ora 19:00 ka filluar afati për të paraqitur ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me zhvillimet në vendvotime gjatë ditës së sotme”përfundoi ajo.

Derniers articles

Liberalizimi i vizave / Shkuan tre muaj, mijëra kosovarë po kthehen në vendlindje. Falemnderit mirgimtarë për mikëpritje!

Bernë, 28 mars - Liberalizimi i vizave për Kosoven nga janari i ketij viti kishte gezuar shume qytetarët kosvarë, te cilet patën rastin te...

Ekspertja e OKB-së: Izraeli kreu gjenocid në Gaza dhe jam kërcënuar për raportin!

Gjenevë/UN, 27 mars -Një eksperte e Kombeve të Bashkuara e cila publikoi një raport që thoshte se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza gjatë...

Kosova Kalon / Një lajm i mire nga Strasbourgu rreth Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Strasbourg, 27 mars -Sapo është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës. Ky opinion rekomandon anëtarësimin...

Serbët 27 marsin e bëjnë 1 prill: “Vuçiç ka vdekur”, policia në Beograd nis hetimet pas njoftimit

Bernë, 27 mars -Presidneti serb Aleksander Vucic ështe kercnuar sot me "Njoftimin" për vdekjes e tij, që ehste postuar në rr ejte sociale. Duket...

Ndryshime të skajshme të motit në Zvicër/ Nga kohë vere bëhet dimër, bora mbulon vendin

Lugano, 27 mars -Ne disa rajone te Zvicrës ende nuk mund te thuhet se jemi në Pranverë as ne prag të verës. Edhe pse...