1 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Pas nje muaji te mbylljes së shkollave, diaspora shqiptare në Zvicër dhe vendet të tjera evropiane kërkojne ndërprerjen e grevës në Kosovë!

Bernë, 29 shtator -Izolimi shtëpiak i femijëve pas mbyllje së padrejtë e të gjitha shkollave në Republikën e Kosovës në emër të „një greve gjëja për përmirësimin e kushteve“ me vendimin e sindikatës së shkollave (SBAShK) është një akt i padrejtë dhe i papërgjegjshëm, ku u abuzua me fmijet duiek ju humbur mbi nje milion ore mesimi, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar nje apeli te diaspora shqiptare në Zvicër dhe vendet të tjera evropiane per të ndërprerejne grevën në Kosovë!

-Letër e hapur drejtuar të gjitha institucioneve përgjegjëse, në veçanti Kryeministrit z. Albin Kurti, për ndërprerjen e menjëhershme të grevës në gjithë Republikën e Kosovës!

-Shumica e këtyre që na kanë thirrur janë votues të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit. E thonë hapur opozitën nuk e votojmë më kurrë, por nëse edhe ju nuk bëni zgjidhje do të futeni në të njëjtin grup!… Kosova është jeta jonë!

Shumë i nderuari z. Kryeministër Albin Kurti!

Mbyllja e padrejtë e të gjitha shkollave në Republikën e Kosovës në emër të „një greve gjëja për përmirësimin e kushteve“ me vendimin e sindikatës së shkollave (SBAShK) është një akt i padrejtë dhe i papërgjegjshëm pa marrë parasysh nivelin e arsyeshmërisë! Por tani, kur po bëhet një muaj dhe ende nuk ka kurfarë zgjedhje alternative gjërat kanë kaluar në neveri! Nuk duam të komentojmë më tepër për udhëheqjen e sindikatës „e sinkronizuar“ me shumicën e ashtuquajtur „opozitë“, e cila hapur po solidarizohen me Beogradin, që hë për hë është e vetmja politikë që po vjen nga andej, që Kosovën e dëshiron të destabilizuar me të gjitha mjetet përfshirë këtu edhe „me elementet e brendshëm“, siç është rasti konkret, me „lojtarët sindikalistë“!

I nderuari z Kryeministër Kurti, nesër ose pasnesër dikujt nga lojtarët „që përfaqësojnë faqen e zezë“ mund t’iu tekët edhe për ndonjë sabotim të ndonjë institucioni, me mjete tjera, siç ju ka tekur tani lojtarit dhe krye sindikalistit Jashari! Dhe çfarë duhet të bëjë shteti, konkretisht Qeveria Kurti? Po ne qytetarët çfarë duhet të bëjmë? Detyrë e kujt është ta pastrojë çdo mbeturinë që bllokon institucionet?… Në këtë rast po bëhet bllokimi i shkollave!

Kërkojmë nga ju z. Kryeministër Kurti të bëni një zgjedhje urgjente, maksimalisht të pranueshme që të jetësohet procesi arsimor në praktikë!

Jemi gati për mbështetje me të gjitha resurset që kemi!

1. Nëse Qeveria Kurti, aprovon ndonjë vendim për mësimdhënës të pranueshëm

që bën zgjedhje ne do ta mbështesim.

a). Jemi po ashtu të vetëdijshëm se edhe të gjithë mësimdhënësit nuk janë pa përgjegjësi ligjore që ta sabotojnë pa mbarim procesin arsimor.

2. Janë të shumtë mërgimtarët që gjatë komunikimit kur flasim për ndërprerjen e grevës e thonë hapur se shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës e marrin rrogën duke shkelur ligjin, pasi në shumë raste në momentin e votimit, ata nuk janë në sallë, dhe kjo quhet sabotim, pavarësisht se janë deputetë të pozitës.

3. Ne kemi votuar për ndryshim, por në vend të ndryshimit po shijojmë (shpeshherë) sabotime, dhe mosfunksionim të institucioneve, ose po përjetojmë shumë sjellje njëjtë sikur qeveritë e kaluara!

Mbetemi me shpresë se thirrja jonë do të ndikojë në ndërhyrje sa më të shpejtë që në Kosovën tonë një orë e më parë të ndërpritet greva dhe të filloi procesi i arsimit në gjithë Republikën e Kosovës. Kosova na ka gati kurdoherë, kudo që e kërkon nevoja! / Safet Sadiku

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...