4.2 C
Berne
mardi 23/04/2024

Behgjet Pacolli: Qeveria ka bërë mirë me vendosjen e reciprocitetit në dokumentet e identifikimit dhe për targat, e drejtë kjo sovrane e Kosovës!

Prishtinë, 4 gusht -Ish-presidenti i Republikes dhe ish-shefi i doplomacise kosovare z.Behgjet Pacolli për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka vleresuar zhvillimet e fundit ne Veri te Kosovës sipas të cilit « Vendosja e reciprocitetit në dokumentet e identifikimit dhe vendimi për targa është e drejtë sovrane e Kosovës dhe obligim që del nga marrëveshjet e Brukselit. Këtu nuk ka asgjë për të diskutuar, qeveria ka bërë mirë që ka vendosur t’i zbatojë këto vendime. Nëse do të bëhet më 1 gusht apo 1 shtator nuk luan shumë rol, është e rëndësishme që të jetë një veprim i drejtë dhe i koordinuar me aleatët e Kosovës…

Pacolli kërkon ndaljen e dialogut teknik, “Beogradi e ktheu në dialog me barrikada”

« Ajo që më shqetëson më shumë është se dialogu i Brukselit është një proces që më shumë i ngjan pacientit të vdekur se çdo gjë tjetër dhe se ky proces nga Beogradi po kthehet në një dialog me barrikadat që po ngrihen nga strukturat paralele që janë kriminale në vetvete… » ka shtuar lideri i AKR-së z.Pacolli

Ne vazhdim te kesaj bisede per gazeten zvicerane Le Canton27.ch « Këtu shoh pafuqinë e diplomacisë evropiane, e cila nuk është në gjendje të luajë as rolin e saj për të interpretuar marrëveshjet që ka lehtësuar. Për këtë është shumë e nevojshme të kërkohet ndërmjetësimi amerikan sepse dialogu po dështon në Bruksel.. »

« Gjëja e fundit që e shoh të rëndësishme është ndalja e dialogut teknik dhe fillimi i dialogut për marrëveshjen përfundimtare për njohje dhe që Kosova të paraqesë ofertën e saj se si e sheh këtë marrëveshje, si duhet të duket Asociacioni në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kryejnë disa detyra si Manastiri i Deçanit, që është obligim ligjor për Kosovën. Duke bërë këtë ne ndihmojmë aleatët tanë… » ka thëne ne fund z.Pacolli

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...