0.5 C
Berne
samedi 10/12/2022

Pacolli i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes: Unë i kam sjellë mbi 40 njohje, e ju, asnjë

Prishtine, 4 tetor -Ish-presidenti i Kosovës, Begjet Pacolli, ka reaguar pas video-s të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilën ai e ka cilësuar si skandaloze.

“E shoh veten në një video skandaloze të publikuar nga partia më e madhe e Kosovës, partia që sot qeverisë Kosovën tonë. Në atë video jam quajtur shkatërruesi. Jo, zotërinj, shkatërruesit jeni ju që vetëm konsumoni paranë e taksapaguesve e në këtë rast edhe paratë e mia”, ka është kundër përgjigjur Pacolli.

Ndërkohë ai i ka pyetur se çfarë ka bërë LVV-ja për Kosovën?

Sipas Pacollit, ai ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë ndërsa LVV-ja jo.

“Unë kam promovuar vendin në tërë botën, i kam sjellë mbi 40 njohje, e ju, asnjë …”.

Më tej ai ka treguar se si ka  ndërtuar dhe dhuruar universitete, shkolla, ndërtesa e shumëçka, e sipas tij LVV-ja nuk ka bërë asgjë.

“Kam rindërtuar me shije, hapësirat në ndërtesat ku ju edhe sot punoni (Parlamentin, presidencën, ministrinë e punëve të jashtme e shumëçka, e ju jo që nuk i keni ndërtuar apo mirëmbajtur, por jeni përpjekur edhe ti shkatërroni”, ka shtuar ai.

Ndërkohë ai ka treguar se i ka ndihmuar qytetarët në nevojë duke dhuruar miliona euro për ta dhe ai “nuk i kam shfrytëzuar sikurse i LVV-ja shfrytëzoni ata njerëz”.

“Unë kam krijuar ekzistencë financiare për mbi 60.000 qytetarë të Kosovës që nga koha nga kur ju ende nuk keni ekzistuar”, ka theksuar Pacolli.

Sipas Pacollit është turp që për dy vite Qeveria e Kurti II, nuk i ka realizuar pritjet e tija, ku ka thënë, “Unë shpresova dhe besova se ju do të punoni për Kosovën dhe unë ju votova, sepse mendova se e meritoni votën time”.

“Këto dy vite Kosova po degradohet në çdo aspekt, infrastruktura, ambienti e çdo gjë tjetër që ka nevojë për dorën e njeriut të cilën ju nuk jeni në gjendje të jepni. Deri tani vetëm keni sharë e fyer e nëse vazhdoni kështu nuk di si do të duket Kosova…”, ka thënë ai.

 

Derniers articles

Policia belge arreston për korrupsion nënpresidentja e Parlamentit Europian, grekja Eva Kaili

Bruksel 9 dhjetor  -Eurodeputetja greke Eva Kaili u arrestua sot nga policia belge sr bashku me katër persona të tjerë, si pjesë e një...

‘E kujt është Gazeta Express dhe Televizioni T7?’

Shkruan: Ali Sh. Mehmeti “Muajve të fundit është përfolur se Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë shitur dhe se Berat Buzhala nuk do të jetë...

NATO, Stoltenberg paralajmëron për rrezikun e përhapjes së konfliktit

Bruksel, 9 dhjjtor -Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrohen...

Zvicra në Katar, një angazhim brenda dhe jashtë fushës

Që nga viti 1950, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut festohet më 10 dhjetor. Dhe për shkak se Zvicra është e përkushtuar për...

Bernë, Këshilli Federal prezanton draft raportin për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe BE

Bernë, 9 dhejtor -Në mbledhjen e 9 dhjetorit, Këshilli Federal shqyrtoi draft-raportin “Gjendja aktuale e marrëdhënieve ndërmjet Zvicrës dhe BE-së”. Në këtë raport (Le...