1.2 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Ora 19:30, shuni se po flet Alketa! Kush është spikerja, bukuroshja e RTK-së e cila cdo ditë len « rendez-vous » me miliona shqiptare, që kanë sy e veshë kah ajo!

Alketa Gashi-Fazliu,prezantuese e programit të mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, njëheresh prezanton edicionet e lajmeve kryesore në televizionin publik-RTK
Bernë, 12 maj  -Nuk di a ka nevoje ta prezentojme apo jo  Alketa Gashi-Fazliun, kolegen tone, spikeren e juaj e cila cdo dite ne oren 19:30 milion shqiptare sy e vesh i kanë nga ajo! Gazeta zvicerane Le Canton27.ch kesaj radhe me rastin e Dites Nderkombetare te Press-it ka zgjedhur per interviste një kolege. Pse e bëmë kete interviste me një gazetare? Thjesht, për « inat », sepse ne gazetarët i qesim n’gazetë apo në ekrane tv dynjanë e askush nuk shkruan për ne, aq më teper kur disa gazetare e meritojne siq eshte Alketa jone e RTK-së. Pra, Alketa Gashi-Fazliu, Master në shkenca dhe diplomaci  është prezantuese e programit të mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, njëheresh prezanton edicionet e lajmeve kryesore në televizionin publik-RTK. Jo vetem kaq, ajo eshte edhe publiciste, autore e shume botimeve, ajo është edhe shkrimtare dhe humaniste. Parasegjithash, ajo ështe nanë e mire dhe kolege e dashur!
Alketa Gashi-Fazliu kolegut në Gjenevë: Tash e tutje jo vetem mirmengjes Kosovë, por mirmengjes edhe diasporë!
  • E nderuar kolege, fillimisht mund te na thoni qe kur merreni me shkrime dhe si ju lindi ideja te jeni spikete tv?

ALKETA: Letërsia dhe unë kemi një jetë që bashkëjetojmë! Qëkur kam mësuar shkronjat dhe leximin, prej atëherë kam filluar edhe shkrimet e para! Natyrisht gjithë kësaj i ka dhënë frymë mami im duke më mbjellë dëshirën vazhdueshëm për të shkruar! Ajo gjithmonë më thoshte se kur të vjen vargu hidhe në letër sepse frymëzimi është momantal! Ajo ka qenë redaktorja e teksteve të mia në fillimet e mia letrare por edhe frymëzuesja kryesore që unë t’i rrekem seriozisht letërsisë! Ndërsa ideja për folëse në televizion erdhi përafërsisht në atë kohë,si fëmijë dhe nuk ndryshoi kurrë kjo dëshirë derisa u bë realitet disa vite më vonë! Menjëherë pas luftës së Kosovës,në 1999 jam kyç në media dhe prej atëherë s’jam shkëputur asnjëherë!

  • Kur jemi tek krijimtaria, mund te thoni dic me shume rreth publikimeve tuaja dhe cfare tematike shtjelloni ne to?

ALKETA: Librin e parë e kam botuar kur isha në klasën e pestë dhe erdhi në bashkëautorësi me vëllain tim Albesianin( që gjithashtu shkruan shumë bukur)! Ishte viti 1997-një kohë tepër e trishtë për vendin tonë! Kohë lufte e robërie dhe të botohej nga fëmijët në atë periudhë ishte diçka e pazakontë! Por ne i’a dolëm ta nxirrnim për lexuesit librin dhe kujtoj që u prit për mrekulli atëbotë! Pastaj erdhën librat tjerë radhazi ku ndryshuan tematikat dhe nga temat fëmijërore dhe atdhedashuria e temat sociale kalova tek tema tjera që për bosht kanë dashurinë dhe shtjellimin stilistik të verzioneve të saj!
Jam rehat te kjo temë sa mund të thuhet se je rehat në dashuri( asnjëherë) sepse kërkon investim emocional gjithë kohës por paralelisht të frymëzon dhe të mbanë gjallë!

  • Puna juaj pos si spikere apo prezentuese e « Mirmëngjesi Kosovë » eshte kurorezuar me botime, libra sigurisht keni edhe mirenjohje?

ALKETA: Falë zotit kam qenë vajzë me fat që prej e vogël! Kam marrë bekime gjithmonë! Kam ëndrruar shumë dhe punuar fort që t’i realizoj ato ëndrra! Gjithçka kam dashur deri tani e kam arritë me punë të pandalshme sepse është e kot vetëm të ëndrrosh të bësh diçka pa punuar në të! Jam shkolluar në drejtimet që kam dashur, bëjë punën që dua, kam botuar librat që kam dashur dhe krejt kjo po- më është shpërblyer me mirënjohje nga shikuesi im, lexuesi im,dashamiri im i fjalës së shkruar dhe asaj të thënë në media ditë e natë!

  • Si gazetare, keni ndonje takim interviste qe te ka mbetur ne koke interesant, dicka e mire apo e kunderta?

ALKETA: Tash 23 vjet para publikut! Nuk është e thjesht, nuk është e lehtë! Është përgjegjësi e madhe dhe përpiqem të jem e kujdesshme në çdo detaj! Publiku im është shumë inteligjent dhe vëren gjithçka andaj mundohem të jap më të mirën time në çdo paraqitje paçka se njerëz jemi dhe jo gjithmonë jemi në ditën tonë më të mirë! Kam realizuar me qindra intervista nga më të ndryshmet duke përfshirë çdo shtresë deri tek presidentët e ambasadorët, njerëzit e kulturës e sportit…punëtorët e thjeshtë, njerëz të ndryshëm gjithandej brenda dhe jashtë Kosovës, të çdo shtrese… Ka shumë momente çdo ditë sepse jeta televizive është shumë dinamike! Kam plot momente të bukura por edhe të vështira! Ka plot çdo ditë! Por jam e lumtur kur kam lajme të mira dhe fare rehat kur nuk kam lajme të mira!

  • Si gazetar edhe pse nuk fitojmë shume, por kemi fat me shetite boten. Tju pyes ne cilat vende keni qene apo ne cilat nuk ke qene? Dhe cili vend te ka lene pershtypje?

ALKETA: Udhëtimi është pasioni im, dëshira më e madhe sepse përmes udhëtimeve dhe shëtitjeve njohim botën, prekim kultura dhe dimensione të ndryshme! Ku nuk kam qenë- ka plot! Por, kam parë shumë vende, interesante e të bukura, frymëzuese gjithashtu! Dihet me Shqiperine dhe Kosovën tone nuk vjen esnje shtet, aty ku ta don zemra shkon edhe syri! Mbase në Itali do të doja të rikthehesha sa herë kam mundësi! Zvicra me pelqen dihet për nga kulturar, tradita e punës, cilvizimi dhe toleranca mes popujve. Me gazetari ne fitojmë shumë më tepër se paranë, fitojmë zemrat e njerëzve dhe kjo nuk ka çmim!

Alketa Gashi-Fazliu: Të jesh grua është sfidë dhe nder! Të qenit nënë është kryevepra ime!

  • Përveç gazetarisë, (jeni autore, redaktore dhe prezentuese e projekteve televizive, shkruani libra, jeni Master shkence për diplomaci, projekte të ndryshme jo vetëm humanitare brenda dhe jashtë Kosovës, ju gjithashtu jeni grua dhe nënë e tre fëmijëve?
    A është e vështirë?

ALKETA: E vërtetë – gjatë rrugës sime në karrierë jam vlerësuar për punën por trofeu im i artë janë fëmijët e mi-familja ime të cilën e kam ruajtur e ruaj dhe do ta ruaj gjithmonë me gjithë qenien! Investimi dhe suksesi im më i madh janë fëmijët e mi të cilët po rriten e po shkollohen e po më bëjnë çdo ditë të lumtur e krenare! Si grua që gjithmonë i’a kam dalë vet në jetë me shumë punë e mund them që po- terreni është shumë i vështirë po nuk dite ta menaxhosh makinën tënde të kohës! Këtu mendoj që kam pasur edhe fat sepse koha ka qenë në favorin tim!

Të jesh grua është sfidë dhe nder! Të qenit nënë është kryevepra ime! Kemi botën në dorë dhe për sa kohë nuk e kuptojmë jemi në drejtim të gabuar! Jam krenare me veten por kurrë e kënaqur mjaftueshëm! Kam realizuar Alketën që doja të shihja kur isha 8 vjeç dhe po punoj që ta realizoj vetën dhe të jem kranare edhe kur t’i mbushë 80 (shpresoj)!

  • Nje gje qe me brene ne Kosovë eshte mos dalja e asnje gazete ne shqip. Besoj se e ndani me mua ket shqetesim? Meqe jeni ne tv, Kosova mendoni se eshte e pushtuar me tv? Psh ne Zvicer pos tv publike ke shume pak tv per 8 milione banore?

ALKETA: Unë lexoja gazetat në Mirëmëngjesi Kosovë (kishim rubrikën e shtypit) para disa vitesh dhe kur u ndal kjo rubrikë, programi mbeti pothuajse pa një pjesë goxha të bukur të tij! Vazhdoj të mos e kuptoj pse s’kemi kopje fizike të gazetave por veç online! Është shqetësuese sidomos për moshat e shtyera që nuk mund të përdorin telefonat për t’u çasur në aktualitet! E kemi ndarë këtë temë disa herë edhe ne lajmet e institucionit ku punoj! Po, kemi televizione plot- si i vlerëson?! Mendoj që konkurrenca të rritë! Mendoj se gjithmonë kur ke disa zgjedhje asgjë nuk mund të të imponohet! Është epoka e medias! Është epoka e vajzave, është epoka e lulëzimit të demokracisë pa demagogji por insistoj në atë që quhet vlerë dhe dije- nëse na ka mbetur sadopak diku! Shëndet dhe paçi fat!

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...