4.2 C
Berne
vendredi 23/02/2024

Oljana Maloku spikere dhe gazetare qe po ben promovimin e vlerave kombetare dhe sukseset e biznesit ne vend dhe diasporë

E kemi parë shpesh ne ekrane tv, sidomos në evente të organizuara nga Dhoma e Biznesit të Diasporës ne tv prestigjioz shqiptar Klan. Pra kjo eshte kolegia jone Oljana Malokun alias «Christiane Amanpour» me te cilen gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka zhvilluar nje bisede para se do ta vizitoj Zvicren.
 
Oljana Maloku prej 10 vitesh punon në fushën e medias dhe sot vec lajmeve drejton edhe një emision me fokus biznesin në televizionin Kombëtar Klan Plus me emrin Pro Business. Znj. Maloku ka kryer studimet bachelor  për gazetari në  Fakultetin e Historisë dhe i Filologjisë. Po në të njejtin fakultet ka mbaruar studimet master për Marrëdhënie me Publikun. Nga viti 2013 ajo punon në televizionin prestigjioz kombëtar TV Klan. Ajo fokusohet tek tema ekonomike dhe biznesi ku ka patur në fokus edhe subjekte të vecanta nga fusha të ndryshme si; Energjia, Bujqësia, Turizmi, Tekneologjia dhe Inovacioni, Fason, nga fusha e sigurimeve etj.
Fillimisht kolegen tone ne Tirane e pyetem se sa (s’) eshte lehte te jesh gazetare sot ne Shqiperi, sepse nga Brukslei degjojme lajme jo te mira nga IFJ dhe Reporters sans Frontieres kur flasin per mediat ne Shqiperi?
Rreth kesaj pyetje Oljana Maloku iu eshte pergjigjur  « Të jesh gazetar mendoj është e vështirë në çdo vend ku tendencat për të ndërhyrë në përcjelljen e lajmit mund të jenë nga më të ndryshmet. Por janë të gjitha mekanizmat dhe mënyrat që çdo gazetar të gjejë rrugën për të thënë fjalën e lirë… »
« Nëse rrjetet sociale nga njëra anë mund të kenë efektet negative, mendoj se shpesh në realitet kanë ndikuar edhe pozitivisht. Ato demaskojnë shumë më lehtë rastet kur në media nuk përcillet një lajm, shpërndarja e informacioneve dhe bërja virale në mediat online lufton dukshëm fenomenin e fshehjes së të vërtetës ndonjëherë nga media të ndryshme. Jetojmë në kohën kur çdo qytetar po kthehet në gazetar pasi janë ata shpesh raportuesit më të shpejtë të ngjarjeve, që faktojnë me anë të tekneologjisë dhe telefonave ndodhi nga më të ndryshme. Padyshim që ka vështirësi në tregun mediatik Shqiptar por mjafton të këtë vendosmëri për ti shkuar dëri në fund të vërtetës. Nësë një derë në një media mbyllet për të shprehur një qëndrim, ka plot të tjera që hapen dhe mund të gjesh terren. Personalisht në eksperiencën time në median ku punoj nuk kam patur ndërhyrje në deformim apo pengim të përcjelljes së lajmit por edhe nësë kjo do të ndodhte, janë të gjitha mënyrat sot për ta shpërndarë lajmin në rrugë të tjera të komunikimit apo në mëdia të ndryshme.. » ka shtuar koelgia Maloku për gazetën zvicerane le Canton27.ch

Ndërsa çdo të hënë në orën 18.30 është me emisionin e përjavshëm Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus.

Që në fillimet e emisionit Pro Business në fokus kanë qenë edhe temat e lidhura me Diasporën. Në vitin 2019 ajo publikoi emisionin “Diaspora me sytë nga Shqipëria” ku ndoqi nga afër në Kosovë një konferencë mjaft të rëndësishme që bëri bashkë sipërmarrës të shumtë nga vende të ndryshme të botës.

https://www.youtube.com/watch?v=IKmNSAjOq5g

Në vitin 2019 po ashtu në fokus të emisionit Pro Business ishte edhe themelimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës për herë të parë në Tiranë si një mundësi mjaft e mirë për ndërmjetësimin dhe lidhjen e aktivitetit ekonomik dhe biznesit Shqiptar me tregjet ndërkombëtare dhe anasjelltas, tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri.

https://www.youtube.com/ëatch?v=RzSE5MhIc1o

Së fundmi gazetarja Oljana Maloku në formatin e saj i ka dedikuar një emision edhe projektit të lancuar nga Diaspora Shqiptare me titull ”Fluturoj me Shqipen”.

https://www.youtube.com/ëatch?v=RUJ-CaBU2Co

Oljana Maloku thotë se ndjehet e lumtur që jep kontributin e saj me anë të emisionit Pro Business pikërisht për diasporën.

“Pëlqej të promovoj dhe të shoh anët pozitive të vendit tim. Shpesh ne e bejmë më gri sec duhet nje vend duke u fokusuar vetëm tek problematikat. Pëlqej të flas për mundësitë e reja, bashkëpunimet, projektet dhe të ardhhmen. Kur shoh angazhimin e diasporës shoh sinjale pozitive; nga njëra anë sipërmarrës që ende mbajnë sytë nga Shqipëria edhe pse jetën e kanë ndërtuar jashtë, nga ana tjerër shoh ura më të forta lidhëse për Shqipërinë nëpërmjet sipërmarrësve kudo në botë”- shprehet Oljana për gazeten zvicerane Le Canton27.ch 

Të gjithë sëbashku sipas saj mund të bëjmë shumë që gjërat të ecin mbarë.

“Dëshiroj që kontaktet e mira dhe lidhjet që kam brenda dhe jashtë vendit ti shfrytëzoj për të promovuar vendin tim nëpërmjet Diasporës dhe emisionit “Pro Business”- shton më tej Oljana.

Pra kjo ishte kolegia jone, bukuroshja dhe bashkebiseduasja e jone Oljana Maloku spikere dhe gazetare qe po ben promovimin e vlerave kombetare dhe sukseset e biznesit ne vend dhe diasporë.

Derniers articles

Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar “partneritetin tonë të qëndrueshëm”. Sipas tij, partneriteti mes...

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove...

Gazeta zvicerane demanton Vucicin ne KS te OKB-se. NZZ: Numri i serbeve po zvogelohet jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi!

Berne, 22 shkurt -Ka gjithnjë e më pak serbë që jetojnë në Kosovë - dhe në Serbi gjithashtu (In Kosovo leben immer weniger Serben...

Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore

Bernë, 21 shkrut -Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore. Gazeta...

Prof. Dr. Shefqet Krasniqi po «financon» (po ushqen me bukë) gazetarët dhe analistët. Mediat shqiptare: Imami që mund të behet president

Prishtinë, 21 shkurt -Imam Krasniqi autxor i dhjetar librfave shekncore dhe krah i luftes (UCK) po te themelonte parti te veten sot do t’i...