4.5 C
Berne
mardi 28/11/2023

OKB kritikon Zvicrën për ndalimin e mbulesës së fytyrës

Gjenevë, 9 mars -Vota në Zvicër për të ndaluar mbulesën e fytyrës, duke përfshirë edhe mbulesat për tërë trupin apo për tërë fytyrën, të cilat përdoren nga gratë myslimane, shkel të drejtat e njeriut, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut (OHCHR). (L’ONU «regrette profondément» le vote sur le voile intégral Après l’acceptation en Suisse dimanche de l’initiative «anti-burqa», le Haut-Commissariat aux droits de l’Homme a réagi.)

“Zvicra është duke iu bashkuar një numri të vogël të shteteve, ku diskriminimi aktiv ndaj grave myslimane është i sanksionuar me ligj”, ka thënë zëdhënësja e OHCHR-së Ravina Shamdasani.“Dhe kjo është tejet fatkeqe”, ka thënë ajo, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le canrton27.ch

Rreth 51.2 për qind e popullit zviceran, ka votuar të dielën në të mirë të ndalesës, e cila shënjestron gratë që vendosin burka dhe nikab.

Ndonëse në letër ndalesa vlen për të gjitha llojet e mbulesave në përgjithësi, kjo votë është shtyrë përpara nga grupet e ekstremit të djathtë dhe ato kundër Islamit, të cilat nuk e kanë fshehur asnjëherë qëndrimin e tyre për këtë çështje.

Qeveria federale, në anën tjetër, ka bërë fushatë kundër ndalesës.

Ndalesa të tilla vlejnë edhe në Austri, Holandë dhe Francë.

“Gratë nuk duhet të detyrohen të mbulojnë fytyrat e tyre”, ka thënë Shamdasani.

“Në të njëjtën kohë, ndalesa ligjore për mbulesa të fytyrës do t’ua kufizojë atyre të drejtën për të praktikuar fenë apo besimet e tyre dhe kjo ka ndikim të madh në të drejtat e njeriut”.

Sipas ligjit, liri të tilla mund të kufizohen vetëm për të mbrojtur sigurinë publike, shëndetin, moralin, apo të drejtat themelore të të tjerëve.

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...