21.5 C
Berne
samedi 30/09/2023

WHO, Michael Ryan: Frikë nga rikthimi i COVID në shumë vende të botës

Gjeneve 13 qershjor -Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin e saj lidhur me disa vende që po hasin vështirësi në lehtësimin e masave anti-COVID, pasi po shohin një rritje të re të kuotave të infektimit dhe vdekjeve, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Gjeneva.

Doktor Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit për Emergjencat Shëndetësore e bëri deklaratën e tij në një konferencë shtypi në Gjenevë të Zvicrës, duke thënë se disa vende po përjetojnë një valë të dytë të pandemisë.

“Rritja aktuale në disa vende mund të konsiderohet si një valë e dytë, ose një kulmim i dytë i epidemisë. Me fjalë të tjera, sëmundja nuk ka arritur një nivel shumë të ulët, ka ruajtur nivelin e ulët dhe më pas do të kthehet më vonë gjatë vitit”, deklaroi Ryan.

Gjatë konferencës për shtyp, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus sërish shprehu shpresën e tij që vaksina kundër koronavirusit të jetë gati së shpejti dhe të shkojë tek ata që kanë më shumë nevojë.

Ai deklaroi se shumë liderë kanë bërë zotime dhe po vazhdojnë të promovojnë idenë e zhvillimit të vaksinave anti-COVID si produkt publik global.

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...