1.2 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Një lajm i mirë nga OKB: Shqipëria, sot do pranohet anëtare e Këshillit të Sigurimit!

Gjenevë/UN, 11 qershor -Pas 65 vitesh anetresimi te shtetit shqiptar ne OKB (14 dhjetor 1955) qe padyshim përbën një nga ngjarjete shënuara në historinë e vendit tone. Shqipëria ne vitin 2017 u be anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Pas ketyre sukseseve, Shqiperia ne fillim te këtij muaji ne zgjedhjet e 11 qershorit synon te shenoj suksesin e radhës, të behet anëtare e Keshillit te Sigurimit, cka Shqiperia nga janari i vitit 2022, do jete anëtare jo e përhershme e KS të OKB-së, njofton nga selia e OKB-së. Per kete qellim qe dy dite ne New York gjendet shefja e dioplomacise shqiptare znj.Olta Xhacka e shoqeruarnga ambasadorja ne OKB znj.Besiana Kadare. Nje lobim intensiv për ta pasur Shqiperine ne familjen 15 anetareshe te KS te OKB-së ka bere edhe misoni shqiptar prane OKB-së ne Gjeneve me stafin e saj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga pallati OKB-së.

Edhe pak orë dhe Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në New York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të

Edhe pak orë dhe Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në New York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në New York. Ditën e djeshme Xhaçka është pritur nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësuesit e përhershëm të atyre vendeve që për dy vitet e ardhshme do shërbejnë në Këshill së bashku me Shqipërinë, si dhe me një numër përfaqësuesish të përhershëm të vendeve të tjera.

Vendi ynë paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore dhe e mbështet këtë kandidaturë në 5 prioritetet kryesore:

– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;

-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;

-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;

-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;

-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit

Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria ecën e sigurt drejt zgjedhjes dhe marrjes së konfirmimit, kur i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në New York. Ditën e djeshme Xhaçka është pritur nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësuesit e përhershëm të atyre vendeve që për dy vitet e ardhshme do shërbejnë në Këshill së bashku me Shqipërinë, si dhe me një numër përfaqësuesish të përhershëm të vendeve të tjera.

Shqiperia paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore dhe e mbështet këtë kandidaturë në 5 prioritetet kryesore:

– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;

-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;

-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;

-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;

-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit

Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria ecën e sigurt drejt zgjedhjes dhe marrjes së konfirmimit, kur i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, përfshirë pesë anëtarë të përhershëm: Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federata Ruse, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar dhe 10 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat dy-vjeçar: Estonia (2021), India (2022), Irlandë (2022), Kenia (2022), Meksikë (2022), Niger (2021, Norvegji (2022), Shën Vincenti dhe Grenadinet (2021), Tunizi (2021) dhe Viet Nam (2021)
Nga 15 vende anetare te KS te OKB-së pese jane permanente (te e përhershme)  kurse 10 të tjerët janë anëtarët jo të përhershme (temporer) të Këshillit të Sigurimit, mandati i të cilëve është dyvjeçar. Për çdo vit zgjidhen pesë anëtarë të rinj jo të përhershëm që zëvendësojnë pesë të mëparshëm që përfundojnë dy vitet e shërbimit në Këshill.
Shtetet jo anëtare të Këshillit të Sigurimit
Më shumë se 50 Shtete Anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk kanë qenë kurrë anëtarë të Këshillit të Sigurimit. Çdo Shtet Anëtar i Kombeve të Bashkuara që nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit mund të ftohet të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në diskutimin e çdo çështjeje të paraqitur në Këshill kur ky i fundit konsideron se interesat e atij anëtari janë veçanërisht të prekur.
Çdo shtet, qoftë një Anëtar i Kombeve të Bashkuara apo jo, nëse është një palë në një mosmarrëveshje të shqyrtuar nga Këshilli i Sigurimit, mund të ftohet të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në diskutimet në lidhje me atë mosmarrëveshje; Këshilli do të përcaktojë kushte të tilla që i konsideron të drejta për pjesëmarrjen e një Shteti që nuk është anëtar i Organizatës.
Shqipëria, nga janari i vitit 2022, anëtare jo e përhershme e KS të OKB-së
Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, Shqipëria do të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023. Në New York, në qershor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë për 5 shtetet e reja, të cilat do të jenë anëtare jo permanente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me statusin e një shteti anëtar jo të përhershëm.
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB datë 11 qershor 2021 do të vendosë që Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023. Grupit të Evropës Lindore ku bën pjesë vendi ynë i takon një vend si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.
Falë lobimit të suksesshëm shumëvjeçar dhe fushatës intensive të kryer nga gjithë strukturat e Shërbimit të Jashtëm, Shqipëria paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit që i përkasim, që do të thotë jemi kandidaturë e vetme dhe zgjedhja është e sigurt. Për t’u pranuar duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare, por fakti që Shqipëria është kandidaturë e vetme, votave mund të konsiderohen të sigurta.
Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh qe kur Sqhiperia ehste anëtarë të OKB-së, përfaqëson sfidën më madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer që ndoshta do duhen dekada të përsëritet.
Çfarë do të thotë anëtare jo e përhershme?
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga pesëmbëdhjetë anëtarë, pesë prej të cilëve Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Rusia janë anëtarë të përhershëm të Këshillit. Anëtarët e përhershëm gëzojnë edhe të drejtën e vetos, që do të thotë se ato mund të bllokojnë çdo vendim që bie ndesh me ato linja të politikës së tyre jashtme që prej këtyre vendeve konsiderohen të panegociueshme. Vendeve anetare te KS te OKB-së prite tt’i bashkangjitet edhe Zvicra ne vitit 2023 si nje anetare e re e OKB-së (10 shtator 2002)
Në parim, të pesëmbëdhjetë anëtarët e Këshillit përfaqësojnë në mënyrë aq të ekuilibruar sa është e mundur të gjithë anëtarësinë e OKB-së, sipas kontinenteve dhe rajoneve gjeostrategjike. Janë gjithsej pesë grupe rajonale, ndër të cilët është edhe Grupi i Evropës Lindore me 23 anëtarë. Grupi nga Sqhiperia ka një vend anëtari jo të përhershëm të rezervuar. Mandati i Shqipërisë si kandidaturë konsensuale e këtij grupi fillon më 1 janar 2022, duke zëvendësuar përfaqësuesen aktuale të po këtij grupi, Estoninë.

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...