16.4 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Nje lajm i mire nga Gjeneva-OBSH: Bota po bën progres të ngadaltë për t’i dhënë fund pandemisë

Gjenevë/UN, 22 Nëntor -Progresi drejt përfundimit të pandemisë COVID-19 dhe përgatitjes për shpërthime të ardhshme është i ngadaltë dhe i pabarabartë, paralajmëron një raport i ri.

Raporti, i quajtur “Duke humbur kohë”, vjen nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, të cilët u emëruan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të kryesuar një panel të pavarur për gatishmëri ndaj pandemisë.

Në raport ata sugjerojnë se përparimi kundrejt virusit është frenuar nga mungesa e unitetit – 1.65 milion njerëz të tjerë kanë vdekur, pjesë të mëdha të botës kanë pak ose aspak akses në vaksina, ndërsa vendet e pasura po japin përforcues.

Është veçanërisht kritike për industrinë farmaceutike, që duke sugjeruar se bota është peng i kompanive, interes kryesor kanë fitimin, shkruan BBC.

Raporti thotë se dështimi për të punuar së bashku po e zgjat pandeminë dhe po na lë të papërgatitur për të ardhmen.

Paralajmërimi vjen përpara një takimi të vendeve anëtare të OBSH-së në Gjenevë, për të diskutuar një traktat global të pandemisë.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...