15.4 C
Berne
dimanche 4/06/2023

Nje delegacion nga Prishtina ne Bernë. Zhvillohen konsultime politike mes Zvicres dhe Kosovës

Bernë, 9 maj -Zv.ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti sot ka takuar Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, me te cilen kane zhvilluar konsultimet politike ne Bernë mes dy delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Përgjatë këtyre konsultimeve u vlerësua lartë bashkëpunimi aktual mes të dyja shteteve, kontributi që Zvicra ka dhënë për Republikën e Kosovës dhe kontributi i diasporës së madhe shqiptare në institucionet dhe shoqërinë zvicerane.

Ahmeti dhe Leu diskutuan edhe mbi mundësitë e zgjerimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, drejtësisë dhe sigurisë.

Në rrafshin multilateral, zëvendësministri Ahmeti njoftoi delegacionin zviceran për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ai e falënderoi Zvicrën për votimin pozitiv në Këshillin e Evropës dhe ndihmën e përhershme që ajo ka dhënë në proceset e anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare e rajonale.

Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe për ndikimin që kjo luftë ka  mbi rajonin e Evropës Juglindore.

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...