22.5 C
Berne
samedi 10/06/2023

Një delegacion i bizneseve nga Gjeneva në Tiranë. Zvicra interesohen për zhvillimin e industrise dhe tregëtise në Shqiperi

Gjenevë, 6 qershor -Me mbështetjen e Ambasadës së RSH në Bernë dhe në bashkëpunim të ngushtë e me angazhimin e plotë të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Zvicër me seli në Gjenevë-ALSWISS, një delegacion nga Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës (CCIG), i kryesuar nga drejtori i saj, z. Vincent Subilia vizitoi këto ditë vendin tonë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Gjatë qëndrimit delegacioni zhvilloi një sërë takimesh intensive me grupe të bizneseve shqiptare dhe përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar. Përveç përfaqësuesve të bizneseve, delegacionin zviceran e priti në takim, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali, Drejtoresha e Drejtorisë se Investimeve, znj. Mileva Meksi.
Z. Subilia po ashtu pati një takim të frytshëm me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, z. Nikolin Jaka, me të cilin firmosi dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy Dhomave të Tregtisë. Në përfundim z.Subilia u shpreh për mediat shqiptare se ai ka konstatuar që Shqipëria ka potenciale të mëdha për investime në disa fusha dhe se kjo vizitë ishte veçse hapi i parë në një bashkëpunim afatgjatë.Peut être une image de 5 personnes, personnes debout et costume

Derniers articles

Ismajl Kadare: Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por të veprojne me shumë për shqiptaret e diskriminuar në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE - Prishtinë, 8 qershor -Shkrimtari yne i njohur me renome botërore, z.Ismajl Kadare po merr pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit...

Stano nga BE ja ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të tij për Kosovën. Brukseli i përgjigjet Ramës se « Falemnderit, por ne...

BE vlerëson kontributin e Shqipërisë, por për Asociacionin vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Lidhur me përgatitjen e draft-statutit për Bashkimin e...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në Prishtinë: Ështe e drejtë e Kosovës që të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë veriun si...

Prishtinë, 9 Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ne bisede me redaktorin per marëdhënie nderkombëtare te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë...

Nefail Maliqi: Me Vokrrin ne seline e UEFA-s, punuam bashk me vite te tera derisa ja arritem qellimit. Ai mbetet ambasador i futbollit kombetar...

Para pese vitesh (3 maj 2016) gazetari yne Nefail Maliqi kumton lajmin i pari nga selia e UEFAs, rrespektvisht nga Asambleja e Pergjtishme e...

Pas terrorit në Serbi kundër fëmijeve, vazhdon në Francë. Terroristi me kryq n’qafe Abdalmasih H. bërtiti « Në emër të Jezu Krishtit », pasi masakroi fëmijet...

Gjeneve, 9  qershor -Katër fëmijë, në veçanti, u plagosën me thikë gjatë një sulmi, të enjten, 8 qershor, në Annecy (Haute-Savoie). Pas terrorin kunder...