Beopgrad, 3 maj – Një djalë (14) ka qëlluar në shkollën Vladislav Ribnikar në Vraçar, duke vrarë tetë fëmijë dhe një roje sigurie. Siç mësojmë jozyrtarisht, djali ka hyrë në orën e historisë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit. Një fëmijë ndodhet tashmë në tavolinën e operacionit… Ka lëndime në kokë dhe është në rrezik për jetën. Dy fëmijët e tjerë që u pranuan në Tirshova kanë plagë me armë zjarri dhe janë në terapi intensive, njofton nga Presheva korrespondenti gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga autoritet serbe (MPB) ne Beograd.
Mjeku Marko Egcegovac nga Qendra Emergjente tha për RTS se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Të shtënat ndodhën në orën 08:40 kur një nxënës i klasës së shtatë hapi zjarr ndaj sigurisë dhe nxënësve. Policia arrestoi sulmuesin, i cili tha se ka qëlluar disa të shtëna, me shumë gjasa nga arma e babait të tij.
I raportuar anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd
Policia ka dërguar të gjitha patrullat në dispozicion, ka dalë menjëherë në terren dhe ka arrestuar të miturin e dyshuar, nxënës i klasës së shtatë, i cili siç dyshohet ka qëlluar disa herë nga arma e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së kësaj shkolle.
Mjekimi i të plagosurve është në vijimësi, si dhe puna e policisë për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.
Rruga dhe një pjesë e madhe e Vraçarit nga Sllavija deri te shkolla është e bllokuar. Në terren ishin 13 autoambulanca.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ministrat e Arsimit dhe Shëndetësisë Branko Ruzhiç dhe Danica Grujiçiq.
Informacione zyrtare për tragjedinë do të bëjnë të ditur MPB-ja
Të gjitha informatat relevante lidhur me tragjedinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo do të komunikohen nga MPB-ja, ndërsa institucionet kompetente shëndetësore do të bëjnë të ditur gjendjen e të lënduarve, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit.
Në orën 13:15, konferencë e jashtëzakonshme për shtyp me rastin e tragjedisë në shkollë.
Në Qeverinë e Serbisë në ora 13:15 mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media me rastin e tragjedisë që ndodhi në shkollën fillore Vladislav Ribrnikar në Vraçar.
Në konferencë para mediave do të drejtohen ministri i Arsimit Branko Ruzhiç, Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujićić dhe një përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme.
Herët këtë mëngjes në shkollën fillore Vladislav Ribnikar, një nxënës i klasës së shtatë, ka qëlluar mbi rojet e sigurisë dhe nxënësit.