1 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Nga sot Shqiperia do udheheqin trupat e NATO-s ne kufirin Lituani-Rusi

Bruksel/ NATO, 1 janar -Sa me erdhi ne redaksine tone nje lajm i mire nga selia e NATO-s ne Bruksel:  Shqipëria komandon forcat e NATO-s në kufirin Letoni-Rus, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ushtria shqiptare në NATO ka marrë sot komandën e forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Letoni, njofton në profilin e saj në Facebook, Grupi i Betejave të NATO-s në Letoni.

« Kontigjenti shqiptar i Grupit Luftarak eFP në Letoni mori komandën në një ceremoni në kampin Adazi. Ne dëshirojmë të falënderojmë anëtarët e kthyer për punën dhe angazhimin e tyre dhe të mirëpresim anëtarët e rinj të misionit, » tha Grupi Luftarak i NATO-s në Letoni.

Ky misonin i shqiperisë me NATO-n nukeshte i pari nese kemi parasysh angazhimin e forcave shqiptare me forcat e Aleances Veritaltntike gjate vitit  2002-2003, kur Shqipëria dërgon misionin e parë në Afganistan, misioni ISAF, 23 veta nga regjimenti komando, pastaj në Irak, një kompani komando.. Forcat eshqipatre po ashti si pjes ee NATOs shkeli per here te pare edhe tokat shqipare ne Luginen e Presheves

Historiku i marrëdhënieve NATO-Shqiperi nga koha e Berishes deri tek anetarësimi i saj ne vitin 2009

ershor 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC).
Dhjetor 1992, shënohet vizita e parë zyrtare nga Presidenti i Shqipërisë, Z. Sali Berisha, në selinë e NATO-s ku takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Z. Manfred Verner.
19 Mars 1993, për herë të parë, viziton Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner.
Maj 1993, Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut.
Janar 1994, NATO lëshoi dokumentin ftesë të Partneritetit për Paqe, duke e përcaktuar atë si një program të drejtpërdrejtë dhe një mekanizëm praktik për të transformuar marrëdhëniet ndërmjet NATO dhe shteteve jo anëtare, kryesisht të ‘Bllokut Lindor”, që nuk përfshiheshin nën “ombrellën e sigurisë” sipas artikullit 5 të saj.

23 Shkurt 1994, Presidenti Dr. Sali Berisha nënshkroi Dokumentin Kuadër të PfP duke e bërë Shqipërinë zyrtarisht anëtare të kësaj iniciative (PfP).

Mars 1998, pala shqiptare u paraqiti vendeve të NATO shqetësimet dhe qëndrimet e saj pas përkeqësimit të situatës në Kosovë.

Viti 1999, gjatë krizës së Kosovës, Shqipëria ofroi lehtësirat e saj aeroportuale në ndihmë të operacionit të NATO në Kosovë dhe mund të thuhet pa mëdyshje se Shqipëria, de facto, reagonte e vepronte sikur te ishte një vend anëtar i NATO.

Maj 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia së bashku me SHBA nënshkruajnë « Kartën e Adriatik 3 – SHBA » (u konsiderua si një nismë që do të përgatiste hyrjen e të tre vendeve në NATO, sipas shembullit të “Grupit të Vilnusit”)

Në vitin 2009,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s,  Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...