0.4 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Nefail Maliqi ne konferencen evropiane e FMSHE ne Stuttgard: Pandemia mori jeten e 14 mije shqiptareve, po aq sa shefi i krimineleve Miloshevic vrau ne luften e fundit ne Kosove

Stuttgart, 30 prill -Ne Stuttgart te Gjermanise eshte mbajtur Konferenca e XII Evropiane e Federates se Mjekeve Shqiptare ne Evrope (29-30 prill 2022), ku pos stafit dhe anetarevevte FMSHE moren pjese edhe 100 mjeke profesionaliste, eksperte te medicines, peraqesurs nga ambasadat shqiptare (Shqiperia dhe Kosova) ne Gjermani, Autoritetete gjerrmane si dhe gazetare te RTK, Deutsche Welles, Gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Per dy dite rresht shtjelluan nje ser temash, me protitet luftes kinder pandemise por edhe tema thera studiuse we midhrn me shkencen e mjekesise njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Nga fjalimi i Nefail Maliqit, gazetar nderkombetar ne Konferenn e XII Evropiane e FMSHE (29-30 prill 2022) ne Shtuttgart

Jam Nefail Maliqi, siq e tha parafolesi, gazetar qe 20 vite ne organizata nderkombetare (UN) ne Gjeneve. Fillimisht per disa vite rresht nga Selia e OKB-se kam punuar, raportuar nga selia e OKB-se per TV Shkupin, pastaj per BBC, Deutsche Welle, The Geneva Post, Bota Sot dhe Presheva Jone dhe se fundit per gazeten zvicerane Le Canton27.ch qe don te thote Kantoni i 27-te edhe pse Zvicra ka 26 kantone!

Pershëndetje mysafire te nderuar, pershëndetje presidente e Federates se Mjekeve Shqiptare ne Evropë znj. Aurora Dollenberger, ju mjekë tjerë, miqe dhe kolegë. Falemnderit per ftesen, eshte kënaqesia e imja të jem ne mesin e juaj kë dy ditet e ardhshme.

Siq jemi dëshmitare, para luftes mes Rusisë dhe Ukrainës, bota qe ballafaqurper dy vite rresht me nje lufte më të rrezikshme, disa herë se bombat e Putinit, pandemia COVID-19 qe goditi tere planetin, por fale angazhimit permanent te Organizates Botërore të Shendetësisë me seli ne Gjenevë me partner nderkombëtar, perfshire ketu edhe juve si mjekë, fituam luften, ne fakt ende se fituam, por pandemia e shekullit eshte ne prag te kapitulimit!

Pra, ia dolëm bashkarisht, ju mentelbardhet me vaksina e medikamente, kursese ne gazetaret me fjalë, dmth me apele dhe mesazhe per te rrespektuar rregullat e OBSH-së dhe te qeverive boterore perballe semundjes vdekjeprurese te quajtur – koronavirus!

E quajtem lufte panfemine, sepse ishte një agresor i rrezikshem i shendetit te njeriut, ku mori jeten e miliona njerezve ne rruzullin tokësor. Sipas OBSH keto dy vitet e fundit ne bote humbën jeten rreth 15 milione njerez, kurse mbi 500 milionë ishin te infektuar nga koronavirusi.

Nga pandemia COVID-19 ishte goditur me te madhe Eropa duke i marrur jeten e 2 milionë personave. Vetëm ne Gjermani kishte 135 078 te vdekur dhe 24. 609 159 te infektuar. Pasoja te mëdha pandemia la edhe ne viset shqiptare, ku në ballkan dhe Evrope humben jeten rreth 14 mije shqiptare, po aq sa Miloshevici kishte vrare ne luften e fundit ne Kosovë. Keshtu vetem ne Shqiperi kishim 3 496 viktima 274 929 te infektuar, gati po aq edhe në Kosove me 3 128 viktima dhe 227 961 raste, kurse ne Maqedonine Veriore 9.278 te vdekur me 309 310 te infektuar nga koronavirusi.

Kur eshte fjala tek Shqiperia dhe Kosovë por edhe tek diaspora shqiptare ne këte drejtim rol te madh luajtur Federata e Mjekëve Shqiptare në Evropë e cila u mobilizuar me ekipet e veta qe nga fillimi pandemise, duke ndermarrur masa preventive qofte me maska dhe vaksina, ndihma qytetareve në rajon, por duke angazhuaredhe mjekë ne terren.

Paralel me këte ndihma Federate Mjekëve Shqiptare ne Evropë ka mbajturnjë nje ser takimesh, tribuna konferencas mbi 100 sosh me karakter kombëtar dhe nderkombëtar, cofte online apo fizikisht si ne Tirane, Prishtinë, po ashtu edhe ne Gjermani apo Zvicer si dhe qendra tjera evropiane sikur kjo e sotmja, 12-ta me radhe këtu ne Shtuttgsrt duke sensibilizuar rreziqet nga pandemia, njekohesisht duke dhene udhezime dhe keshilla qofte permes tubimeve ashtu edhe ne TV dhe media per te mbrojtur qytetaret jo vetem shqiptarë perballe pandemise vdekjeprurëse.

Bota ka lënë pas dy vite të jashtëzakonshme dhe mediat qe luajtën një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë. Pandemi nuk godit vetem ne njerez por edh ne ekonomi, sidomos ne media.

Keshtu qe shpërthimi i pandemisë Covid 19, e gjeti sistemin mediatik shqiptar në një krizë dhe uedhkeryqe, sikur ne Shqiperi po ashtu edhe në Kosovë, krizë kjo që u thellua edhe më tej dhe që pati pasoja të rënda për mediat, me vendosjen e masave kufizuese. Që në fillim të pandemisë COVID-19 sikur OBSH, ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara kishin tërhequr vëmendjen për sfidën nga “infodemia” ose dezinformatat rreth pandemisë COVID-19. Në shërbim të këtij qëllimi 132 shtete anëtare të OKB-së nënshkruar një deklaratë rreth rreziqeve të “infodemisë” për coronavirusin dhe zotimin për luftim të saj.

Do shtuar se ne Shqiperia janë vaskionuar 2,814,626 qytetare me antiCOVID, kurse në Kosovëqë nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës.

Do perkujtuar se Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë është themeluar në vitin 2019 me seli qendrore në Wolfenbüttel-Gjermani qe sort tubon mbi rreth 1000 profesionaliste.

Prioritet i Federatës është të bëjë lidhjen e Mjekëve shqiptarë në gjithë Europën dhe në SHBA. Sot, në shumë vende të botës punojnë me qindra mjekë specialistë të fushave të ndryshme që me punën e tyre kanë lënë gjurmë në shkencën e mjekësisë.
Per kete qellim Federata e Mjekeve Shqipare ne Evropë ne krye me znj. Aurora Dollenberger nuk kishte lene dere pa trokitur, shtepi per shtepi deri tek dyert e BE-së ne Bruksel dhe selia e OBSH-se ne Gjenevë.

Këtu do permendur letren e Federates se Mjekëve derguar presidentes se KE-së znj. Von der Leyen ne kuader të fushates “Fushatës: Siguroni vaksina për viset shqiptare» due kerkuar vaksionimin urgjent të shqiptarëve ne ballkan. Znj.Von der Leyen kishte pershëndetur anagazhimin dhe misonin e Federates se Mjekeve Evropian perballe luftes kunder pandemisë. Këtu do permendur edhe letren e FMSHE derguar dy krymenistarve shqiptare Edi Rames dhe Albin Kurtit.

Për gjitha keto akvitete te njepasnjeshme ne luften perballe pandemise duhet falenderuar padyshim mantelbardhet e Federates se Mjekëve Shqiptare ne Evropë te pirë nga presidentja doktor Aurora Dollenberger, qe do ta quaja unë “kamikaze” e pandemisë se shekullit 21!

Ju Falemnderit

Derniers articles

Policia zvicerane shpjegon pse po arreston këngëtarët serbë dhe shqiptare në disa klube të natës

Bernë, 18 prill -Policia zvicerane para nje jave arrestoi nje kengetare serbe, kurse sot disa këngëtarë shqiptarë. Ne mbfrmejen e policia kontrolloi gjithsej 13...

Amerika bllokon anëtarësimit të Palestinës në OKB. Zvicra neutrale, abstenoi

New York, 18 prill -Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar që do të kishte pranuar Palestinën në anëtarësimin e...

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...