10.2 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Nën tensione të mëdha, zyrtarja amerikane znj.Nancy Pelosi i drejtohet Parlamentit të Tajvanit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi gjatë arritjes së saj në Parlamentin e Tajvanit. 3 gusht 2022

« Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë, këtu në Tajvan dhe në mbarë botën, mbetet i hekurt », tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, pas takimit me presidenten e ishullit, Tsai Ing-wen.

« Sot bota përballet me zgjedhjen midis demokracisë dhe autokracisë, »tha Pelosi në një fjalim të shkurtër gjatë takimit me Presidenten.

Pelosi tha se Tajvani gëzon mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe e vlerësoi demokracinë e ishullit.

Pelosi: Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë në Tajvan mbetet i hekurt

Image

Një bilbord në Tajvan me portretin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Ajo mbajti fjalim edhe në Parlamentin e Tajvanit të mërkurën, ku bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

“Ne e përgëzojmë Tajvanin që është një nga shoqëritë më të lira në botë”, tha ajo në parlament.

Pelosi u tha udhëheqësve të Tajvanit më 3 gusht se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.

Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj, menjëherë dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se seriozisht rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

Të mërkurën, Pelosi falënderoi presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen për udhëheqjen e saj, teksa bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Ajo tha, gjithashtu, se legjislacioni i ri i SHBA-së që synon forcimin e industrisë amerikane për të konkurruar Kinën “ofron mundësi më të mëdha për bashkëpunimin ekonomik SHBA-Tajvan”.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vjetët e fundit. Ajo udhëtoi për në Tajpei nga Malajzia.

Arsyet e vizitës së Nancy Pelosit në Tajvan

Në një opinion të publikuar në Washington Post, Pelosi ka treguar arsyet e vizitës së saj në Tajvan dhe menjëherë pas arritjes në këtë shtet ajo vlerësoi angazhimin e Tajvanit për qeverisje demokratike, ndërsa kritikoi Kinën se ka rritur në mënyrë dramatike tensionet me Tajvanin në vitet e fundit.

Ajo tha se Akti i Raporteve me Tajvanin, dokument i nënshkruar 43 vjet më parë, përcakton angazhimin e Amerikës për një Tajvan demokratik, “duke siguruar kornizën për raporte ekonomike dhe diplomatike që do të forcohej shpejt në një partneritet kyç”.

Pelosi tha se ky dokument përfshin “betimin solemn” të SHBA-së për të mbështetur mbrojtjen e Tajvanit. Sipas këtij akti, Uashingtoni e konsideron çdo përpjekje për të përcaktuar të ardhmen e Tajvanit me mjete të tjera përveç atyre paqësore do të ishte “një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Paqësorin Perëndimor dhe do të paraqiste shqetësim të madh për SHBA-në”.

Sipas saj, SHBA-ja duhet ta kujtojë këtë betim teksa demokracia e Tajvanit tani po kërcënohet nga Kina.

Pekini ka shtuar patrullimet me avionë vëzhgues, avionë bombardues dhe avionë të tjerë luftarakë, tha Pelosi. Po ashtu ka kryer dhjetëra sulme kibernetike ndaj agjencive qeveritare tajvaneze dhe po u bën presion shteteve në botë që të shkëpusin raportet me ishullin.

Në opinionin e publikuar në Washington Post, Pelosi përmendi “shtypjen brutale” të Kinës ndaj disidencës në Hong Kong dhe trajtimin e myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve të tjera, që SHBA-ja i cilëson si gjenocid.

“Ne nuk mund të qëndrojmë pa vepruar teksa Partia Komuniste Kineze e kërcënon Tajvanin dhe demokracinë”, tha Pelosi.

Ajo tha se përderisa Rusia po vazhdon “luftën e paramenduar dhe ilegale ndaj Ukrainës, duke vrarë mijëra persona të pafajshëm – përfshirë fëmijë – është thelbësore që Amerika dhe aleatët ta bëjnë të qartë se ne kurrë nuk do të dorëzohemi para autokratëve”.

Pas vizitës në Tajvan, Pelosi do të vizitojë Japoninë dhe Korenë e Jugut./REL

Derniers articles

Zvicër, një kosovar arratiset nga burgu i Lucernit

Bernë, 28 mars -Një i burgosur u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk...

Në Zvicër, policia zbulon shtypshkronjën e paligjshme në Urdorf (ZH) Kështu falsifikatorët prodhuan miliona dollarë 

Falsifikuesit nga Urdorfi (ZH) ndoshta i trajtonin fletët e printimit të faturave të dollarit në të njëjtën mënyrë si në këtë shtypshkronjë zyrtare amerikane  Katër...

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidat dhe pamvarësin e mediave shqiptare

Berne, 28 mars -Në prag të integrimeve evropiane dhe pas incidentit të fundit të Edi Rames me një gazetare shqiptare, asociacionet nderkombetare janë mobilizuar...

Liberalizimi i vizave / Shkuan tre muaj, mijëra kosovarë nga Zvicra dhe vendet e BE-së po kthehen në vendlindje. Falemnderit mërgimtarë për mikëpritje!

Bernë, 28 mars - Liberalizimi i vizave për Kosovën nga janari i ketij viti kishte gëzuar shumë qytetarët kosovarë, te cilët patën rastin të...