0.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Ky është gazetari që « Jezu Krishtin » e Drenicës e bëri gazetar…

Publicisti dhe gazetari yne i mirënjohur nderkombëtar Nefail Maliqi i cili qe 20 vite vepron ne Gjeneve (si korrespondent nga OKB për mediat prestigjioze kombetare dhe nderkombëtare: BBC, Deutshche Welle, Top Chanel, The Geneva Post, Bota Sot, ATSH, Presheva Jonë..dhe se fundit redaktor i gazetes zvicerane Le Canton27.ch)  ndjek zhvillimet ne organizatat nderkombëtare dhe aktivitete e Qeverise zvicerane ne Bernë.
Kolegu Maliqi në  postimin e tij te fundit ne fb me rastin e dites nderkombëtare te gazetarëve, ai ka përkujtuar rrugëtimin e nje gazetari karizmatik nga Kosova me emrin Baton Haxhiut (i cili qenka « ringjallur ») te cilin miqte e tij e quajne si « Jezu Krisht » edhe pse Jezu Krishti nuk ka dijte asnje fjalë serbisht dhe nuk e ka njohur fare Stanishiqin. Mbesim me shprese se as ringjallja e Jezu Krishtit nuk eshte ndonje hajgare apo barcolete, sikur ajo e nje miku te tij, qe kishte kercyer nga aeroplani :-)) Dhe tash shtrohen pyetja, sikur t’mos ishte nje interviste e Nefail Maliqit me nje shahiste kosovare a thua sot do te ishte apo jo gazetar « Jezusi » i Drenices Baton Haxhiu?, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Për të mesuar me shume, mund te lexoni rrefimin interesant  te kolegut Nefail Maliqit postuar ne fb e tij:  
        Nga ky titull i ketij rrefimi, sigurisht ka ndokush qe do me shante, por ka ndoshta edhe ndonje që do te me lavdëronte, bile qata të redaksisë nga gazeta qe e udheheq, meqë marrin rroge😀
Pse asnje medium deri tash nuk e ka pyetur Batonin për hapat e parë te gazetarisë, se si u be gazetar apo kush e bëri? Mos valle ai ju ka thëne: “Allahile mos ma shtroni ket pyetje..?!” 😀
Atëhere, kolege te nderuar nese ate nuk e keni pyetur, po e zeme se me keni pyetur mua dhe ja po ju tregoj fill për pe nje rrefim interesant qe po e them per here te pare publikisht, meq jemi ne prag te Dites Nderkombëtare te gazetarave, temë kjo intersante që i shkon aktualitetit…
Ishte viti 1987 kur isha studente ne Universitetin e Prishtines.. Atëbote si studente edhe pse i ri, paralel punoja edhe si gazetar-bashkepunëtor ne gazeten e studenteve Bota e Re.. Ju kujtohet faqja e pare e kesaj gazete, kur minatoret ishin mbyllen ne zgafelle, kurse ne publikuam tre karriga mbrapsht ne faqen e pare (Stipe Shuvar, Ali Shukria dhe Rrahman Morina) .. Nejse kjo ishte nje histori tjeter, veq desha te tregoj se ciles gjenerate i takoja…
I kthehemi temes.. Ne ate kohe vec në Bota e Re, paralel punoja edhe per Rilindjen si korrespendent nga Presheva, por isha i angazhuar edhe ne rubriken “Prishtina dje, sot, neser” faqe kjo qe mbahej nga redaktoret Esad Dujaka dhe Shefqet Rexhepi.
Ne mbledhjet ditore ne gazete njeri nga redaktorër e Rilindjes Esad Dujaka apo Shefqet Rexhepi (tybe nuk me kutjohet cili) mu drejtuar: Ti Nefail shko bere nje interviste me nje vajze, ishte shume zonja, me emrin Ariana Haxhiu e cila kishte zene vendin e pare ne Jugosllavi ne garat e shahut ne Bella-Crkv, nje qytet ne Serbi. Redaktori ma dha numrin e telefonit te saj ne shtepi. I telefonova Arianës, kur i thash se jam gazetar e kuptoi pse kisha thirrur. Ajo propozoi qe te shkoja ne shtepi.
Aty me priti me kafe Ariana Haxhiu me prinderit… Pasi e bera intervisten, tuj pi kafe, aty u paraqit nje djale i ri, floke verdhe kaqurrel me faqet butac. U prezentua: Quhem Baton Haxhiu jam studet i vitit te pare nje mjekesi.
Tuj bisedu ai nderhyri me fjalet: Zoteri gazetar shume e dua profesionin e juaj si gazetar, pash familjen si mund te behem si ju?
Ju pergjigja shkurt: Shume thjesht djalosh. Duhet me dijte me shkru, me pas talent, vullnet dhe me dijte nje gjuhe te huaj..
Ai papritmas u përgjigj: Po e di serbishten, po edhe me shkru mesohem ndoshta dalngadal…
Aty plasi gazi dhe une, duke e pare entuaziasmin dhe deshirene tij, propozova që neser te dalin te redaksia e Bota e Re (te barakat) ne Qendren studenteve e mes te konvikteve.
Ai doli dhe e futa ne redaksi, ne mbledhen ditore (analizen e numrit) qe benim cdo dite nga ora 10-te. E njoftova me koleget. Aty ishte Bardh Hamzaj (kryredaktor, tashme i ndjeri) Fadil Demaku, Fitnete Tuda, Vehbi Bajrami, Bajrush Morina, Faruk Tasholli, Emin Azemi, Liri Loshi, Halil Matoshi, Hazir Reka etj..
Aty, kryeredaktori Bardhi mua me propozoi, me angazhoi me dy tema, bisede me Ibrahim Rugoven qe ishte si profesor ne Universitet dhe per ta ndjekur Seminarin e gjuhen shqipe qe mbahej atebote ne Prizren. Kurse Batonit i propozoi, sa me kujtohet po ashtu dy tema, nje për Siden (meqe ishte ne mjekesi) si dhe per bashkejetesen «vëllazerin bashkimin».
Dhe qe nga ajo dite nisi te merret me gazetari… dhe me pas lidhi kontaktet e para me koleget e “Novi Svetit” (qe drejtohej nga serbi Simic)
Keshtu ka qene historia e hapave te pare te gazetarise te Baton Haxhiut, qe mund te pyesni edhe ate, sigurisht e mban mend meqe eshte me i ri se une nja 2-3 vjet. Kur mua me kujtohet, pse jo atij…
Tash, nëse une e paskam bere gazetar Baton Haxiun sigurisht dikush me shan apo ndoshta edhe me lavdëron, sdi… Kete histori te Baton Haxhiut, se kur nisi te merret gazetari e tregova, jo aq per te me falenderuar, por per te treguar, poqese e fyeni, mos e shani njerin se ai ska faj 🤣…Sidoqofte, nuk ehste keq, mire kemi ecur..Ai mbet atje gazetar multientik e une ketu ne Gjenevën nderkombëtare!..

Derniers articles

Policia zvicerane shpjegon pse po arreston këngëtarët serbë dhe shqiptare në disa klube të natës

Bernë, 18 prill -Policia zvicerane para nje jave arrestoi nje kengetare serbe, kurse sot disa këngëtarë shqiptarë. Ne mbfrmejen e policia kontrolloi gjithsej 13...

Amerika bllokon anëtarësimit të Palestinës në OKB. Zvicra neutrale, abstenoi

New York, 18 prill -Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar që do të kishte pranuar Palestinën në anëtarësimin e...

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...