22.3 C
Berne
dimanche 1/10/2023

Ne Zvicer, promovohet libri « Muhamedi a.s Profeti islam” i autorit prof. Vehbi Ismailit

Regensdorf, 28 maj -Komuniteti Shqiptar në Zvicër të shtunën në mbrëmje ne Xhamine Shqiptare në Regensdorf ishin te nderuar te marrin pjese ne promovimin e vepres madheshtire “Muhamedi a.s Profeti islam” (ribotim) te autorit te njohur Prof.Vehbi Ismaili (imam). Ne kete mbremje ku muaren pjese shume te rinj e te reja, folen edhe per shkollimin dhe edukimin e te rinjve duke qendruar larg dukurive te keqia (droga, alkooli, prostitucioni..) per te qene shembull integrimi ne Zvicer, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sdo mend, që çdo detaj më i vogël ishte planifikuar dhe realizuar me sukses, si pasojë e një kohezioni ndërmjet Komunitetit Shqiptar në Zvicër, Drejtorisë për Veprimtari Botuese & Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame pranë Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, një mirëkuptim i mrekullueshëm midis grupeve të punës dhe unitet për projekte kapitale në të ardhmen në fushën e publicistikës në këtë periudhë të rëndësishme kohore, veçanërisht në fushën e konsolidimit dhe harmonizimit të veprimtarisë botuese shkencore nën udhëheqjen e njeriut të penës, Sabri ef.Bajgora, në njërën anë dhe stafin e Komunitetit Shqiptar në Zvicër në anën tjetër, si dr.Bashkim Aliu, dr.Besim Nuzi, kryetari i KMSHZ-së hfz.Mehas Alija dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në kumtesën e tij, drejtori i Qendrës për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri ef.Bajgora foli mbi rëndësinë dhe aspektin tematik të kësaj trajtese si në dimenzionin pedagogjik, historik dhe atë shkencor.

Në anën tjetër, drejtori për Veprimtari Botuese pran BIRK, Ramadan ef.Shkodra foli mbi veçoritë dalluese dhe karakteristikat kryesore të kësaj vepre shkencore si një vepër origjinale, autoktone dhe aktuale e shkruar në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar në SHBA, e autorit Imam Vehbi Ismailit dhe e promovuar përherë të parë në diasporë gjegjësisht në Zvicër.

Dr.Bashkim Aliu në kumtesën e tij në mënyrë të shkëlqyer prezentoi veprat autoriale, punimet shkencore si dhe përkthimet nga gjuhë të ndryshme të imamëve shqiptarë të Zvicrës, si dhe botimet nga Qendrat Islame Shqiptare të Zvicrës që me kontributet e tyre kanë mbështetur financimin dhe botimin e tyre.

Nisur nga ajo që nënvizoi dr.Bashkim Aliu, në këtë periudhë 20 vjeçare nga imamët shqiptarë janë shkruar si vepra autoriale mbi 40 vepra shkencore, mbi 60 përkthime nga gjuha arabe, angleze, gjermane, turke dhe boshnjake, pa përmendur recenzionet të cilat janë mbi 40 recenzione nga gjuha arabe dhe gjuhë tjera në gjuhën shqipe.

Mes tjerash, Dr.Bashkim Aliu përmendi emrat e disa imamëve të cilët shquhen me veprimtaritë e tyre shkencore si autor, përkthyes dhe recenzent, si psh.. mr.Rejhan Neziri, mr.Bekim Alimi, mr.Ferid Zekiri, Enes ef.Koshi, mr.Nehat Ismaili …etj.

Nuk duhet harruar edhe rolin dhe kontributin e moderatorit dr.Besim Nuzi, i cili me shumë art dhe mjeshtri e moderoi këtë event shkencor.

Falënderimet janë padyshim edhe për kryetarin e KMSHZ-së, Hfz.Mehas Alija për kontributin e tij në realizimin e këtij eventi shkencor.

Dhe mbi të gjithë pa përjashtim, faleminderit për Imam Ferid Zekirin dhe Xhaminë e Regensdorfit , nikoqire e mrekullueshme e këtij eventi, faleminderit për iniciativën, për punën ekipore, për kreativitetin, për praninë e imamëve, stafin drejtues të xhamive, aktivistëve dhe femrave shqiptare në çdo kohë dhe në çdo event.

Derniers articles

Nese nuk na besoni neve…Atëherë lexoni dhe besoni mediave boterore. Ja se çfarë shkruan gazeta gjermane per Edi Ramen..

Berne, 1 tetor /Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasë Serbia që prej kohës së Nikolla Pashiq! FAZ:...

Mediat zvicerane: Vazhdon terrori nga manastiret serbe, dje ne Kosovë, sot ne Serbi…Një krijesë misterioze me hiram të zi në një manastir, që...

Berne, 1 tetor -Nje video  me rrjete sociale ka tmerrusr qytetaret ne Serbi, ku verejet nje krijese misterioze po shkaktob frikë dhe terror në Serbi,...

Kisha te Manastiri serbe ne Banjska dikur ishte xhami. Ja cili hoxhë shërbente aty!

Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e...

Mergimtaret ne Zvicer bënë homazhe për nder të heroit te sovranitetit, policit Afrim Bunjakut

Berne 30 shtator -Dje dhe sot edhe ne Zvicer gati ne gjitha kantonet dhe qendrat  ku veprojne institucionet e Republikes se Kosoves mergimtaret tane...

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...