15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Në Zvicër humb një grua shqiptare. Policia e kërkon gjithandej qe 10 ditë, por ende asgjë, për fatin e saj. Polizei: 041.248.81.17

Bernë, 18 qershor -U bënë dhjeteëditë që kur një nënë shqiptare nga Emmeni i Lucernit është zhdukur pa shenjë pa dokë. Familja e saj Veseli e brengosur shumë rastin e ka lajmrruar qe ne diten e pare te zhdukjes (7 qershor)  së saj dhe tashme ajo është në kërkim të vazhdueshëm nga policia kantonale dhe e vendit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te policise helvetike.

Fatbardhi (27) djali me i meshuar i saj rrefen se  » në mëngjesin e 7 qershorit i kishte shkruar një mesazh në whatsapp. Pasi nëna nuk ia kishte kthyer përgjigjen, ai kishtez filluar te dyshonte. Kosovarja vendase, e cila iku nga qyteti i saj i lindjes Gjilan në Zvicër në 1999 për shkak të luftës në Kosovë, raportohet nga polcia kantonale (LU) e zhdukur due ekruiart ndihme nga qytetaret per cdo rast te njftojne ne ket numer Tel. 041.248.81.17

Fëmijët e kerkojnë: Nanë të lutem kthenu! 

“Menjëherë u brengosa se diçka nuk ishte në rregull. Mendova se ajo ende po flinte. Dy-tri orë më vonë, më thërriti babai. Ai më tha që të vija sa më shpejt në shtëpi se diçka nuk ishte në rregull. Pra, shkova në shtëpi te prindërit e mi, pasi unë nuk jetoj aty. Mendova se diçka mund të ketë ndodhur, se mund ta ketë humbur vetëdijen. Më pas e pranova një mesazh se ajo nuk ishte aty” ka thne i biri i saj Ftabardhi për “20 Minuten“

Për rastin ne fjale pos polcise edhe emdiat zvcerane jane mobiluzuar. « Familja e Lucernit është në kërkim të dëshpëruar të Alije Veseli: « Mami, të lutem kthehu! », ehste yk ttoulli i njeres nga gazetat e ketushme (« Luzerner Familie sucht verzweifelt nach Alije Veseli: «Mama, bitte komm zurück!« ),  transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Në momentin e parë, djali kishte menduar se e ëma e tij thjesht kishte dal jashtë për t`u shëtitur brigjeve të lumit Emme. Pasi u bë e qartë se e ëma e tij nuk e kishte marr as celularin, portofolin e as çantën e dorës, familjes iu shtuan brengat edhe më shumë. “Po mundohemi të bashkëpunojmë të gjithë së bashku. U kemi shkruar gjithë të afërmve që të na ndihmojnë. Deri më tani kemi realizuar dy aksione të kërkimit me 80 deri 100 persona. Gjithkund që dyshonim, kërkonim pas saj. Për fat të keq, nuk korrëm ndonjë sukses”, ka pohuar Fatbradhi.

Ai mendon se ndoshta nënë së tij i është dobësuar memoria dhe për këtë arsye nuk mund ta gjej shtëpinë. Kohëve të fundit, shqiptaren 51-vjeçare e kishin pllakosur kokë dhimbje të forta. Mendoj se asaj dite ajo ka përjetuar një black-out dhe ka dal jashtë shtëpie. Me siguri se ajo nuk është e vetëdijshme se çka është duke bërë personalisht. Po mund ta paramendoj. Ne në familje nuk kemi probleme apo diçka të ngjashme”.

Tani familja është duke shpresuar se ndokush do të mund ta njohë shqiptaren e zhdukur dhe do t`i ndihmojë të kthehet te familja e saj.

“Ata që janë në lëvizje, nëpër trena apo nëpër rrugë. Gjithkund në Zvicër. Po që se keni ndjenjën se diçka nuk është në rregull, se ndoshta mund të jetë ajo, ju lutem që ta informoni policinë apo neve. Në mënyrë që të kemi informatë se ku mund të kërkojmë, pasi nuk kemi ndonjë sukses, nuk dimë asgjë, nuk kemi informata”, përfundon Fatbardhe Veseli.

Disa informata nga popullata kanë arritur në Policinë Kantonale të Lucernit, por pa sukses. Policia kantole permes nje nurmi kujdestar te policise (041.248.81.17) ka kekruar qytearet për bashkepunim duke kërkuar ndihmë per ta gjetur ket nene shqiptare.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...