12.5 C
Berne
mardi 21/05/2024

Në Preshevë u mbajt Konferenca « Ekonomia shpëton Luginën.. » Premtuan rimëkëmbjen e ekonomisë në Luginën e Preshevës

Preshevë, 28-29 korrik -Në kryeqytetin e Kosovës Lindore në Presheve, për dy dite rresht u mbajt Konferenca Ekonomike me moton « Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës » organizuar nga Unioni i Afaristëve « Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoci », ku muaren pjesë mbi 300 përfaqesuesë të bizneseve nga mbare viset tona ne ballkan, nga Qevria e Kosovës, ato diplomatike (ambasada shqiptare ne Beograd), ata nga OSBE si dhe nga diapsora shqiptare, njofton korrespondeti i tv kombëtar ATV që ndoqi konfrencen ekonomie në Preshevë. Forumin ekonomik ne Presheve e ndoqi edhe gazeta zvicerane Le Canton27.ch për shkak pranise se madhe te përfaqesuesve te shoqatave dhe biznesmerneve shqiptare në Zvicër.
Mysafiret në Kosovën Lindore, para konferences viziten e parë e nisën tek busti i Skenderbeut ne Preshevë!
Kjo konferencë dy ditore, kishte për qëllim krijimin dhe promovimin e rrjetit të prodhuesve vendorë me ata ndërkombëtarë si dhe sensibilizimin e gjendjes ekonomike në Luginën e Preshevës.
Mysafirët nga Prishtina, Tirana, Shkupi, Potgorica dhe Diapora para konferences viziten e parë e nisën tek busti i Skenderbeut ne Preshevë! Pastaj mysafireve te pranishem ne konfrence mbajtur ne Shtepine e Kultures « Abdullah Krashnica » ne drejtimin e mdoratores Ardita Behlulit, duke i pershëdetur dhe uruar mireseardhje ju drejtua z. Xhelal Memeti, kryetar i UAV për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.. Ai fillimisht i dha nje retrospektive situates ekonomike dhe tregtare si dhe te bizneseve ne Presheve dhe Luginë, sipas te cilit shqiptaret e ketyre viseve ne Jug te Serbise jane me te varfur ne Evropë cka dxeshmon edhe eksodi i tyre i madh drtejt Zvcrwes dhe vendeve tjera te BE-së,  për shkak polikave diskrminiuese te regjimit te Beopgradit, jo vetem ne sferat kombëtare, por edhe ne adminstrate, ekonomi dhe zhvillim, prandaj je sot ne jemi tubuar ne kete konferecne per te bisaduzar dhe mundesit per ta quar perprapa ekonomine dhe bzinesit ne mjedisin tone si prevetnive e shpernguljes se qytetareve tanë.
Të ftuar në ketë evenment ekonomik dhe biznesi ishin pos përfaqesues nga ministrit e Qeverise se Kosovës ishin prezent edhe drejktues të rrjetetve të bizneseve të shqiptarëve, ato vendore dhe nga diaspora si dhe Odat Ekonomike nga vendet e rajonit.
« Ate qe nuk po e ben politika ne Preshevë, po e ben biznesi bashke me diasporen dhe qeverine e Kosovës. Ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme dhe të përparuar është një proces i gjatë dhe me plot sfida, por me përkushtim dhe frymë bashkëpunimi, do të bëjmë maksimumin në jetësimin e ndryshimeve të duhura. » ka thenë nder tjera zëdhensja e Qeverise se Republike së Kosovës ne Kosovën Lindore znj.Ardita Sinani, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqësues ishin zëvendësministri i MBPZhR-së, Imri Demelezi dhe këshilltarja politike e kryeministrit për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani. Ata u shprehën se Qeveria do të vazhdojë përkrahjen e fuqishme për përparimin social dhe ekonomik të Luginës së Preshevës. Jemi të vendosur të krijojmë kushte të favorshme për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve shoqërore si dhe kontribuimin në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Këtë e kemi dëshmuar edhe përmes iniciativave dhe mbështetjes së ofruar në vazhdimësi për Luginën e Preshevës.
Folesit e kesja konfrecne duke perehsndetur organizaotret thane se ky forum ekonomik ne Presheve e apre  ketij lloji ngalli jeten dhe shpersen ne Luginen e Presheves duke deshmuar se shqiptaret e Lugines nuk jane te vetëm!
Në qershor të vitit 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës, është solidarizuar me një fond modest për Luginën, për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në atë vit.
Në tetor të vitit 2022, kemi nënshkruar Memorandum mirëkuptimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar për përkrahjen financiare me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Nisur nga ky vizion, puna do të vijojë ngushtësisht me komunitetin lokal dhe me të gjithë akterët e interesuar për të arritur qëllimet tona të përbashkëta. Ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme dhe të përparuar është një proces i gjatë dhe me plot sfida, por me përkushtim dhe frymë bashkëpunimi, do të bëjmë maksimumin në jetësimin e ndryshimeve të duhura.
Ne kete evenement ekonomi dhe te biznesit mori pjese edhe Enver Idrizi, kampion i karatsë ne bote. Ne flajilim e tij z.Idrizi nder tjera tha se « Presheva eshte zemra e shqiptarisë, prandaj edhe duhet ndihmuar ekonomine dhe zhvllimin e këtyre viseve jo si borxh per ate cfare bene për formimin e shtetit te Kosovës, por domosdoshmëri kombëtare dhe per te ndalur eksodin e shqiptareve nga vatrat e tyre shekullore… »
Gazetari nga Gjeneva:  Te ndihmohen mediat ne Luginen e Preshevës, për t’mos rene ne shërbim te sponsoreve te dyshmt nga Serbia dhe Rusia si disa ne Kosovë dhe Shqiperi!..
Nuk do së permenduri vetem disa mysafire dhe foles te cilet zgjuan interesim për t’i kontribuar zhvillimit ekonomik, tregtar ne gjitha fushat e biznesit ne Luginen e Presheves si: Lazim Destani (filantrop, humansit dhe biznesmen nderkombëtar, Ardita Sinani, Këshilltare Kryeministrit – RKS, Lirim Ujka (Sekretar i pare nga ambasada shqiptare ne Beograd), Antonios Balasks, OSBE, Imri Demelezi (Zv. Minister Bujqsisë RK) ​​​​Merita Sherifi (​​​Këshilltare Politike Zv Kryeministrit), Agim Shahini nga AKB, Yll Blakaj (Kryetar i Albanian Global Diaspora Business Network – Österreich), Kryetar i Florim Useini, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore,  ​përfaqesues nga zyra e Kosovës në Beograd, pastaj ​Adnan Imeri dhe Skender Destani nga FHKL në Zvicër, Enver Idrizi kampion boteror i karatesë, biznesmenet dhe mysafiret special nga Shqiperia Dod Doçi (oligark dhe biznemen nderkombëtar, njeherit kryetar i kompanise gjigante Lura dhe drejtor gjeneral i Hotelit Mövenpick, nje otel me moidern ne Sqhiperi, sipas standardeve zvicerane dhe evropiane ne gjirin e Lalez-Durres) dhe Kujtim Dervishi  (Krytear i Shqoqatve dhe restauranatve turistke ne Shqiperi), Sami Mustafa, nga Kumanova patron e kompanise gjigante « Ambrella » ne Zvcer dhe ballkan (President bei Ambrella Swiss Bau) etj…
Gazetari yne i njohur nderkombëtar Nefail Maliqi qe bashkepunoi per mediat me te njohur kombëtare, zvicerane dhe boterore (TV Shkupi, BBC, Deutsche Welle, Bota Sot, Presheva Jone, Tribune de Genève, Top Cahnnel, The Genevas Post…) qe sot drejton gazetën zvicerane Le Canton27.ch ne fjalimin e tij u perqëndrua ne lirine e mediave, ne kete rast diskriminimn e tyre ne Lugine e Preshevës dhe financimin e dyshmtë te disa mediave shqiptare ne ballkan. Sipas z.Maliqi « mediat ne Luginen e Presheves punjne ne kushte te veshtira qe shume pak kane perkrahje nga vednet tona, sidomos nga Shiperia  e hiq e me hiq nga Serbia. Për t’mos renë në kurthewn te sponzoreve te dyshimite dhe te propagandes sllave do ishte mire qe keto media edhe pse te pakta te ndihmone disi jo vetm nga biznesmenet shqiptare ne bote, por edhe nga Tirana dhe Prishtina ne kushtetutn e te cilave vende thuhet qarte se jane te obliguar te ndihmojne shqiptaret, ne kete rast dhe mediat,  jashta vendit… »
« Siq e dini Kremlini pas ofanzives ruse ne Ukraine, për mediat ne ballkan ndau rreth 30 milione euro, qe disa media fatkeqesish ne Kosovë dhe Shqiperi nga keto mjete jane financuar, për cka flet me se miri statata e brisht dhe destabile ne Kosovë, sidomos ajo në Veri. Nese Serbia dhe Rusia fiancojne mediat ne Kosove per destabilizuar rajonin, atehere pse Tirana dhe Prishtina t’mos financojne mediat për te stabilizuar dhe për t’i kontribuar paqes ne rajon?!.. »  ka thëne ne fund publicisti dhe gazetar ynë i njohur qe 20 vite ne Kombet e Bashkuara ne Gjenevë.
Dje dhe sot, ishte Konferenca Ekonomike e Preshevës ajo që në Luginë i bëri bashkë shumë subjekte ekonomike dhe perfaqeuses te buznesve nga mabre tokat shqiptare. Nën organizimin e Unionit të Afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, në këtë aktivitet dy-ditësh morën pjesë përfaqësues nga Qveria e Kosovës, pastaj nga ambasada shqiuptare ne Beogrda, ato të Odave Ekonomike të rajonit si Dhoma e Biznesit të Diasporës, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Aleanca Kosovare e Bizneseve, drejtues të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga Zvicra, Gjermania e Austria, si dhe përfaqësues të shumë kompanive vendore nga Presheva dhe mbare Lugina .
Nën moton ‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës’, në këtë konferencë u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin ekonomik të Luginës, ndërsa në fokus ishte promovimi i produkteve të këtushme dhe krijimi i një rrjeti që t’i lidhë prodhuesit vendorë me ata ndërkombëtarë.
Me përfundimin e Konferencës, agjenda vazhdoi me vizitat e realizuara në një varg kompanishë të rajonit të Luginës. Për afaristët e ardhur nga viset tjera e nga diaspora këto vizita ishin një mundësi e mirë për t’u njohur nga afër me llojshmërinë e produkteve të këtushme si dhe për t’i parë mundësitë e gjetjes së tregjeve të reja për t’i ofruar ato.
Ne fund te kesaj konfrence dyditore me temën ‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës » pjesemasrrsit e konfrences paten rastin te vizotjne dhe njiohen me punen e opmapnive me te njohzr ne Luginene Preshves, duke e nisur me « Valoni Petrol »  pastaj tek « Bici Komerc », « Vijator », « Majanca », Restaurantin « Rozafa » etj…Mysafirte nga Tirana, Prishtina dhe Tetova naten e kaluan ne hotelin me luksoz në Lugine – « Valoni Petrol »
Fjala përshëndetëse e filantropit, humanistit dhe buznesmenit nderkombëtar Lazim Destanit në Konferencë ekonomike ne Preshevë:
Jam i lumtur që ndodhem sot këtu në Preshevë për të marrë pjesë e për të kontribuar në këtë Konferencë Ekonomike të organizuar nga UNIONI I AFARISTËVE VIZIONI – PRESHEVË, MEDVEGJË, BUJANOC.
Kam marrë pjesë në shumë Konferenca Ekonomike të nivelit kombëtar apo ndërkombëtar por pjesëmarrja në këtë Konferencë është po aq e veçantë sa dhe vetë motoja e kësaj Konference: “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”!
Kam përshtypjen se në Luginën e Preshevës kjo është Konferenca e parë ekonomike e këtyre përmasave, me pjesëmarrje të gjerë të Odave dhe subjekteve ekonomike si dhe bizneseve nga të gjitha trojet tona e nga diaspora.
Me këtë rast, për iniciativën dhe organizimin e kësaj Konference dua ta përgëzoj Kryesinë e Unionit të Afaristëve Vizioni dhe në veçanti Kryetarin Xhelal Memeti.
Kjo pjesëmarrje e gjerë patjetër që ofron mundësi të mëdha bashkëpunimi mes kompanive tona ku gjithsesi edhe Odat Ekonomike kanë rol shumë të madh me mbështetjen dhe lehtësirat që u ofrojnë kompanive, si për bashkëpunim ashtu dhe për investime potenciale.
Lugina e Preshevës kërkon dhe meriton të ketë vëmendjen e klasës së biznesit. Investimet këtu le t’i konsiderojmë edhe si obligim tonin për ta mbështetur popullatën e këtushme. Kontributi ynë për zhvillimin ekonomik të kësaj ane është i pazëvendësueshëm dhe me rol jetik për zhvillimin e përgjithshëm të Luginës.
Gjithashtu, faktorit politik të Luginës së Preshevës si dhe institucioneve vendore këtu, do t’u bëja thirrje për unitet e për veprime mbështetëse për bizneset e për investime të reja.
Zonat e Lira Ekonomike për shembull luajnë rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, andaj drejtuesit e komunave të Luginës mbase mund të bëjnë përpjekje për ndonjë të tillë. Këto zona ofrojnë mundësi të shkëlqyera për investitorët dhe sidomos për Investime të Huaja Direkte dhe këto janë investime që paraqesin segment tejet të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi. Për ta përfunduar, dëshiroj më të mirën për Luginën e Preshevës, dhe Konferencës i uroj punime të mbara dhe shumë suksese!

Derniers articles