5.1 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Në Hagë ka nisur procesi gjyqesor kunder Thacit, Veselit dhe te tjereve

Hagë, 3 prill -Më 3 prill te ketij viti në Dhomat e Specializuara të Kosovës ne Hage ka filluar gjykimi kundër zotit Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK). njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila po shpalos aktakuzën kundër katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në procesin gjyqësor të filluar sot, ka përsëritur pretendimet e saj për “Ndëmarrje Kriminale të Përbashkët”, një term ky që sipas pikës 35 të aktakuzës përfshin pothuajse tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


 

Me gjithë përpjekjet e Prokurorisë së Specializuar për të thënë se ky proces është ndaj individëve dhe jo ndaj UÇK-së, ajo demantohet me pikën 35 të aktakuzës – e cila i portretizon si anëtarë të “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët” pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së – nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët dhe Zëvendëskomandantët e Zonave, të Brigadave, të Njësiteve, e deri te ushtarët më të thjeshtë dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së

Procesi gjyqësor i nisur sot në në Hagë ka prapa vetes dy vjet e gjysmë zvarritjeje e shkelje nga Specialja – e cila është kritikuar sidomos për tentim të shmangies nga baza juridike e funksionimit të saj, për fshehje të provave shfajësuese, për redaktime të shumta, si dhe për bashkëpunim me Serbinë – pasi nga ajo ka pranuar mijëra dosje që synon t’i përdorë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për çfarë akuzohen ish-komandantët e UÇK-së?

Sipas aktakuzës së Gjykatës Speciale, krimet ku pretendohet të jenë përfshirë edhe ish-krerët e UÇK mendohet se janë kryer në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë, në Kukës dhe Cahan. Autorët e këtyre krimeve thuhet të jenë pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa viktima ishin qindra civilë dhe njerëz që nuk donin të merrnin pjesë aktive në luftime.

« Grupi i viktimave përfshin njerëz që shiheshin si kundërshtarë nga UÇK-ja dhe më vonë nga qeveria tranzitore e Kosovës, duke përfshirë serbët, romët dhe katolikët – njerëz të cilët dyshoheshin se kishin bashkëpunuar me autoritetet serbe ose ishin në kontakt me serbët”, thuhet në aktakuzë.

Sipas Dhomës së Posaçme, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbajnë përgjegjësi personale penale për krimet e përshkruara në aktakuzë. Të akuzuarit i kanë mohur në paraqitjet e deritanishme të gjitha këto pohime të prokurorisë.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të « organizatës së përbashkët kriminale » për ndjekjen e « qëllimit të përbashkët për të fituar kontrollin e plotë të Kosovës me çdo mjet të nevojshëm », kanë bërë këto krime midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Në aktakuzë po ashtu thuhet se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi personalisht kanë marrë pjesë në kërcënime, marrje në pyetje, keqpërdorime dhe arrestime të kundërshtarëve. Prokurorët thanë se ata kanë siguruar dhe do të paraqesin gjatë procesit të gjykimit rreth 56.000 dokumente, të cilat ia kanë dorëzuar edhe mbrojtjes. Tre javë më parë u publikuan për herë të parë emrat e disa prej viktimave që besohet se janë vrarë apo rrëmbyer me forcë dhe për të cilët akuzohen Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi

Argumentimet e palës mbrojtëse?

Avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së, i mohojnë të gjitha akuzat, duke argumentuar se « UÇK nuk do të kishte marrë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare » po të kishte qëllime kriminale, siç pretendon prokuroria,.

« Vendimi i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për ta konsideruar UÇK-në organizatë kriminale do të thotë se mbështetja ndërkombëtare që UÇK-ja ka marrë nga partnerët e saj si SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania do të ishte përkrahëse e një plani kriminal të sulmeve sistematike në shkallë të gjerë kundër një popullate civile. Kjo definitivisht nuk ishte kështu! Nuk kishte plan të përbashkët kriminal nga UÇK-ja. Ndryshe, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta kishte mbështetur kurrë këtë », thuhet në një deklaratë nga mbrojtësit e Thaçit. Ata besojnë se aktakuza bazohet në një keqlexim të fragmentuar dhe selektiv të incidenteve.

Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, i cili ka shkuar vullnetarisht në Hagë nga posti i presidentit të vendit, ka njoftuar se do të thërrasë si dëshmitarë figura të njohura politike ndërkombëtare, duke përfshirë Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner, Daan Everts, Michael Durkee, Jock Covey dhe Steve Bennett. « Dëshmitarët gjatë periudhës në fjalë të mbuluar nga aktakuza ishin diplomatë të lartë ndërkombëtarë, zyrtarë të lartë të NATO-s, OSBE-së, OKB-së dhe UNMIK-ut si dhe Misionit Verifikues të Kosovës. Ata të gjithë kanë pasur kontakte dhe bisedime të shpeshta me Hashim Thaçin në kohën për të cilën pretendohet se janë bërë krime. Ata kishin takime dhe bisedime me Thaçin edhe në nivel personal”, thuhet në deklaratën e mbrojtjes.

Nga mbrojtësit gjatë procesit përgatitor janë dëgjuar edhe ankesa se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë argument për trafikim organesh të serbëve, që ishte edhe një nga argumentet për themelimin e Gjykatës. Kjo Gjykatë është themeluar pas pohimeve në raportin e ish-eurodeputetit nga Zvicra Dick Marty, se pjesëtarët e UÇK dhe krerët e ish-UÇK janë të përfshirë në trafikim organesh të serbëve. Në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nuk ka asnjë akuzë për trafikim organesh. Ndërsa Dick Marty vitin e kaluar pohonte se « është i rrezikuar nga vrasja e mundshme e shërbimeve serbe ».

 

Derniers articles

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët...

Freedom House : Qeveria Kurti ka ndërmarrë një mori reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar te trashur qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon...

3 thousand Albanians live in the Arab Emirates / Investigation: Dubai, the place of contradictions, « houses » VIP businessmen, but also over 500 Albanian escorts

Bern, 22 avril -Dubai is the most popular city of the United Arab Emirates, located in the southeast of the Persian Gulf. But how...

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...